Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të ndodhë pas aneksimit nga Rusia?

2022/10/04 at 10:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë mund të ndodhë pas aneksimit nga Rusia?

Me aneksimet në juglindje të Ukrainës duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, presidenti rus, Putin ka ndryshuar fatin e miliona njerëzve. Ata ndodhen para zgjedhjes: pranim ose rezistencë.


Për mua nuk kanë rëndësi kufijtë dhe territoret e shtetit por fati i njerëzve”. Ky është një citat i presidentit rus në një intervistë me gazetën gjermane “Bild” në janar 2016. Atëherë bëhej fjalë për aneksimin e Krimesë. Këto ditë sërish kreu i Kremlinit ndryshoi me dhunë kufijtë dhe ankesoi pjesë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe Zaporishjas.

Pas gjashtë muajsh pushtimi vjen bashkimi me Federatën Ruse. Moska kërcënon të përdorë të gjitha llojet e armëve, përfshirë edhe armët atomike për të mbrojtur pjesë të tjera të vendit. Ukraina dhe shumica e vendeve kanë deklaruar, se nuk do të njohin as aneksimin, dhe as “referendumet” ku gjoja shumica i ka thënë “po” bashkimit me Rusinë.  Po kush janë këta miliona ukrainas që jetojnë në anën tjetër të frontit dhe çfarë o të ndryshojë tani për ta?

 Ku ndryshon atmosfera në Donjeck dhe Kherson?

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që jetonin në këto zona në kohën e aneksimit, por bëhet fjalë për miliona vetë. Megjithëse aneksimi ishte i njëkohshëm për këto zona, rajonet janë shumë të ndryshme. Në Donbas që nga viti 2014 ka pasur një selektim të detyruar: qindra mijëra vetë, shumica të rinj janë larguar nga “Republikat” e vetëshpallura, kanë shkuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Kievi. Ata që kanë mbetur janë shumica të moshuar, ose njerëz që e mbështesin separatizmin. Për disa do të jetë realizimi i asaj që gjithmonë dëshironin. Ka ende pjesë të popullatës që bashkëpunojnë”, thotë Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studimet Europianolindore, Stockholm Centre for Eastern European Studies (SCEEUS). Duket se në lindje ka më shumë syresh se në jug, por shifra të sakta nuk ka.

Ka njerëz në Donbas që e kanë mbështetur aneksimin nga frika, se pas kthimit të pushtetit ukrainas, disa do të përgjigjeshin para gjyqit, thotë Serhij Harmash, i lindur në Donjeck, kryeredaktor i gazetës “Ostrov” dhe anëtar i grupit trilateral të kontaktit për zbatimin e Marrëveshjeve të Minksut. “Këta njerëz do të thonin “po”, sepse nëse Ukraina rikthehet, ata duhet të arratiseshin diku, sigurisht në Rusi”, por se sa të tillë ka, nuk dihet.

Në këto gjashtë muaj zonat e pushtuara në Donbas dhe në jug të Ukrainës si edhe pjesë të Khersonit dhe Zaporishjas kanë pësuar ndryshime shoqërore. Qindra mijëra vetë janë arratisur, por edhe mes atyre që kanë qëndruar, ka shumë që mbështesin Kievin. Këtë e tregojnë protestat me flamurin ukrainas, që u zhvilluan në muajt e parë pas pushtimit. “Në Kherson dhe Zaporishja ka shumë vetë që e urrejnë Rusinë, dhe në Donjeck dhe Luhansk në tetë vitet e fundit njerëzit kanë qenë në breshëri të propagandës”, thotë Harmash. Ndryshe nga Krimeja, ku në fillim të aneksimit në vitin 2014 dy të tretat ishin rusë etnikë, numri i tyre në lindje dhe jug të Ukrainës është më pak se gjysma. Në një regjistrim të popullsisë në Kherson dhe Zaporishja në vitin 2001, kjo shifë ishte respekttivisht 25% dhe 15%.

