Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

2022/08/16 at 9:12 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel? Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës vazhdon këtë javë në Bruksel. Por autoritetet në Prishtinë dhe Beograd nuk presin shumë nga ky takim. Heqja dorë nga kërcënimet, është një prej rezultateve të mundshme.


Takimi i ardhshëm në Bruksel i liderëve të Kosovës dhe Serbisë pritet me skepticizëm si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd. Pas rreth një viti heshtjeje dhe pas kërcënimeve të fundit mes palëve, ku janë përmendur edhe fjalët luftë, dhunë dhe konflikte, më e shumta që mund të arrihet në këto kushte është që palët të zotohen se do të heqin dorë nga retorika nxitëse. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti për zbatimin e marrëveshjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar këto ditë për media të huaja se Serbia po kërcënon me rrënimin e stabilitetit dhe paqes në rajon. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka përmendur disa herë edhe rrezikun e instrumentalizimit të Serbisë dhe serbëve në Kosovë nga forca të jashtme, në radhë të parë nga Rusia, për qëllime të saj.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka përdorur edhe fjalë dramatike në deklaratat për opinion, duke thënë se “po përgatisin likuidime të njerëzve tanë në veri të Kosovës“. Ai “luti” shqiptarët dhe në radhë të parë bashkësinë ndërkombëtare që të mos e lejojnë këtë, duke shtuar se “Serbia do të fitojë”.

Pritjet nga dialogu

“Po shkoj në Bruksel për të biseduar. Nuk besoj se do të ketë ndonjë rezultat, por po shkoj të flasim”, ka thënë Vuçiç. Sipas tij, shpresa e vetme për të arritur diçka më shumë është nëse vendet e Kuintit ushtrojnë presion politik ndaj palës shqiptare.

Krerët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen ndaras në Bruskel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do t’i njohë ata me planet e aleancës në rast përshkallëzimi të gjendjes. Ndërsa Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS) u ka bërë thirrje në fundjavë të dyja palëve që të ndalojnë retorikën nxitëse dhe të jenë të përgjegjshme, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës në rajon. Kjo ftesë ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd.

Petar Petkoviç, përfaqësuesi serb në dialog, thotë se “apeli i pafytyrë për të dyja palët po i hedh benzinë ​​zjarrit dhe po inkurajon regjimin e Kurtit që të destabilizojë situatën në Kosovë dhe në rajon”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e sheh këtë ftesë të palës evropiane “si një shaka të pakëndshme”. “Plot 175 ditë, Albin Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët, në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin Kurti u privoi serbëve të drejtat më elementare njerëzore – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e kryeministres në Twitter. Ndërsa ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin thotë se „Beogradi vetëm po u përgjigjet marrëzive të Prishtinës dhe se nuk do të nisë aspak konflikte“.

Rrethi vicioz

“Mendoj se dialogu ka hyrë në fazën e matjes së forcave mes palëve, kur secila palë ka më shumë kujdes që të mos përfitojë pala tjetër, sesa të nxjerrë vet ndonjë përfitim prej tij”, thotë profesori Ivo Viskoviç për DW. Sipas tij, kjo është një “qasje e gabuar, ku nuk do të ketë asnjë rezultati pozitiv. Gjërat janë futur në një rreth vicioz në veçanti kur bëhet fjalë për çështjet ekzistenciale“, pohon ai.

Përderisa sipas disa burimeve, kryeminstri Kurti po përgatitet që në Bruksel të bisedohet për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si shtete, Vuçiç sërish do të insistojë që të bisedohet për Bashkësinë e komunave me shumicë serebe, thotë gazetari Milivoje Mihaljoviç për DW.

“Bazuar në këtë, ne nuk mund të presim shumë nga ky raund dialogu”, thotë ai dhe shton: “Ajo që pres nga ky raund është largimi i kërcënimeve për konflikte atje”.

Roli i Rusisë

Burimet serbe thonë se “pala shqiptare po përpiqet të përfitojë nga situata më e favorshme gjeopolitike me lëvizjet e saj të fundit provokuese”. Për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia ka ngjallur dyshime në Perëndim dhe shihet si një lloj aleati i heshtur i Rusisë, të cilin Prishtina po përpiqet ta përdorë si avantazh të saj dhe të ndryshojë situatën në terren.

