Thellohet misteri i ngordhjes së tufave me peshq gjucë në liqenin e Fierëzs. Specialistët e peshkimit kundërshtojnë deklaratat se peshqit kanë ngordhur prej gjuetisë me lëndë plasëse.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, dyshimet bien mbi peshkatarët që duhet ta kenë hedhur në liqen sasinë e peshkut të pashitur, por analizat do të zbulojnë shkakun e vërtetë.
“Ky peshk nuk është i dëmtuar nga lëndë plasëse, rrymë elektrike ose lëndë helmuese. Është mall i hedhur për të shkaktuar panik tek popullata e Kukësit”, ka deklaruar Halim Dafku, inspektor i peshkimi.
Kampionet e peshkut dhe të ujit janë dërguar për analiza laboratorike në Tiranë nga Inspektoriati i Peshkimit Kukës.