Mbështetje financare e zonave të aneksuara

Në vështrim të parë aneksimi formal i këtyre zonave nuk do të ndryshojë gjë, por përvoja në Krime të tregon, se si do të jenë zhvillimet: një përzierje e kërbaçit për ata që mendojnë ndryshe dhe bukë për ata që janë besnikë. Rrogat dhe pensionet do të rriten, dhe Rusia do të përpiqet të rindërtojë infrastrukturën. Zëvendëspërfaqësuesi i administratës së Kremlinit, Sergej Kirijenko më 29 shtator përmendi shifra: sipas tij 3,3 miliardë rubla, 58 milionë euro do të jepen për “projekte mbështetëse” në zonat e pushtuara. Gjithçka që ka të bëjë me Ukrainën do të zëvendësohet – ligjet, valuta, ofruesit e telekomunikacionit, gjuha, arsimi. Qëllimi është rusifikimi i rajoneve që Kremlini i sheh si historikisht të tijat.

Lëvizje partizane?

Banorët e zonave të aneskuara do duhet të vendosin. Ose të pranojnë ndryshimet ose të bëjnë rezistencë me rrezik jete. “Këto janë vendime të vështira, shumë do të jenë të dëshpëruar, se nuk do ta dinë se si do të jenë zhvillimet”, thotë eksperti Andreas Umland. Nuk dihet sa do të qëndrojë Rusia, dhe sa shpejt do të rimerren këto zona nga Ukraina. Që tani ka raportime për represione, për arrestime dhe tortura të atyre që kanë simpati për Kievin. Meshkujt merren nën lupë, sepse ata do të thirren në luftë si pjesë e ushtrisë ruse. Me këtë Kremlini ndoshta do të ulë rrezikun e një lufte partizanie. Në jug kjo lëvizje është prezente që tani, me disa atentate ndaj personave që kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Serhij Harmash beson, se pas kësaj gjenden shërbimet sekrete ukrainase. Por ai nuk pret ndonjë lëvizje partizane të fortë në tokën ukrainase, si në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Ajo që shohim është më shumë puna e grupeve të organizuara, që drejtohen nga shërbimet sekrete, thotë ai.

E hapur mbetet se kush mund të ndërtojë një fuqi shtetërore rajonale në këto zona. A do të drejtojnë ukrainasit zonat e pushtuara apo funksionarët e dërguar nga Rusia? Deri tani pushtuesit rusë kanë zgjedhur të vendosin në poste vendasit, ish anëtarë të partisë proruse të “Partia e Rajoneve” të Viktor Janukoviçit të arratisur në Rusi në vitin 2014. A do të kthehet ai apo kryeministri i tij, Mykola Asarov e tjerë apo përfaqësues të elitës së atëhershme në Donbas? Ekspertët nuk e përjashtojnë këtë, por nuk besojnë, se kjo është e mundur. Ndërkohë janë krijuar elita të reja, thotë Harmash.Ndoshta udhëheqja e këtyre rajoneve do të kalojë në dorë të funksionarëve rusë. Një zhvillim të tillë e ka përshkruar ndërkohë shtypi rus. E në disa nivele ai ka filluar./DW



Ju sugjerojmë

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
InstaBIZ

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

19 Janar, 2026 7:26 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Bota

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026 6:10 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
Para
Trump padit CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

Trump padit CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

Meta takohet me Berishën në selinë e Partisë Demokratike, ja kush e shoqëron

Meta takohet me Berishën në selinë e Partisë Demokratike, ja kush e shoqëron

Aneksimi i rajoneve ukrainase nga Rusia, Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Presidenti Begaj takim me kryetarët e grupeve, do vendoset data e zgjedhjeve
















TE FUNDIT

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
19 Janar, 2026

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të...

Lexo më shumë

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
19 Janar, 2026

Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës

Ndahet nga jeta Valentino Garavani, stilisti i njohur i modës
19 Janar, 2026

Stilisti i njohur i modës së lartë ndërkombëtare Valentino Garavani ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u...

Lexo më shumë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
19 Janar, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve, vrasja dyshohet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com