Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh pas vendimit për abuzim seksual ndaj ish-presidentit Trump?

2023/05/11 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë ndodh pas vendimit për abuzim seksual ndaj ish-presidentit Trump?

Një juri në Manhattan arriti të martën në përfundimin se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duhet të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll në vitet 1990 dhe shpifje ndaj saj, duke e quajtur gënjeshtare. Ja një përmbledhje e asaj që mund të ndodhë më tej.


A DO TA APELOJË ISH-PRESIDENTI TRUMP VENDIMIN?

Po. Avokati i Trump, Joe Tacopina tha se ai do t’i sfidojë vendimet e gjykatësit, Lewis Kaplan, të cilat i quajti të padrejta. Për të pasur sukses në apel, zoti Trump duhet të provojë se gjykatësi Kaplan ka bërë gabime në zbatimin e ligjit në vendime të ndryshme dhe se një gjë e tillë e privoi atë nga një gjykim i drejtë. Avokati Tacopina u tha gazetarëve se mes të tjerash ai do të apelojë vendimin e gjykatësit Kaplan për të lejuar anëtarët e jurisë që të dëgjonin kasetën e emisionit “Access Hollywood”, ku zoti Trump dëgjohej duke folur për prekjen e grave në organet gjenitale pa pëlqimin e tyre. Anëtarët e juristë panë gjithashtu video të zotit Trump ndërsa ai i mbronte ato komente.

Ekspertët thonë se ish-presidenti Trump nuk duket të ketë argumenta të forta për apelimin, duke vënë në dukje përvojën e gjykatësit Kaplan dhe se niveli i lartë profesional i avokatëve nga të dyja palët duket se ka siguruar një gjykim të drejtë. Avokatja e Carroll, Roberta Kaplan, e cila nuk ka lidhje me gjyqtarin Kaplan, tha në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC të mërkurën se zoti Trump kishte absolutisht asnjë shans në apel, sepse gjyqtari bëri maksimumin për të siguruar që procedurat të ndiqeshin në mënyrë rigoroze.

 A MUND TË PAGUAJË ZOTI TRUMP 5 MILION DOLLARË?

Ndoshta. Përveç rezidencës Mar-a-Lago në Florida, zoti Trump ka në pronësi disa fusha golfi në SHBA, Skoci dhe Irlandë. Ish-presidenti nuk mund të përdorë fondet e fushatës për të paguar, por ai mund të përpqiet të grumbullojë fonde nga mbështetësit e tij që besojnë pretendimet e tij se çështja ishte orkestruar nga kundërshtarët politikë. Përkrahësit e Trump kanë dhuruar pa hezitim për kauzat e tij në të kaluarën. Gjatë presidencës së tij, ata dhanë më shumë se 25 milionë dollarë për një fushatë të organizuar nga ish-këshilltari i tij, Steve Bannon për të mbështetur ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.

 A DO TË PAGUAJË ISH-PRESIDENTI TRUMP DHE ÇFARË NDODH NËSE NUK PAGUAN?

Trump mbajti një qëndrim sfidues pas vendimit, duke thënë se ai nuk e kishte takuar kurrë zonjën Carroll dhe duke këmbëngulur në pretendimin se padia kishte si qëllim ta pengonte atë në përpjekjet për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai ka paguar në raste të mëparshme për t’u dhënë fund proceseve gjyqësore, ndërsa ka mohuar akuzat kundër tij. Në vitin 2018, ai u pagoi 25 milionë dollarë studentëve të Universitetit Trump që nuk ekziston më, të cilët pretenduan se ishin mashtruar për të paguar mijëra dollarë për seminare të rreme biznesi. Ai nuk pranoi asnjë shkelje sipas marrëveshjes. Trump ka të ngjarë të sigurojnë një urdhër gjykate sipas së cilit ai nuk duhet ta paguajë Carroll ndërsa vazhdon procesi i apelit.

Carroll dhe avokatët e saj kanë një sërë opsionesh ligjore për ta marrë atë shumë nga pronat ose burime të tjera të të ardhurave të tij, nëse Trump refuzon të paguajë. Carroll tha në CNN të mërkurën se çështja e saj “nuk kishte të bënte me paratë”, por përkundrazi me vënien në vend “të emrit tim”.

 A DO TË NDIKOJË KJO POLITIKISHT TEK TRUMP?

