Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi kur një student mysliman shkoi në Kembrixh më 1816

2016/11/30 at 5:46 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë ndodhi kur një student mysliman shkoi në Kembrixh më 1816

Nga Nile Green (BIRN)


Dyqind vjet më parë, mbërritën në Londër. Ata qenë grupi i parë i myslimanëve që studioi në Europë. Të dërguar nga Princi i Kurorës së Iranit, misioni i tyre qe që të vëzhgonin shkencat e reja që po shfaqeshin bashkë me revolucionin industrial.

Ndërsa gjashtë të rinjtë myslimanë u strehuan në Londër në muajt e fundit të vitit 1815, ata qenë shumë të joshur nga lloji i ri i shoqërisë që gjetën. Turma burrash dhe grash që mblidheshin gjatë natës në “shtëpitë e spektaklit”, siç i quanin ata teatrot e qytetit. Londra qe duke gumëzhitur nga disfata finale e Napolonit në Vaterlo pak muaj më herët dhe shkencat e reja – ose ulum-i jadid – të cilat studentët kishin për detyrë t’i zbulonin, shfaqeshin gjithkund dhe para së gjithash te anijet me avull që transportonin pasagjerë përgjatë lumit Tejms.

Ndërsa javët u kthyen në muaj, të gjashtë të huajt filluan të kuptojnë përmasat e detyrës së tyre. Ata nuk kishin kualifikimet e nevojshme dhe nuk kishin kontakte mes grupit të vogël të akademikëve të asaj kohe: ata nuk dinin as anglisht. Në këtë kohë, nuk kishte fjalor Persisht – Anglisht për t’i ndihmuar.

Duke shpresuar se do të mësonin anglisht, pasi kishin menduar gabimisht se latinishtja qe ende gjuha kryesore e Europës për shkencën, aspirantët për studentë punësuan një klerik me emrin Reverend John Bisset. I diplomuar në Oksford, Bisset i foli atyre për dy vendet e lashta të të mësuarit në Angli. Kur dy nga studentët u pranuan si nxënës nga matematicieni Olinthus Gregory, lidhje të mëtejshme u krijuan me universitetet, për shkak se Gregory pati kaluar shumë kohë si shitës i suksesshëm librash në Kembrixh. Një plan u hartua për të prezantuar së paku njërin prej studentëve, Mirza Salih, me një profesor që konsiderohej si i hapur ndaj idesë së ndihmesës së një të huaji për të studiuar në mënyrë informale në një nga kolegjet e Kembrixhit.
Kjo ndodhi shumë kohë para se Katolikët të lejoheshin të studionin në universitetet e Britanisë kështu që mbërritja në Kembrixh e një myslimani iranian (i cili më pas thelemoi gazetën e parë në Iran) shkaktoi sensacion dhe shtangie.

Doni që u përzgjodh për të mikpritur Salih qe një person me emrin Samuel Lee nga Kolegji i Kuinsit. Lee dukej një kandidat i çuditshëm për të qenë mbështetës i një talebani të ri, siç quhen studentët në persisht. Një evangjelist i angazhuar, Lee i qe përkushtuar kauzës së konversimit të myslimanëve të botës në kristianë. Krahas kolegëve të tjerë në Queens, përfshirë familjen me ndikim Venn, ai kishte lidhje të ngushta me Shoqësinë e Misionarëve të Kishës. E themeluar më 1799, Shoqëria po bëhej me shpejtësi qendra e lëvizjes misionare të Kembrixhit.

Megjithatë qe ekzaktësisht kjo axhendë ajo që i bëri myslimanët e rinj tërheqës për Lee. Nuk qe fakti se konvertimi i Salih mund të sillte një shpirt më shumë në shpëtimin kristian. Përkundrazi, qe fakti se ai qe një folës i arsimuar i persishtes dhe Salih mund ta ndihmonte profesorin në detyrën e tij të madhe të përkthimit të Biblës në persisht, një gjuhë që në atë kohë përdorej gjerësisht nëpër Indi si dhe në atë që sot është Irani. Lee e kapi këtë mundësi dhe për rrjedhojë, ai e ftoi Salih në Kembrixh.

