Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të pritet nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë?

2025/05/05 at 5:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë mund të pritet nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë?

Me emërimin e Dr. Johann David Wadephul si ministër i Jashtëm, Gjermania kthehet drejt një diplomacie më pragmatike. Johann David Wadephul, i lindur në vitin 1963 në Husum, në veri të Gjermanisë, është jurist i diplomuar në Universitetin e Kiel-it dhe major në rezervë në Bundeswehr. Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike në landin Schleswig-Holstein dhe që nga viti 2009 është deputet në Bundestag.


Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Johann Wadephul u emërua zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU për çështjet e mbrojtjes, politikës së jashtme dhe sigurisë. Si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë evropian në fushën e sigurisë dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Në lidhje me marrëdhëniet transatlantike dhe politikën e ndryshuar të SHBA-së nën presidentin Donald Trump, Wadephul ka thënë: “Ne duhet ta mbajmë dorën të shtrirë, të jemi të gatshëm për negociata, por duhet të sigurojmë se mund të mbrohemi vetë nëse negociatat nuk ecin mirë.”

Diplomaci më e matur dhe pragmatike

“Ndryshe nga Annalena Baerbock, Wadephul do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të fokusuar te rezultatet konkrete”, i tha Deutsche Welle-s Hans-Joachim Falenski, ish-këshilltar për politikën e jashtme në grupin CDU/CSU dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij deri në vitin 2021.

Një shembull i kësaj qasjeje u pa në vitin 2022, kur Wadephul kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan. Scholz kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë që Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun. “Kjo është e dëshirueshme dhe këtë e dinë të gjithë, por njohja duhet të vijë në fund të një procesi, ndërsa tani kjo deklaratë e thënë në publik në mënyrë kaq amatoreske e ngarkon të gjithë procesin, i cili është bërë i vështirë për Serbinë”, tha Wadephul asokohe në Bundestag. Ai kritikoi gjithashtu faktin që kancelari gjerman shkoi fillimisht në Prishtinë dhe më pas në Beograd.

Një njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i rajonit

Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai thotë për DW: “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”  Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Për vite me radhë, Wadephul ka udhëhequr Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, një platformë ndërsektoriale që bashkonte deputetë të specializuar për të ndjekur zhvillimet në rajon. Në këtë grup merrte pjesë edhe Gunther Krichbaum, i cili tani është emëruar Sekretar Shteti për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme, post ky, që deri tani e ka Anna Lührmann, nga të Gjelbrit. Me këtë strukturë të re, pritet që Ballkani Perëndimor të mbetet një prioritet i diplomacisë gjermane – por gjithmonë i lidhur me përmbushjen e standardeve dhe reformave.

Integrim në BE, por në bazë të meritave

Si Wadephul ashtu edhe Krichbaum janë figura që janë shprehur qartë edhe për politikat e brendshme në Shqipëri pa ngurruar të flasin edhe për konfliktet e brendshme politike të partisë simotër, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kështu, për shembull, vetëm disa muaj më parë, Krichbaum dënoi protestat e dhunshme të PD-së në Tiranë dhe kritikoi liderin e saj Sali Berisha, duke theksuar se “një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë dhe paqësore që përputhet me vlerat evropiane.” Ai sugjeroi gjithashtu që Partia Demokratike të zgjidhte një kryetar të ri për të rikthyer besueshmërinë dhe orientimin pro-evropian të saj.

Wadephul dhe Krichbaum janë arkitektët kryesorë të kushteve shtesë që Bundestagu vendosi në vitin 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Wadephul i tha asokohe DW: Vendosëm disa parakushte që më kushtuan shumë punë dhe energji, dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin.” Pritet që kjo qasje ndaj kushteve të ndiqet edhe në të ardhmen. “Reformat juridike, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, veçanërisht në Shqipëri, do të mbeten kritere kyçe për procesin e integrimit evropian,” thotë Falenski.

Mijatovic: Të mos u hapet rrugë regjimeve autoritare

Një veçanti shoqëron emërimin e Wadephul si Ministër i Jashtëm: për herë të parë pas gati 60 vitesh, Ministria e Jashtme gjermane ndodhet sërish në duart e CDU-së. Historikisht, ky post u ishte lënë zakonisht partnerëve të koalicionit. Tani, si Kancelaria, ashtu edhe Ministria e Jashtme drejtohen nga e njëjta parti – CDU-ja.

Politikani i opozitës Boris Mijatović, ekspert për Ballkanin në radhët e partisë “Të Gjelbërit” dhe bashkëpartiak i ish-ministres së Jashtme Annalena Baerbock, sheh këtu një problem. Ai paralajmëron se pesha dhe pavarësia e politikës së jashtme gjermane mund të dobësohen, pasi kancelari i ardhshëm Friedrich Merz pritet të marrë një rol shumë aktiv në çështjet ndërkombëtare dhe të përqendrojë më shumë kompetenca në zyrën e tij.

Nga Wadephuli si ministër i Jashtëm, Mijatović pret që të angazhohet për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për një perspektivë të qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjermania duhet të qëndrojë hapur në anën e forcave demokratike në rajon dhe të mos i hapë rrugë regjimeve autoritare,” tha ai për Deutsche Welle-n./dw



Ju sugjerojmë

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

9 Korrik, 2025 1:16 pm
Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
Bota

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

9 Korrik, 2025 1:13 pm
Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..
Aktualitet

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..

9 Korrik, 2025 1:05 pm
“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!
Aktualitet

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!

9 Korrik, 2025 12:54 pm
Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

9 Korrik, 2025 12:39 pm
“PE miratoi Rezolutën për Shqipërinë”, Spiropali: Vlerësohet progresi i bërë në vend
Aktualitet

“PE miratoi Rezolutën për Shqipërinë”, Spiropali: Vlerësohet progresi i bërë në vend

9 Korrik, 2025 12:32 pm
Kronikë

“E hodhën me makinë në liqen, trupi…”, detaje tronditëse për ngjarjen e Matit

9 Korrik, 2025 12:22 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

9 Korrik, 2025 12:03 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë

9 Korrik, 2025 11:52 am
Para
“Bën sakrificë,votuan për një maskara si Rama”, kreu i PS u kërkon votën demokratëve

"Bën sakrificë,votuan për një maskara si Rama", kreu i PS u kërkon votën demokratëve

Irani për Netanyahun:Kërkon të përfshijë SHBA në një katastrofë në Lindjen e Mesme!

Irani për Netanyahun:Kërkon të përfshijë SHBA në një katastrofë në Lindjen e Mesme!

I lidhur me kartelet e drogës, arrestohet kryebashkiaku

I lidhur me kartelet e drogës, arrestohet kryebashkiaku
















TE FUNDIT

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
9 Korrik, 2025

Trafikonin shtetase të huaja me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar. Policia po punon për identifikimin dhe...

Lexo më shumë

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Vriten 40 palestinezë në Gazë, teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim
9 Korrik, 2025

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa...

Lexo më shumë

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..

Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Policia: 150 kuota pranimi, kriteret..
9 Korrik, 2025

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë për studimet “Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë....

Lexo më shumë

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!

“Asnjë pëllëmbë s’është tokë e xanun!”/Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar!
9 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot aksionin e IKMT-së në Theth për shembjen e kabinave, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com