Kjo nuk është ende e qartë, por disa strategjistë politikë thanë se ndikimi ka të ngjarë të jetë i vogël. Mështetja ndaj zotit Trump me votuesve të mundshëm republikanë u rrit kur prokurorët e Manhatit e paditën atë për falsifikim të dhënash të biznesit në lidhje me pagesat në këmbim të heshtjes që ai dyshohet se ka bërë për një aktore filmash pornografikë. Fushata e zotit Trump njoftoi se kishte mbledhur 14.5 milionë dollarë gjatë tre muajve të parë të këtij viti dhe se kontributet u përshpejtuan ndjeshëm pasi ai tha se do të paditej penalisht në mes të marsit. Por disa analistë politikë thonë se vendimi mund t’i dëmtojë shanset e zotit Trumpin me gratë me arsim universitar që jetojnë në rrethina, një grup demografik kyç.

 SA MUND TË ZGJASË PROCESI I APELIMIT?

Një apel mund të zgjidhet shpejt, por gjykatave federale të apelit ndonjëherë u duhet një vit ose më shumë për të dhënë vendime. Carroll ka një tjetër padi për shpifje kundër Trump, e cila ka ngecur në apele që kur ajo e paraqiti atë në 2020, megjithëse ajo përbën një sfidë unike ligjore. Carroll e akuzoi zotin Trump vetëm për shpifje në atë rast sepse afati i kufizimeve për pretendimin e saj për sulm seksual kishte skaduar.

Ajo ngriti padinë e saj të dytë në vitin 2022 pasi Nju Jorku miratoi një ligj që lejon paditjen për pretendime për sulm seksual kur në rrethana të tjera, hapësira për ta bërë këtë do të ishte mbyllur.

Një gjykatë federale e apelit anuloi një vendim të gjykatësit Kaplan në atë çështje në fillim të këtij viti dhe ia ktheu atij përsëri për të vendosur nëse në këtë rast zbatohet një ligj që mbron punonjësit e qeverisë nga pretendimet për shpifje.

 ME ÇFARË ÇËSHTJESH TË TJERA LIGJORE PËRBALLET TRUMP?

Përveç çështjes për para në këmbim të heshtjes në Manhatan, ish-presidenti Trump përballet me dy hetime penale të mbikëqyrura nga prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra dhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Ai gjithashtu përballet me një hetim penal nga një prokuror në shtetin e Xhorxhias në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet. Ish-presidenti Trump ka mohuar të gjitha akuzat në këto çështje dhe e ka quajtur veten viktimë të një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht./VOA

 

Etiketa: abuzim seksualish-presidenti Trump


Ju sugjerojmë

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit
Aktualitet

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

12 Gusht, 2025 3:04 pm
Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…
Aktualitet

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

12 Gusht, 2025 2:55 pm
Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas
Aktualitet

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas

12 Gusht, 2025 2:35 pm
Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..
Aktualitet

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..

12 Gusht, 2025 2:31 pm
69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…
Aktualitet

69% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike e kulturore/ Më të preferuara…

12 Gusht, 2025 2:05 pm
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa

12 Gusht, 2025 1:43 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Aktualitet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 30 vjeçarja në Murriqan. Në kërkim autori

12 Gusht, 2025 1:31 pm
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Aktualitet

(VIDEO) Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çlirimi vazhdon!

12 Gusht, 2025 1:10 pm
Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara
Aktualitet

Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara

12 Gusht, 2025 12:57 pm
Dy fronte të rrezikshme zjarri/ MM: Të evakuohen banorët e 3 fshatrave në Gramsh
Aktualitet

Dy fronte të rrezikshme zjarri/ MM: Të evakuohen banorët e 3 fshatrave në Gramsh

12 Gusht, 2025 12:38 pm
Para
Kurti-Lajçak takohen sot në Prishtinë

Kurti-Lajçak takohen sot në Prishtinë

Video/Ushtari rus i vetmi i mbijetuar, i dorëzohet dronit. Ukrainasit i hedhin një shënim

Video/Ushtari rus i vetmi i mbijetuar, i dorëzohet dronit. Ukrainasit i hedhin një shënim

Opinion – Ilir Meta për zgjedhjet lokale! (10 Maj 2023)

Opinion - Ilir Meta për zgjedhjet lokale! (10 Maj 2023)
















TE FUNDIT

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit
12 Gusht, 2025

Drejtuesi i grupit mediatik “Focus Group”, ku bëjnë pjesë News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare Online,...

Lexo më shumë

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…
12 Gusht, 2025

Policia e Korçës bën të ditur planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë Festës...

Lexo më shumë

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas

Situata kritike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person në fshatin Kullollas
12 Gusht, 2025

Këtë të martë, një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarreve në Gramsh. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur...

Lexo më shumë

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..

Manastirliu inspekton investimin në Universitetin e Sporteve: Standard i ri për..
12 Gusht, 2025

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com