Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?

2023/03/21 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016. Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale.


Për çka mund të akuzohet Trump?

Më 2016, ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniel i ka kontaktuar disa media, duke u ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka supozuar se e ka pasur me Trumpin, më 2006. Ekipi i Trumpit është angazhuar në këtë rast dhe avokati i tij, Michael Cohen, e ka paguar 130.000 dollarë Danielsin që të heshtë. Diçka e tillë është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump e ka rimbursuar Cohenin, në regjistrat zyrtarë thuhet se pagesa është kryer nën arsyetimet për angazhime ligjore. Prokurorët kanë thënë se kjo vërteton që Trump i ka falsifikuar dokumentet biznesore dhe kjo përbën kundërvajtje – vepër penale – në Nju Jork. Prokurorët ka mundësi që të supozojnë se diçka e tillë shkel edhe ligjin zgjedhor, sepse tentimet e tij për të fshehur pagesën e kryer për Danielsin, janë motivuar nga dëshira që votuesit të mos e marrin vesh aferën.

Fshehja e një krimi, duke falsifikuar dokumentet, në Shtetet e Bashkuara trajtohet si shkallë më e lartë krimi, sesa shkeljet tjera. Edhe avokatët e ndjekjes penale e pranojnë se ky rast nuk është aspak i qartë. Ekzistojnë pak shembuj për një gjykim të tillë, dhe tentimet në të kaluarën për të akuzuar politikanët që kanë tejkaluar linjën mes financave të fushatës dhe shpenzimeve personale, kanë përfunduar me dështime.

“Do të jetë e vështirë”, ka thënë Catherine Christian, ish-prokurore për financa në qytetin e Nju Jorkut.

A do të mund të akuzohet Trump?

Vendimi nëse do të ketë padi varet prej Prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg. Ai e ka krijuar një juri të madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm të dhëna për ndjekje penale dhe ai është i vetmi që e di nëse – apo kur – do të ketë padi. Javën e kaluar, avokatët e Trumpit kanë thënë se ish-presidentit i është ofruar mundësia e paraqitjes para një jurie të madhe, çka është shenjë se hetimet janë afër fundit. Avokatët e ish-presidentit kanë hedhur poshtë sugjerimet se ata, apo vetë Trump, kanë njohuri për një padi në ardhje, duke thënë se komentet e Trumpit për arrestimin e mundshëm të së martës bazohen vetëm në raportimet e mediave.

Megjithatë, ekzistojnë edhe shenja tjera se juria e madhe është afër përfundimit të punimeve. Të dy, Michael Cohen dhe ish-këshilltari i tij ligjor, Robert Costello – tani kritik i ashpër i tij – pritet të dëshmojnë për këtë rast.  Costello do të mund të prezantohet nga ekipi mbrojtës i Trumpit, në tentim e sipër për të diskredituar dëshminë e Cohenit.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trumpit kanë thënë se arrestimi i ish-presidentit do të realizohet sipas procedurave standarde. Kjo nënkupton se ai do të udhëtojë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u paraqitur para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut, dhe t’iu nënshtrohet procedurave, siç është dhënia e shenjave të gishtave dhe shkrepja e fotografive të të akuzuarve. Duke marrë parasysh natyrën historike të një veprimi të tillë, dhe shqetësimet për sigurinë, mënyra si mund të ndodhin këto zhvillime është e paqartë – dhe mund të jetë subjekt i negociatave në mes të Zyrës së Prokurorit dhe ekipit të Trumpit.

Kur të vendoset për rastin dhe të caktohet gjyqtari, detajet tjera janë më lehtë të menaxhueshme, sikurse koha e gjykimit dhe kufizimet e mundshme në udhëtim, apo kërkesat për lirim me kusht të të pandehurit. Dënimi eventual për kundërvajtje mund të rezultojë me gjobë. Nëse Trump dënohet për shkelje të rëndë, ai mund të dënohet me katër vjet burgim, ndonëse disa ekspertë ligjorë parashikojnë se gjoba është më e mundshme, dhe se vënia e ish-presidentit mbrapa grilave është opsion me pak gjasa.

A do të ketë protesta?

Pas deklaratës së tij në rrjetet sociale se do të paditet të martën, Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj mbështetësve të tij për protesta masive.

“Ne nuk mund të lejojmë më diçka kësisoj. Ata po vrasin shtetin tonë teksa ne ulemi dhe vështrojmë”.

Gjuha e përdorur vë në pah retorikën e ashpër të tij para sulmeve ndaj Kongresit amerikan më 2021. Prandaj edhe janë rritur shqetësimet për përsëritje të dhunës. Bragg është në kontakt të ngushtë me policinë e Nju Jorkut dhe autoritetet e sigurisë, sipas një letre që ka rrjedhur te mediat amerikane.

“Ne nuk do të tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë apo që të kërcënohet sektori për sundim të ligjit në Nju Jork”, ka shkruar ai.

“Partnerët tanë për sundim të ligjit do të sigurojnë që çfarëdo kërcënimi specifik apo kredibil ndaj zyrës sonë, do të hetohet dhe do të garantohet mbrojtje”.

Prapëseprapë, tani ka pak të dhëna që mund të organizohen protesta të mëdha, sikurse ato të 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.

A mund të garojë Trump për president?

Padia eventuale, apo edhe dënimi penal, nuk do t’ia ndalonin Trumpit garën, nëse synon ta vazhdojë atë. Trump ka dhënë shenja se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht se çfarë ndodh. Në fakt, në ligjet amerikane nuk ekziston asnjë nen që ia parandalon një kandidati – që dënohet për një krim – garën apo edhe mandatin e presidentit – qoftë edhe nëse ai është në burg. Megjithatë, arrestimi eventual i Trumpit do ta komplikonte fushatën e tij presidenciale.

Ndonëse kjo situatë mund të nxisë disa mbështetës të tij republikanë që të marshojnë, arrestimi mund të shpërqendrojë dukshëm fushatën e tij. Një zhvillim i këtillë, po ashtu, mund të thellojë edhe më shumë ndasitë në sistemin politik amerikan. Konservatorët besojnë se ish-presidenti është duke u trajtuar në një nivel tjetër të drejtësisë, derisa liberalët e shohin këtë si çështje të mbajtjes përgjegjës edhe të atyre që mbajnë, apo kanë mbajtur, pozitat më të larta në pushtet./REL

Etiketa: arrestimshbatrump


Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Para
Shpëtimi i Credit Suisse zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe

Shpëtimi i Credit Suisse zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe

Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë sot në Kiev!

Xi Jinping në Moskë, kryeministri japonez vizitë sot në Kiev!

Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia

Tiranë/41-vjeçari kërcënon me kallashnikov familjen, ndërhyn policia
















TE FUNDIT

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington. Ai tha se lufta në Ukrainë është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
3 Dhjetor, 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Dhjetor, 2025

DASHI Kjo është një periudhë shumë e favorshme, veçanërisht për ata që përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur. Një...

Lexo më shumë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com