Grevistet e Zharrëzës që kaluan natën e dyte poshtë godinës së Ministrisë së Energjitikës jane vizituar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime te opinion.al thanë se biseda mes banoreve greviste dhe zotit Tahiri u perqendrua tek kerkesa e tyre per te vendosur çader, por ministri përsëriti se kjo nuk mund të ndodhë në atë vend ku ata po zhvillojnë protestën. Mësohet se gjate bisedes Tahiri i ka cilesuar të drejta kërkesat e tyre.