Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi gjatë sfilatës së parë të “Dior” në Marok

2019/04/30 at 3:34 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi gjatë sfilatës së parë të “Dior” në Marok

Maria Grazia Chiuri prezantoi koleksionin e ri të Christian Dior, “Cruise 2020” në një sfilatë të mahnitshme që u mbajt në Marrakech. Edhe pse ishte organizuar jashtë kalendarit të zakonshëm të javës së modës, pasarela e madhe e vendosur në natyrë me qirinj të ndezur lundrues, dhuroi spektakël për herë të parë në Marok.

Rreth 800 persona të konsideruar si të privilegjuar, ku përfshiheshin klientë besnikë, gazetarë e personalitete me ndikim, u ftuan në shfaqjen e zhvilluar në rrënojat e pallatit të vjetër “Badi”.

Sfilata u hap me një citat nga shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun:

“Kultura na mëson të jetojmë së bashku, na mëson se nuk jemi vetëm në botë, se njerëzit e tjerë kanë tradita dhe mënyra të ndryshme jetese që janë po aq të vlefshme sa tonat “.

89 modele nga e gjitha bota i treguan publikut një përzierje pëlhurash e ngjyrash, teksa sfiluan të rrethuara nga kolonat e kështjellës së shekullit të 16-të, rreth pishinës epike të oborrit, e ndezur me qindra pishtarë që shkëlqenin mbi sipërfaqe, dhe zjarre gjigante.

Maria Grazia Chiuri bashkoi forcat me antropologen franceze Anne Grosfilley, e cila shërbeu si udhërrëfyese gjatë krijimit të koleksionit, me futjen e teknikës së famshme të punës me dorë, ndërsa pikëpamja e saj ishte të promovonte 100 për qind tekstilin afrikan, për të bërë një koleksion që mund të vishet nga kushdo sepse ka të bëjë me lidhjen mes të gjithë kontinenteve në botë.

Duke e përshkruar koleksionin e saj si “një hartë botërore”, Maria Grazia Chiuri ftoi një numër specialistësh për të bashkëpunuar, ndërsa propozimi i saj ishte praktikisht një rikthim te tradita, duke ruajtur ndërkohë motivet ikonë të Diorit, me printet e veta tradicionale dhe copat prej pambuku.

Kujtojmë se Dior ka një lidhje të vjetër me Marokun, pasi në vitin 1951, Christian Dior krijoi “Maroc”, një fustan të bardhë prej tyli dhe një pallto me qëndisje argjendi të frymëzuar nga ngjyrat e bardha ftohëse të qytetit. Nën syrin ndër-kulturor të John Galliano-s, i cili punoi për shtëpinë e modës midis viteve 1997 dhe 2011, influencat marokene vazhduan të gjejnë rrugën e tyre në koleksionet e shtëpisë, por asnjë projektues nuk u afrua më shumë me Marakeshin sesa Yves Saint Laurent, i lindur në Algjeri, i cili u bë asistent i Dior-it në vitin 1955 dhe më pas arriti të vendosej në krye të shtëpisë së modës.

Në fund të sfilatës Maria Grazia Chiuri i ftoi të pranishmit të shkonin në vilën Art Deco të Saint Laurent, ku ishte shfaqur fustani i fildishtë ‘Marrakech’ i projektuar për Dior në vitin 1960./Opinion.al

Etiketa: Diormaroksfilate

Ju sugjerojmë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

13 Nëntor, 2025 9:37 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

13 Nëntor, 2025 9:27 am
Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
Kronikë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

13 Nëntor, 2025 8:59 am
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
Kryesore

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

13 Nëntor, 2025 8:52 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:50 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:01 am
Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Para
Samiti i Berlinit, BE: Hap pozitiv për vendet e Ballkanit

Samiti i Berlinit, BE: Hap pozitiv për vendet e Ballkanit

Breshka ‘kareta-kareta’ gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorës

Breshka 'kareta-kareta' gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorës

Fotografuan në morg trupin e Emiliano Sala, arrestohen dy persona

Fotografuan në morg trupin e Emiliano Sala, arrestohen dy persona

TE FUNDIT

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
13 Nëntor, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”. Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Nga hetimet rezultoi 5 ditë më...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
13 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një projektligj shpenzimesh për të rihapur qeverinë dhe për t’i dhënë fund mbylljes më...

Lexo më shumë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
13 Nëntor, 2025

Dy vajza, të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, kanë rënë në pranga e bluve të Tiranës, pasi dyshohet...

Lexo më shumë

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
13 Nëntor, 2025

Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government). Ky takim, që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com