Politikë

Çfarë kushti i vuri Berisha ministrit serb për Kosovën?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 18/11/20 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dënon vendosjen në tavolinë e integritetit të Kosovës në Serbi, e cila sipas tij u bë nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë  një interviste televizive, Berisha tha se pretendimet serbe mbi Kosovën rifilluan pasi në pushtet erdhi Partia Socialiste. Berisha thekson se Rama lejon që serbët të flasin për Kosovën.

Po ashtu, ish-kryeministri tregoi dhe  një ngjarje që ka ndodhur, sipas tij, gjatë kohës kur qeveriste vendin. Berisha theksoi se maxhoranca aktuale ka hequr nga rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të fjalës “genocid”.

“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, tha Berisha./ Opinion.al

Pas