Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh pas djegies së mandateve?

2019/02/18 at 4:56 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Byroja e Kuvendit, ja vendimet që u morën për Berishën dhe Bashën

Çfarë ndodh nëse një parti apo koalicion politik vendos djegien e mandateve?


Djegia e mandateve është një proces i parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 71, parashikohen 6 raste ku mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm. Pika 2, germa b, parashikon se mandati i deputetit, mbaron kur vetë deputeti heq dorë nga mandati.

Njoftimi i bëhet kryetarit të Kuvendit, i cili njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Edhe Kodi zgjedhor e ka parashikuar këtë situatë. Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i vakancës parashikohet në nenin 164, bazuar pikërisht në të drejtën kushtetuese të heqjes dorë nga mandati.

Mënyra se si veprohet është e detajuar në këtë nen. Sipas pikës 2 të thuhet se:

“Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse”, që mund të jetë një zonjë nëse në listën fituese nuk është përmbushur detyrimi për kuotën gjinore.

Sipas “ABC News” neni parashikon edhe mundësinë që kandidati të mos e pranojë marrjen e mandatit. Në pikën tre thuhet se nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës.

E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Madje Kodi Zgjedhor ka parashikuar edhe shterimin e listës së subjektit, deputetët e të cilit heqin dorë nga mandate. Kështu në pikën 4 të nenin 164, thuhet se në një rast të tillë, kur partia është anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD i ka përfshirë brenda listës së saj krerët e partive kryesore aleate, të cilët janë deputetë me mandat të siguruar nën siglën e PD. I tillë është rasti i Fatmir Mediut të PR, Dashamir Shehit të LZHK, Nard Ndokës së PDK dhe Vangjel Dules i PBDNJ. Jashtë parlamentit mbeti kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, për shkak të pozicionit jo të favorshëm në listën e Durrësit.

Ndërsa aleatja aktuale LSI-së ka garuar më vete. Ndërkohë teknikisht PS me 74 mandatet e marra në Qershor 2017 dhe numrat e 3 ish-deputetëve të PDIU dhe një të PSD, që zakonisht bashkojnë votat me të në vendimmarrjet e Kuvendit, shkon në 78 mandate, të mjaftueshme formalisht për ecurinë e punimeve të Kuvendit. Por eksperienca e 29 viteve të fundit nuk njeh raste të tilla./E.M

Etiketa: djegiemandateqershor


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
Kronikë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

14 Tetor, 2025 12:51 pm
Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Para
Çfarë po ndodh, ambasadorët e huaj ngjiten në zyrën e Ramës

Çfarë po ndodh, ambasadorët e huaj ngjiten në zyrën e Ramës

Shqiptari “vrau” babain me grushte, mjekësia-ligjore del me tjetër variant

Shqiptari "vrau" babain me grushte, mjekësia-ligjore del me tjetër variant

Mandatet “bllof” i opozitës, Basha:Rama nuk është më kryeministër i vendit

Mandatet "bllof" i opozitës, Basha:Rama nuk është më kryeministër i vendit
















TE FUNDIT

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
14 Tetor, 2025

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, për marrëveshjen e paqes...

Lexo më shumë

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
14 Tetor, 2025

Teksa sonte mbahet ndeshja Shqipëri-Jordani, policia ka marrë disa masa. Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe...

Lexo më shumë

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi
14 Tetor, 2025

Mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua pasi rezultoi se ka kryer marrëdhënie me të mitur, është dënuar me 15...

Lexo më shumë

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?
14 Tetor, 2025

Kapja e fortë e Kinës tek mineralet e rralla - burime thelbësore për industrinë elektronike, automobilistike dhe mbrojtëse i jep vendit një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com