Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi 75 vjet më parë në D-Day

2019/06/06 at 1:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi 75 vjet më parë në D-Day

Gjatë kësaj jave kanë filluar të zhvillohen përkujtimet për 75 vjetorin e zbarkimit të ‘D-Day’, të njohur edhe si zbarkimi në Normandi.


Për shkak të kësaj ngjarjeje Mbretëresha Elizabeta II, Presidenti i SHBA Donald Trump dhe krerë të tjerë të shtetesh janë në Portsmouth të Britanisë së Madhe.

Por, çfarë ndodhi në qershor 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore?

D-Day është një term ushtarak për ditën e parë të një operacioni.

Trupat nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Franca sulmuan forcat gjermane në brigjet e Francës veriore, më 6 qershor 1944. Ishte operacioni më i madh ushtarak, ajror dhe tokësor, që ishte bërë ndonjëherë dhe shënoi fillimin e fushatës për çlirimin e Europës veri-perëndimore të pushtuar nga nazistët. D-Day përfshiu zbarkimin e njëkohshëm të dhjetëra mijëra trupave në pesë plazhe të ndara në Normandi.

Pas një planifikimi prej më shumë se një viti, D-Day fillimisht ishte caktuar të fillonte më 5 qershor, duke gjykuar se ishte data më e përshtatshme për të kombinuar detin e qetë, hënën e plotë dhe ujin e cekët në agim. Megjithatë, për shkak të stuhive operacioni do të shtyhej me 24 orë deri në 6 qershor.

Në këtë ditë u përfshinë deri në 7,000 anije dhe mjete të tjera për zbarkim, duke transportuar 156,000 njerëz dhe 10,000 automjete në pesë plazhe të bregdetit të Normandisë. Uljet nuk do të kishin qenë të mundura pa mbështetjen e forcave masive ajrore dhe detare, të cilat ishin  më të forta se gjermanët.

Vetëm në D-Day, nga forcat aleate vdiqën rreth 4,400 trupa ndërsa rreth 9,000 u plagosën ose u zhdukën. Viktimat nga pala gjermane ende nuk janë të njohura plotësisht, por vlerësohen të jenë midis 4,000 dhe 9,000 trupa. Mijëra civilë francezë gjithashtu u vranë, kryesisht si rezultat i bastisjeve të bombardimeve të kryera nga forcat aleate.

Çfarë ndodhi pas D-Day?

Megjithëse ata kishin përparuar në Francë deri në fund të D-Day, forcat aleate ende ishin në rrezik që të ktheheshin në det. Ata duhet të riorganizonin forcat e tyre më shpejt se sa gjermanët.
Përparimi ishte i ngadalshëm nëpër rrugët e ngushta dhe qytetet e fortifikuara të Normandisë.
Por me një avantazh numerik ndaj gjermanëve dhe të mbështetur nga forca ajrore, aleatët ishin në gjendje të kapërcejnë rezistencën e konsiderueshme – edhe pse me një çmim të rëndë.
Deri në kohën që çliruan Parisin, në fund të gushtit 1944, rreth 10% e dy milionë trupave aleate që kishin arritur deri në Francë ishin të vdekur,plagosur ose të humbur. /Opinion.al

Etiketa: Britania e MadheD-Daydonald trumpnormandi


Ju sugjerojmë

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez
Aktualitet

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22 Shtator, 2025 8:42 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Para
Nga qeveria me qëndrime të ndryshme për përgjimet

Nga qeveria me qëndrime të ndryshme për përgjimet

PD: Çfarë po bën Rama pas publikimit të përgjimeve

PD: Çfarë po bën Rama pas publikimit të përgjimeve

Publikimi i përgjimeve, reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda

Përgjimet/ Ministri i Ramës: Biseda që ndodhin rëndom edhe në botë
















TE FUNDIT

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez
22 Shtator, 2025

Mbretëria e Bashkuar e ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, në një ndryshim të madh në politikë. Njoftimi vjen përpara...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Shtator, 2025

Kjo e hëna parashikohet të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë as vranësirat lokale. Temperaturat këtë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 22 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Shtator, 2025

DASHI Kjo javë në fund të shtatorit do të karakterizohet nga një dëshirë e fortë për ndryshim. Hëna do të...

Lexo më shumë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com