Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh pas anulimit të ligjit për gjobat?

2015/12/24 at 4:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Gjobat e reja tatimore në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Gjykata Kushtetuese ka publikuar dje vendimin, sipas të cilit ka urdhëruar pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.


Por çfarë pritet të ndodhë më pas. Aktualisht pezullimi i ligjit ligjit nr.99/2015 ka kthyer ne fuqi ligjin që ishte para se ai të ndryshohej. Kjo nënkupton që tatimorët do të veprojnë me ligjin e vjetër deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Në të njëjtën kohë, edhe efekti i gjobave pezullohet deri sa të shprehet gjykata.

Në datën 15 janar do të mbahet seanca degjimore me palët, ku secila do të japë argumentet e veta pro dhe kundër dhe vendimi përfundimtar pritet të dalë nga fundi i janarit.

Shpresa është që Gjykata të qëndrojë në të njëjtën linjë edhe në vendimin e saj përfundimtar, pasi edhe më parë ajo ka marrë vendim për shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Penal me arsyetimin se ato janë në disproporcion me dëmin dhe proporcionaliteti është parim kushtetues. Edhe themeli i ankeses së Shoqatës së është në këtë linjë, që gjobat janë disproporcionale.

Si rrjedhojë gjasat janë që Gjykata të shfuqizojë nenet përkatëse, sipas kërkesës.

Nenet që janë kërkuar të shfuqizohen:

Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Neni 5

Neni 5 Në nenin 41, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të këtij ligji, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.”.

Neni 7

Neni 7 Në nenin 54, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Deri në datën 31.3.2016, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor, të lëshuar nga pajisja fiskale, nuk duhet të tejkalojnë 10 për qind të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura në të njëjtën periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë).”

Neni 11

Neni 11 Në nenin 89, në fund të pikës 2 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Gjithashtu, në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të administratës tatimore ditën e nesërme. Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur, nëpërmjet shitjes\transferimit të aktiveve, synohet shlyerja në masën 100 për qind e detyrimit tatimor të papaguar.”.

Neni 13

Neni 13 Pas nenit 114 shtohet neni 114/1 me këtë përmbajtje: “Neni 114/1

Mospagimi i kësteve të tatimit mbi fitimin dhe tatimi i thjeshtuar mbi fitimin

Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.”.

Neni 14

Neni 14 Neni 119 ndryshohet si më poshtë: “Neni 119

Mosdeklarimi i punonjësve

1.Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

 

Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.”

Neni 15

Pas nenit 119 shtohet neni 119/1 me këtë përmbajtje: “Neni 119/1

Mosdeklarimi i pagës reale

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari, në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit.

Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsi-derohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.”.

Neni 16

Në nenin 121 pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:

“4. Tatimpaguesi, që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Me kërkesë të tatimpaguesit, masa e konfiskimit zëvendësohet me pagesën e menjë-hershme të një gjobe, të barabartë me vlerën e tregut për të njëjtin mall. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mbajë në ruajtje, të përdorë apo të transportojë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin. 5. Përjashtimit, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët me vullnetin e tyre bëjnë vetëdeklarimin e mallit që kanë gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi, sipas nenit 53, të këtij ligji, brenda datës 31.12.2015, nuk do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 4 të këtij neni. Procedurat e vetëdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja, sipas pikave 1, 2 dhe 4, të këtij neni, është konstatuar paraprakisht nga administrata tatimore.”.

Neni 17

iii) në rastet kur tatimpaguesi ka lëshuar faturë tatimore, por jo kupon tatimor, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë;

  1. c) lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore /biletë, me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore /biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.”. 2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “d/1” me këtë përmbajtje: “d.1) nuk afishon në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, në zbatim të pikës 3, të nenit 46, të këtij ligji, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”. 3. Pas shkronjës “gj” shtohet shkronja “h” me këtë përmbajtje: “h) mban ose përdor pajisje fiskale apo sisteme të monitorimit të qarkullimit, të cilat nuk janë në përputhje me këtë ligj apo aktet nënligjore në zbatim të tij, dënohet me konfiskim të mallrave gjendje. Gjithashtu, në përputhje me nenin 116, të këtij ligji, administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.”.

