36 shtetas shqiptarë kanë zbritur në aeroportin e Rinasit, pasi u depërtuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika.
Këta persona u riatdhesuan për shkak se kishin shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën “Shengen”.
Ndërkohë, vetëm brenda këtij viti janë riatdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve se shanset për të përfituar azil në vende të tjera janë zero, kjo pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta./ Opinion. al E.Xh.