Ivo Viskoviç thekson se “kjo nuk është asgjë e re në politikë” dhe se “pala shqiptare po përpiqet realisht të përfitojë nga ky moment i favorshëm”. Por ai nuk mendon se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. E vetmja gjë që mund të jetë e pakëndshme për Serbinë është mundësia e pranimit që Kosova të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. “Atje Serbia ndoshta do të reagonte fuqishëm dhe gjërat do të ktheheshin sërish në fillim,” beson Viskoviç.

Reagimet e opozitës

Opozita serbe, por edhe analistë të shumtë në Beograd, paralajmërojnë se Aleksandar Vuçiç ka nënshkruar dokumente të shumta, duke filluar nga Marrëveshja e Brukselit dhe se pala shqiptare tani vetëm po tenton t’i zbatojë këto marrëveshje. Sipas këtyre interpretimeve, nuk është e qartë pse Serbia tani po fillon një dramë të tillë nëse i ka nënshkruar vetë këto dokumente dhe është pajtuar me to. Ndërsa disa të tjerë thonë se në Bruksel është nënshkruar edhe marrëveshja për krijimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe por as kjo nuk është zbatuar.

Pas nënshkrimit, autoritetet në Kosovë kanë kërkuar që kjo marrëveshje të verifikohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka konstatuar se marrëveshja fillestare nuk mund të zbatohet, sepse në shumë pjesë të saj bie ndesh me Kushtetutën. Por pala serbe kërkon që ajo të implementohet në formën fillestare.

Analisti Milivoje Mihajloviç thotë se “në Bruksel është nënshkruar marrëveshja dhe ajo duhet të zbatohet”. Kjo çështje, sipas tij, po përdoret për luftë të brendshme politike mes pozitës dhe opozitës në Kosovë. “Albin Kurti do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat e forcojnë pozitën e tij. Deri më tani gjithmonë ka përfituar në zgjedhjet e Kosovës ai që është kritikuar nga Beogradi”, thekson Mihajloviç.

Roli i BE

 

Krerët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar ditët e fundit se ata angazhohen për një kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nga ana tjetër, shtrohet pyetja: A është i mundur kompromisi në kohën kur presidenti i Serbisë thotë, se “dialogu nuk ka më kuptim”.

Profesori Ivo Viskoviç mendon se vazhdimi i gjërave sipas modelit të deritanishëm nuk sjell asgjë. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë më ndryshe. Kompromisi është vërtet i vështirë, por mendoj se ai duhet të arrihet hap pas hapi. Vështirë se do të ketë hapa të mëdhenj”, pohon ish-diplomati. Ndërsa Mihajloviç mendon se BE nuk ka bërë asgjë për arritjen e kompromisit, ndonëse tërë kohën flet se duhet të ketë një kompromis.

“Pala shqiptare nuk dëshiron të përmbushë asgjë, sepse askush nuk po i bën presion serioz asaj. Amerika do të mund ta bënte, por kurrë nuk do të krijojë një situatë konflikti mes shqiptarëve dhe trupave amerikane në terren. Ndërsa BE-ja po vepron vetëm si “dikush që merr me qira lokalet për diskutim, pra për grindje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe asgjë më shumë”, konstaton Mihajloviç/DW.



Ju sugjerojmë

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor
Aktualitet

Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor

22 Nëntor, 2025 9:16 am
Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Para
Trump: FBI më mori pasaportat. Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave

Trump: FBI më mori pasaportat. Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave

Zelensky bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Zelensky thirrje liderëve botërorë: Të mbrojnë termocentralin Zaporizhzhia

Shëngjin/ Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, gjobë për drejtuesit

Shëngjin/ Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, gjobë për drejtuesit
















TE FUNDIT

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
22 Nëntor, 2025

Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të...

Lexo më shumë

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
22 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pas se një orë....

Lexo më shumë

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
22 Nëntor, 2025

Prurjet e shumta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HC të Moglicës të hapë portën e parë...

Lexo më shumë

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
22 Nëntor, 2025

Në GJKKO po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com