Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi brenda mureve të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në shkurt të ’91 në Tiranë?

2018/02/20 at 9:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodhi brenda mureve të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në shkurt të ’91 në Tiranë?
(Në foto mitingu i datës 22 shkurt 1991 në mbrojtje të figurës së diktatorit)

Ish-Drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një histori të shkurtit të vitit 1991, që përkon me datën e rebelimit të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në Tiranë.


Përmes një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se kur ushtria del nga binarët e merret me punët e politikës, ky veprim quhet grusht shteti.

Ai thekson se edhe në shkollën që përgatiste oficerë, pikërisht në shkurt të ’91 u demonstrua një veprim i afërt me grushtin e shtetit, por që nga presioni i qytetarëve të Tiranës nuk e kapërceu dot murin e rrëthimit të kësaj shkolle.

Sipas tij, Tirana e asaj kohe ishte në shumicë antikomuniste.

“Ngjarjet në këtë shkollë, si kërcënim ndaj demokracisë së re u zhvilluan më 21-23 shkurt 1991. Këto ngjarje hapën ciklin e shpërthimit enverist të fundit të shkurtit të zhvilluar në disa provinca të vendit. Kishte mbi 1 muaj që Ministria e Mbrojtjes, aparati ushtarak i Komitetit Qendror dhe krejt Dega e Sigurimit të Ushtrisë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit ishin vendosur në shkollë”,-citohet nga shënimi i Dervishit.

Postimi i plotë:

Rebelimi i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve

Kur ushtria del nga binarët e merret me punët e politikës, ky veprim quhet grusht shteti. Edhe në shkollën që përgatiste oficerë, në shkurtin e vitit 1991 u demonstrua një veprim i afërt me grushtin e shtetit, por që nga presioni i qytetarëve të Tiranës nuk e kapërceu dot murin e rrethimit të kësaj shkolle. Kryeqyteti në atë kohë ishte në shumicë antikomunist.

Pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, shkolla kaloi në gatishmëri nr.1. Të nesërmen, shefi i Shtabit të Ushtrisë i kërkoi mendim trupës pedagogjike dhe komanduese nëse ishin për mbrojtjen e shtatores së shkollës që mendohej të vendosej në sheshin e kryeqytetit.

Ngjarjet në këtë shkollë, si kërcënim ndaj demokracisë së re u zhvilluan më 21-23 shkurt 1991. Këto ngjarje hapën ciklin e shpërthimit enverist të fundit të shkurtit të zhvilluar në disa provinca të vendit. Kishte mbi 1 muaj që Ministria e Mbrojtjes, aparati ushtarak i Komitetit Qendror dhe krejt Dega e Sigurimit të Ushtrisë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit ishin vendosur në shkollë.

Në mëngjes të datës 22 shkurt krijohet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm komisioni për vendosjen e shtatores në qendër me ultimatume drejtuar forcave politike qeverise etj. Në orën 15.30 të kësaj dite nëpërmjet një mitingu të madh, nën vringëllimën e armëve e thirrjet “Shqipëri-Enver, jemi gati kurdoherë” e duke kënduar këngën “Enver Hoxha tungjatjeta”, u kërcënua në mbrojtje të emrit të diktatorit.

Të gjithë folësit kërkuan rivendosjen e shtatores së diktatorit në shesh. Pas mitingut grupi u shtua edhe me ushtarakë nga shkollat e tjera ushtarake. Komisioni enverist kërkoi nëpërmjet një peticioni që “figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor dhe ajo të vlerësohet ashtu siç e do populli”.

Kundra grupit enverist kanë qenë pedagogët e shkollës që vlejnë të përmenden: Bujar Nishani, Hysen Arapi, Andrea Çupa, Bajram Hysa, Teuta Bubsi, Halil Hyseni dhe disa studentë, një grup i specifikuar si kundërshtarë edhe nga vetë autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë.
Në përfundim të këtyre ngjarjeve, u vranë një polic ushtar dhe 2 persona jashtë rrethimit të shkollës. U plagosën me armë zjarri 15 persona, një polic shërbimi në krye të detyrës, 10 persona jashtë rrethimit, 3 persona në banesat e tyre e 1 kalimtar. Të plagosur rëndë ishin 4 veta. Organet e punëve të brendshme ndaluan e kallëzuan në hetuesi 92 persona

 

 

Etiketa: rebelimishkolla e bashkuar e oficereveshkurt '91


Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH
Aktualitet

Hetimet kibernetike, specialistët e SPAK dhe policisë trajnohen nga zyrtarë të DASH

25 Korrik, 2025 6:51 pm
Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset
Aktualitet

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

25 Korrik, 2025 6:03 pm
Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
Aktualitet

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit
Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit

25 Korrik, 2025 5:07 pm
“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë
Aktualitet

“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

25 Korrik, 2025 4:28 pm
Zjarr në kufirin me Greqinë/ Vatra nisi në shtetin fqinj, forcat zjarrfikëse drejt vendngjarjes
Aktualitet

Delvinë,Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave për shkak të zjarreve

25 Korrik, 2025 4:20 pm
Punësimet pa kontrata, nisin inspektimet
Aktualitet

Punësimet pa kontrata, nisin inspektimet

25 Korrik, 2025 4:11 pm
Para
Pasi e mohoi shtatzëninë, Xhensia Myrtezai shfaqet me rroba bebesh, çfarë ka ndodhur

Pasi e mohoi shtatzëninë, Xhensia Myrtezai shfaqet me rroba bebesh, çfarë ka ndodhur

Video/ Thirrja e trishtë e të sëmurit në Gjirokastër

Video/ Thirrja e trishtë e të sëmurit në Gjirokastër

Mos e shtrëngoni dorën e fëmijës kur ecni, ka pasoja

Mos e shtrëngoni dorën e fëmijës kur ecni, ka pasoja
















TE FUNDIT

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
25 Korrik, 2025

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa...

Lexo më shumë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
25 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion sot, më 25 korrik, në disa qytete të vendit. Siç ka mësuar gazetarja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com