Siç zbulohet nga ditari i tij në persisht, Salih e pëlqeu jashtëzakonisht shumë profesorin. Megjithëse historia e përkujton lee si një Orientalist të njohur nga Oksfordi i cili u rrit në statusin e madh të Profesorit Regius të Hebraizmit, fillesat e tij qenë shumë më të thjeshta. Lee qe rritur në një fshat të vogël në Shropshair në një familje karpentierësh dhe, në moshë të re, kishte hyrë si çirak në zdrukthtari.

Gjatë një udhëtimi kërkimor nga Kalifornia, unë vizitova Longnorin, fshatin e lindjes së Lee. Fshati vijon të jetë një vend i largët sot, që arrihet përmes një rruge me sens të alternuar, të fshehur përmes gjelbërimit. Në kishën e fshatit unë me gëzim zbulova inicialet e stërstërgjyshit të tij karpentier, Richard Lee, të gdhendura në stolat që ai i prodhoi për bashkëfshatarët e tij.

Dyqind vjet më parë, qe pothuajse e padëgjuar që një djalë fshati si Sam Lee të bëhej profesor në Kembrixh, por ai kishte talentin për gjuhë që i dha atij patronazhin e një zotërie të zonës. Si një studiues i ri dhe me ambicie, edhe Salih u gëzua kur pa Lee dhe origjinën e tij modeste dhe në ditarin e tij në persisht e regjistroi historinë e jetës së profesorit me admirim.

Përmes patronazhit nga Lee, Salih qe në gjendje të strehohet në Kolegjin Queens dhe të darkonte në sallë me njerëz të rëndësishëm si William Mandell dhe Joseph Jee. Në këtë kohë, president i Qeens qe filozofi natyror Isaac Milner, një debatues i famshëm po aq sa edhe kimist i famshëm. Salih dukshëm i shijoi darkat në tryezën e lartë, por koha e tij në Kembrixh nuk qe tërësisht një festë. Ai bëri udhëtime studimore nëpër  Bibliotekat që i interesonin, veçanërisht në Bibliotekën Wren në Kolegjin e Trinitetit, ku gjendej statuja e Sër Isak Njutonit. Në ditarin e tij, Salih e quajti atë ‘një filozof që qe njëkohësisht sytë dhe fanari i Anglisë’.

Në shkëmbim të hapjes së botës së mbyllur të universitetit për të, Salih e ndihmoi Lee në punën e tij mbi biblën në persisht. Ai madje shkroi edhe një letër rekomandimi kur Lee u nominua për herë të parë për postin Profesor Regius. Letra ruhet ende në arkivat e universitetit.

Mes ditarit të Salih, letrave të Lee dhe dokumenteve të universitetit, një panoramë e pasur shfaqet mbi marrëdhënien e pagjasë të krijuar mes këtij myslimani të huaj dhe atij që qe kolegji më i fortë kristian i Kembrixhit.

Universiteti qe vetëm një nga shumë vendet që Salih dhe studentët e tjerë myslimanë vizituan gjatë katër viteve të tyre në Angli, në kërkim të fryteve shkencore të Iluminizmit. Takimi mes ‘Islamit dhe Perëndimit’ tregohet shpesh në termat e armiqësisë dhe konfliktit, por ditari i Salih paraqet sjellje shumë të ndryshme – bashkëpunim, pasion dhe njerëzillëk i përbashkët – dhe, përmes ruajtjes së të dhënave për këtë marrëdhënie të papritur me evangjelistin Lee, një miqësi të pagjasë. Shkruar në Angli në të njëjtën kohë me romanet e Jane Austen, ditari i Salih është një dëshmi e harruar, një rikujtesë përshëndetëse të takimit njerëzor mes europianëve dhe myslimanëve në agim të erës moderne.

Marrë nga AEON

 



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Imami i vetëshpallur: Ditë më të vështira po vijnë për myslimanët

Imami i vetëshpallur: Ditë më të vështira po vijnë për myslimanët

STUDIMI/ Po ju si mendoni, ku bëhet seks me mirë, në kuzhinë apo në dush?

STUDIMI/ Po ju si mendoni, ku bëhet seks me mirë, në kuzhinë apo në dush?

UNESCO përfshinë birrën belge në listën e Trashëgimisë Kulturore

UNESCO përfshinë birrën belge në listën e Trashëgimisë Kulturore
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com