Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të ndërmarrë Kosova ndaj të sanksionuarve nga SHBA-ja?

2021/12/09 at 6:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë mund të ndërmarrë Kosova ndaj të sanksionuarve nga SHBA-ja?

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po shohin në vijim se çfarë mund të bëhet në lidhje me 13 serbët e Kosovës, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listë të zezë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë mediave të enjten më 9 dhjetor, se sistemi gjyqësor duhet të veprojë në bazë të vendimit të SHBA-së.


“Sistemi i drejtësisë [duhet] t’i përcjellë me vëmendje të gjitha vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë informacion të bollshëm, në mënyrë që ata të mos kenë vetëm sanksione nga SHBA-ja, por të jenë të sanksionuar, hetuar, gjykuar e dënuar edhe këtu te ne”, ka deklaruar Kurti para mediave.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së i ka futur në listë të sanksioneve, ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviçin, si dhe Srgjan Vulloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviçin.

Sipas vendimit që u bë i ditur të mërkurën (8 dhjetor), këta persona janë identifikuar si të lidhur me skema të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviç identifikohet si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Në listën e të sanksionuarit e i lidhur me Vesellinoviqin është edhe Radulle Steviç, si dhe dy kompanitë e tij, D.O.O “RAD” 028 Zveçan dhe P.T.P. “RAD”. Steviç nga institucionet e Kosovës e për projekte të ndryshme, kryesisht në veri të Kosovës, nga viti 2018 ka fituar më shumë se 60 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh.

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë në një konferencë për media të enjten ka përmendur faktin se kompania e Steviqit ka fituar edhe një tender nga ministria që e udhëheq, për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Jemi duke u marrë me këtë çështje. Nuk ka qenë asnjëherë në listë të zezë. Pra, ligjërisht, mos ta lëmë ta marrë tenderin kjo kompani, nuk ka pasur mundësi”, tha Aliu.

Ai theksoi se po shqyrtojnë mundësitë ligjore se çfarë mund të veprojnë në lidhje me futjen në listë të zezë të kësaj kompanie.

Pamundësi juridike për sanksionim të kompanive

Institucionet e Kosovës, përfshirë ato që kanë të bëjnë me prokurimin publik, nuk kanë mundësi të ndërmarrin sanksione ndaj kompanive të personave të sanksionuar pa u vërtetuar lidhja e tyre me korrupsionin.

Kështu mendon Qemajl Marmullaku nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se nevojitet një vendim i plotfuqishëm i gjykatës që vërteton veprimet kriminale të këtyre personave për të vepruar tutje.

Megjithatë, ai mendon se duhet bërë një distancim publik nga politikanët dhe zyrtarët institucionalë me këta persona.

“Për shembull, partitë politike mund apo edhe duhet të distancohen nga personat e tillë që potencialisht mund të jenë të afërt me partitë politike”, thotë ai.

Aktualisht, mundësitë ligjore për futjen në listë të zezë të bizneseve i ka Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ndryshe i njohur edhe si Gjykata e Tenderëve.

Sipas rregullores së punës së këtij institucioni, një operator ekonomik mund të futet në listë të zezë ose “të diskualifikohet” pas një ankese të autoritetit kontraktues dhe pas vërtetimit se operatori ekonomik ka dorëzuar informata të rrejshme apo dokumente të falsifikuara.

Ky organ në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë sqaron se futja në listë të zezë, operatorit ekonomik i pamundëson të marrë pjesë në aktivitete të prokurorimit aktual dhe në të ardhmen deri në kohën e përcaktuar në vendim. Aktualisht, në listën e zezë është vetëm një kompani nga Shtimja.

“Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj të sanksionuarve”

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 13 serbët e Kosovës, i akuzon ata se janë të lidhur me krim të organizuar.

Megjithëkëtë, ende nuk dihet nëse për këta persona në Kosovë ka ndonjë vendim gjyqësor apo aktakuzë që i lidh ata me veprimet e përmendura nga SHBA-ja.

Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se vendimi i SHBA-së do të duhej të ishte thirrje për Prokurorinë që të nisë hetimin e këtyre personave.

“Ky rast është dështim i shtetit tonë lidhur me atë se si ne nuk kemi arritur të ndjekim krimin e organizuar në këtë nivel. Është moment krucial të tregohet seriozitet dhe të ketë veprime konkrete ndaj këtyre bandave kriminale”, thotë ajo.

Sipas Hoxhës, Prokuroria përveç fillimit të hetimeve do të duhej të bënte edhe sekuestrimin e pasurisë së këtyre shtetasve deri në përfundim të gjykimit të tyre.
Ajo shton se SHBA me këtë vendim i ka bërë thirrje Kosovës për të luftuar bandat kriminale pa u kufizuar vetëm te këta persona.

“Është thirrje që pjesë e këtyre proceseve të jenë edhe qytetarët shqiptarë që janë konsideruar se kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e këtyre veprave”, tha ajo.

Vendimin e SHBA-së e kanë mirëpritur udhëheqësit e Kosovës, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë”, ka deklaruar Vuçiç.

Ndryshe, ndaj Millan Radoiçiqit, në vitin 2011 ishte ngritur akuza edhe në Serbi, për shkak të përvetësimit të 32 kamionëve të Hipo Alpe Adria Lizing. Me këtë akuzë ishte përfshirë edhe Zvonko Veselinoviq, por që të dy janë janë liruar nga akuzat me vendim të plotfuqishëm, në vitin 2016. Edhe Zvonko Veselinoviç, në Kosovë, ndërlidhet me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviçit./ REL

Etiketa: kosovasanksioneshba


Ju sugjerojmë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Para
OBSH e shqetësuar për shpërdarjen e vaksinave në botë

OBSH e shqetësuar për shpërdarjen e vaksinave në botë

Studenti i ve flakën vetes: Macron të mbajë përgjegjësi për vdekjen time

Negociatat me BE, Macron paralajmëron konferencë për Ballkanin Perëndimor

COVID-19/ Regjistrohen 571 raste të reja, ulet numri i viktimave në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri/ 222 raste të reja, humbin jetën 2 qytetarë
















TE FUNDIT

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
16 Dhjetor, 2025

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com