Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi me monarkinë e Rumanisë?

2018/10/28 at 3:17 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodhi me monarkinë e Rumanisë?

Anëtarët e saj mund të kenë humbur rolet e tyre zyrtare, por familja mbretërore është ende e njohur për shumë rumunë.

Monarkia e Rumanisë ka qenë jofunksionale që nga viti 1947. Por familja mbretërore ende ruan veprimtaritë. Ajo organizon ballo në Kështjellën Peles. Kjo e fundit është një muze, por dikur ka qenë shtëpia e tyre. Dy vite më parë, 150 vjetori i dinastisë u festua me pompozitet të konsiderueshëm. Ushtarët bënin paradë me armë, një grup regjimental luante muzikë dhe aeroplanët lëshonin tym në qiell me ngjyrat e flamurit kombëtar. Shumë rumunë ende interesohen për çështjet mbretërore. Dhjetorin e kaluar dhjetëra mijëra u rreshtuan në rrugët e Bukureshtit për të parë funeralin spektakolar shtetëror të mbretit të fundit, Michael. Pjesëtarë të disa familjeve të huaja mbretërore morën pjesë.


Funerali i Mbretit Michael

Pas vdekjes së mbretit Michael, parlamenti diskutoi një projekt-ligj për t’i dhënë kryetarit të shtëpisë mbretërore të njëjtin status si ai i ish-kreut të shtetit. Gjithashtu, u luajt me idenë e një referendumi mbi rivendosjen e monarkisë. Një sondazh tregoi se rreth 70% e publikut dëshiron që çështja të vihet në një votim popullor. Megjithatë, kurrë nuk u ec përpara me të.

Caroli i I, Ferdinandi & Michael

Për shumë shekuj rumunët u sunduan nga princat lokalë. Ata gjithashtu u udhëhoqën nga perandoritë osmane, austro-hungareze dhe ruse. Në vitin 1881 parlamenti i ri i bashkuar i Rumanisë i kërkoi princit të qeverisë që të ishte mbreti i tij i parë modern. Princi ishte një gjerman me emrin Carol Hohenzollern-Sigmaringen. Pas vdekjes së Carolit të I të Rumanisë, nipi i tij Ferdinandi trashëgoi fronin. Dhe kur mbreti Ferdinand vdiq, nipi i tij pesëvjeçar, Michael, u bë mbret. Babai i disiplinuar i djalit, i cili më parë i kishte hequr dorë të drejtat e tij në fron, u kthye për të rimarrë kurorën në vitin 1930 si Mbreti Carol II. Por Caroli i II u detyrua përsëri të dilte nga vendi në vitin 1940.

Michael u bë mbret për herë të dytë, por u abdikua shtatë vjet më vonë nën presionin e komunistëve dhe kaloi katër dekadat e ardhshme në Zvicër. Ai u kthye pas rënies së regjimit Ceausescu, por kurrë nuk u rivendos si kreu i shtetit. Vajza e tij më e vjetër, Margareta, është “Kujdestarja e Kurorës Rumune” aktuale.

Protestuesi mban në dorë një pankartë që shkruan "Poshtë Komunizmi"

Shumë rumunë janë nostalgjikë për dinastinë mbretërore të tyre të shkurtër. Në funeralin e Mbretit Michael, britmat “poshtë komunizmi” aluduan në kundërshtimin e mbretit të komunizmit në vitet 1940. Përhapja e mbështetjes për mbretërorët mund të jetë e lidhur me zhgënjimin në rritje në skandalet e korrupsionit që përmbysin politikën rumune. Në vitin 2017, pasi social-demokratët e sapozgjedhur deshën të dekriminalizojnë disa veprime korrupsioni nga zyrtarët, rumunët u përgjigjën me protestat më të mëdha që nga revolucioni antikomunist i vitit 1989. Këtë verë demonstratat u kthyen mbi paga të ulëta dhe korrupsion të ngulitur. Aleanca Kombëtare për Rivendosjen e Monarkisë, një organizatë rinore, me optimizëm përdor sloganin “monarkia do të shpëtojë Rumaninë”.

Vetë familja mbretërore, duket se nuk ka ndërmend të luajë rol kyç në ringjalljen e mbretërisë

Pjesa më e madhe e mbulimit mediatik nga ana e tyre fokusohet te grindjet për trashëgiminë. Në fakt, ka arsye për t’u grindur. Froni mund të jetë jofunksional, por pasuria e familjes mbretërore vlerësohet të jetë 65 milion euro, duke përfshirë 4 kështjella dhe 20,000 hektarë pyje. Në vitin 2015, Michael i mohoi Nicholas Medforth-Mills, titullin e tij dhe të drejtat dinastike. Ky i fundit është djali i vajzës së tij të dytë. Arsyeja është dyshimi i lindjes së një fëmije jashtë martese (ai e mohon këtë).

Princ Paul i Rumanisë

I vetëquajturi Princ Pauli i Rumanisë ka provuar vazhdimisht ta hedhë Michael në gjyq. Ai kërkon të drejtat e tij si nipi i Carolit të II nga një martesë morganatike. Martesa morganatike është martesa më një grua me gradë më të ulët shoqërore, duke parandaluar kalimin e titullit.

Në vitin 2011, tabloidët në Rumani dhe Britani ndanë spekulime se Charles, Princi i Uellsit, mund të bëhej mbret. Kjo falë paraardhësve të përbashkët me Vlad Impaler (frymëzimi për Drakula të Bram Stoker). Duket se kërkuesit e titullit mbretëror të sotëm nuk mund ta marrin detyrën e qeverisjes./ Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

Etiketa: familja mbreterorerumani


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Rregullat e veshjes që duhet të ndiqen kur je nuse në familjen mbretërore

Rregullat e veshjes që duhet të ndiqen kur je nuse në familjen mbretërore

“Ishte si luftë” banorët tregojnë terrorin që përjetuan nga breshëritë

"Ishte si luftë" banorët tregojnë terrorin që përjetuan nga breshëritë

Këngëtarja shqiptare “shndërrohet” në një mashkull të famshëm

Këngëtarja shqiptare "shndërrohet" në një mashkull të famshëm
















TE FUNDIT

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com