Neni 18

Neni 124 ndryshohet si më poshtë: “Neni 124

Kundërvajtjet në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji e të ligjeve specifike tatimore.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH nga tatimpaguesi që shet mallra me shumicë dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore e interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji e të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë dhe rivlerësim të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, sipas pikës 2, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.

Në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit, sipas pikës 5, të nenit 54, të këtij ligji, tatimpaguesit i llogaritet TVSH-ja në masën që ky mall do të tregtohej me pakicë për konsumatorin final, si dhe do të dënohet me gjobë në masën 100 për qind të vlerës së TVSH-së të llogaritur që i përket vlerës së shitjeve që tejkalojnë kufirin e lejuar për shitjet me kupon tatimor, siç përcaktohet në pikën 5, të nenit 54, të këtij ligji, deri në datën 31.3.2016.

Nga data 1.4.2016, në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit sipas pikës 5, të nenit 54, të këtij ligji,tatimpaguesi dënohet me gjobë në masën 100 për qind të vlerës së TVSH-së.”.

Neni 19

Neni 19 Pas nenit 128/1 shtohen nenet 128/2 dhe 128/3 me këtë përmbajtje: “Neni 128/2

Dënimet për mosngarkim ose ngarkim të pasaktë të numrave IMEI te Baza e të Dhënave

Çdo tatimpagues që nuk ngarkon të dhënat e numrave IMEI të telefonave celularë ose ngarkon informacion të pasaktë dënohet me një gjobë prej 30 000 (tridhjetë mijë) lekësh për çdo mosngarkim /ngarkim jo të saktë.

Neni 128/3

Dënimet për certifikimin e pasqyrave financiare nga audituesit

Në rast se nga kontrolli i bërë nga administrata tatimore tek tatimpaguesit, pasqyrat financiare të të cilëve janë certifikuar nga kompanitë audituese se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, rezulton detyrim tatimor, masa e detyrimit tatimor i ngarkohet e plotë tatimpaguesit, ndërsa kompa-nia certifikuese dënohet me një gjobë me masën e detyrimit tatimor që i ngarkohet tatim-paguesit.”.

Neni 20

Neni 130 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 130

Mosafishimi i çmimeve të shitjes

Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”.



Ju sugjerojmë

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
Aktualitet

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

11 Maj, 2025 9:59 am
Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
Aktualitet

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

11 Maj, 2025 9:47 am
Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
Aktualitet

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

11 Maj, 2025 9:41 am
Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci
Aktualitet

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

11 Maj, 2025 9:27 am
Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

11 Maj, 2025 9:15 am
OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
Aktualitet

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

11 Maj, 2025 9:07 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
Aktualitet

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

11 Maj, 2025 8:30 am
Para
Krishtlindjet në shtëpinë e Inva Mulës

Krishtlindjet në shtëpinë e Inva Mulës

Mrekullitë nënujore në Shqipëri gjenden në…

Mrekullitë nënujore në Shqipëri gjenden në...

Seria A/ Mbrojtësi i djathtë më i mirë është një shqiptar

Seria A/ Mbrojtësi i djathtë më i mirë është një shqiptar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
11 Maj, 2025

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Pas votimit...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
11 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një postim të shkurtër në Facebook ditën e zgjedhjeve. “Mirëmëngjes njisha,...

Lexo më shumë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
11 Maj, 2025

Qyteti i Korçës do të dërgojë në parlament 10 mandate përmes votës së qytetarëve. Gazetarja Daniela Zisi raporton se thuajse...

Lexo më shumë

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci
11 Maj, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit. Pasi votoi Salianji dha një prononcim për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com