Aktualitet

“Çfarë ka ndodhur që…?”Majko ngre pikëpyetje për Butrintin.Përgjigjet Margariti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 23/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i PS, Pandeli Majko, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka kërkuar shpjegime në lidhje me projektin për parkun Kombëtar të Butrintit.

Majko është shprehur se në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët janë bazuar mbi bazën e Vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa më tej ka deklaruar se qeveria si bazë legale të marrëveshjes ka marrë një VKM të miratuar në 2022.

Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, është trajtuar si bazë legale e marrëveshjes, ndërkaq ju keni marrë si bazë legale vendimin e VKM numër 59 të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë. E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave… Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimit të 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh. Nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e menaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale. Në komisionin e Jashtëm isha në mbrojtje të konceptit të Ministrisë së Kulturës, por nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e menaxhimit, edhe negociatat janë bërë mbi këtë bazë legale dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë. Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3. A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë. Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.

Ndërkohë është përgjigjur ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ministrja sqaroi se Butrinit nuk po shitet, as po jepet me koncesion, por thjesht do të mirëadministrohet nga Fondacioni shqiptaro-amerikan, i cili ka si qëllim ta mbrojë dhe promovojë atë.

“Butrinti nuk është në shitje. Butrinit ka qenë dhe do jetë pronë e shtetit shqiptar. Nuk do të jepet me koncesion. Do administrohet nga shtetit përmes fondacionit shqiptaro amerikan. Ky fondacion ka vetëm një qëllim të mbroje dhe promovojë Butrintin. Mireadministrim do të thotë që fondet që do riinvestohen do bëhen për ta mbrojtur dhe jo për të mbushur ndonjë xhep fondacioni. Edhe ministria e Kulturës nuk do të marrë asnjë shpërblim financiar, jo rrogë dhe jo shpërblim”,  u shpreh ministrja Margariti.

Pas