“Aeroplanët shkojnë e vijnë!”, shkruan Berisha në facebook duke lënë mundësinë të aludohet për avionë droge që fluturojnë në vendin tonë.
Referuar denoncimit të një qytetari, Berisha shkruan se bëhet fjalë për avionë që po fluturojnë në distancë të ulët dhe janë parë nga gjithë banorët në zonën e Lagunës së Patokut në Adriatik.
Denoncimi në facebook e Berishës
“Përshendetje doktor. Jemi ulur ne lokalet ne Lagunën e Patokut. Para 2-3 minutash u ulën 2 avionë të vegjel në distancë maksimumi 1 000 m në veri të Patokut. Erdhen nga deti në një lartësi jo me të madhe se 50 ose 60 m mbi nivelin e detit. Gjithçka është parë nga gjithë njerëzit që janë ulur këtu. Mbi 30 persona. Avionet dukeshin me ngjyrë jeshilë të erret .Ju lutem anonim.