Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi në Elbasan? Artan Hoxha rrëfen detajet e arrestimeve

2019/06/14 at 10:42 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja, Hoxha: Drejtori i shërbimit sekret grek erdhi në Shqipëri dhe…

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur në lidhje me arrestimet e ndodhura ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.


Mes të arrestuarve nga operacioni i koduar “Krasta” është dhe Florenc Çapja, i cili akuzohet për një krim të ndodhur në vitin 2006.

Gazetari Hoxha shprehu habi se si ka mundësi që në një masë kontrollesh kaq masive në banesa dhe biznese të dy fiseve kundërshtare Çapja – Çela, u sekuestruan një numër i vogël armatimesh, ndërkohë që më shumë pati persona të shoqëruar sesa të arrestuar.

Hoxha shprehet në “Report TV”, se ky operacion mund të ketë pasur dekonspirim, por sipas tij, ky aksion “është një mesazh pozitiv për qytetarët dhe mesazh i fortë kundër krimit”.

Hoxha deklaroi se me të arrestuarve është edhe Bledar Muça, i cili ka kundërshtuar forcat RENEA.

“Forcat speciale dhe FNSH të dërguara nga Tirana kanë bastisur të gjithë zonën ku operojnë kryesisht klani Çapja, kanë kapur disa persona, kanë shoqëruar shumë më tepër sesa kanë kapur. Bledar Muça është ndaluar për shkak të kundërshtimit që i ka bërë forcave të policisë, e ka shoqëruar RENEA. Të kontrollosh një numër kaq të madh banesash dhe numri i armëve që janë kapur është shumë i vogël. Që do të thotë që diçka ka punuar aty brenda…Kemi të bëjmë me grupe që kanë mbi dy dekada në aktivitet. Janë kontrolluar edhe bizneset e krahut tjetër, sepse ka dalë edhe një episod i vitit 2013 ku është i përfshirë Suel Çela“, tha Hoxha.

Më 3 Shkurt të vitit 2016 Bledar Muça dhe Florenc Çapja, i shpëtuan një atentati, ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Po ashtu, ata kanë qenë të dyshuar edhe për disa ngjarje kriminale të ndodhura në këtë qytet, gjatë viteve të fundit.

Artan Hoxha, ka rikthyer në vëmendje dhe vrasjen e Gentjan Bqirit, ngjarje kjo ë ndodhur në vitin 2012. Edhe kjo ngjarje u zbardh nga hetimet, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.

Gazetari tha se qyteti i Elbasanit është vendi i cili ka numrin më të madh të policëve të vrarë.

Ndërsa, Florenc Çapja u arrestua për tentativën e vrasjes në 2006-ën të Fadil Memës, ish-polic, i cili më pas u ekzekutua në Itali.

“Vrasja e vitit 2012 kur u vra Gentjan Beqiri dhe babai i tij ndërsa ishin në arrest shtëpiak me mbrojtjen e policisë. Në 2016-ën Gentjan Beqirin i kanë ekzekutuar edhe vëllain. Po zbërtheve të parën atje zbërthen gjithë ngjarjet. Është qyteti që ka numrin më të madh të vrasjes së policëve. Uroj që ky të jetë fillimi dhe jo fundit, se Elbasani ka nevojë të vë drejtësi për kaq shumë njerëz të vrarë, dhe njerëz që kanë ikur nga Elbasani për t’i shpëtuar këtyre njerëzve”, theksoi Artan Hoxha.

Ditën e sotme u godit po ashtu dhe një rast korrupsioni në Autoritetin e Medias Audiovize në Shqipëri. Në lidhje me këtë rast, Hoxha u shpreh se ndaj tyre nuk duhet të merret masa arrest me burg, por granci pasurore.

“Ata kanë ndikuar në dhënien e licencave për televizione kabllorë në Elbasan, në lidhje me këtë grup. Shqipëria duhet të ketë një politikë penale, që nëse ekziston mundësia t’i kërkosh atyre garanci pasurore, jo arrestim. Organi i hetimit aty, duhet të paktën pjesën e masave të sigurisë ekstreme ta shmangë sepse janë njerëz që nuk kanë mundësi të dëmtojnë provat dhe nuk do t’i shmangeshin hetimit. AMA është një institucion i rëndësishëm”, tha gazetari Hoxha.

7 persona u arrestuan për korrupsionin në AMA, mes të cilëve dy gazetarë, ndërsa një u shpall në kërkim./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Para
Bushati: Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, gabim i BE

Bushati: Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, gabim i BE

Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi 15 Qershor 2019

Parashikimi i motit/ Si do të luhaten temperaturat sot në të gjithë vendin

Moti për ditën e sotme, 15 Qershor 2019
















TE FUNDIT

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com