Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë importojmë nga Kolumbia/ Grafiku tregon rritjen e beftë të importit të bananeve e lëkurëve në 2017

2018/05/03 at 10:05 AM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë importojmë nga Kolumbia/ Grafiku tregon rritjen e beftë të importit të bananeve e lëkurëve në 2017

Mbrëmjen e të mërkurës në ‘Opinion’ janë publikuar disa të dhëna interesante të INSTAT, përpunuar nga revista ekonomike Monitor, sa i përket importeve Kolumbiane drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, importet totale nga ky shtet ishin 64.5 milionë lekë, ose rreth 480 mijë euro. Produkti kryesor që importohej ishin “Kafe, çaj dhe erëza”, në sasi minimale prej 30 milionë lekësh dhe “frutat dhe arrat e ngrënshme” prej 12 milionë lekësh.

Në 2016-2017, importet nga ky shtet shënuan një rritje të shpejtë. Në 2016-n arritën në 609 milionë lekë, ose 4.5 milionë euro, me dhjetëfishim. Tendenca rritëse vazhdoi edhe në 2017-n, teksa importet në total arritën në 6 milionë euro, me një rritje prej 36%.

Dy janë grupet që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari, importi i “Frutave dhe arrat e ngrënshme” kërceu nga 90 mijë euro në vitin 2015 në 2 milionë euro në 2016-n dhe 2.2 milionë euro në 2017-n, 99% të të cilave e përbëjnë bananet, sipas të dhënave të detajuara nga doganat.

Së dyti, në 2016-n, një produkt i ri filloi të tregtohej nga Kolumbia, ai i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, që arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë. Nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë.

Kujtojmë që vetëm dy muaj më parë (në 28 shkurt) shteti i Kolumbisë u kthye në kryefjalën e ditës në Shqipëri, pasi Policia kapi në Durrës ngarkesën më të madhe të kokainës në historinë shqiptare prej 613 kg, në një kamion me banane që ishte nisur nga Kolumbia.

/opinion.al

Ju sugjerojmë

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
Aktualitet

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

29 Shtator, 2025 3:37 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Qeveria njoftoi KQZ në kohë rekord për shkarkimin e Veliajt

29 Shtator, 2025 2:23 pm
Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
Kryesore

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

29 Shtator, 2025 11:16 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Para
Drejtoresha e emëruar e CIA-s Gina Haspel dhe një histori me Nënë Terezën

Drejtoresha e emëruar e CIA-s Gina Haspel dhe një histori me Nënë Terezën

“Mafia e rrezikshme shqiptare që blen drogë kolumbiane”

“Mafia e rrezikshme shqiptare që blen drogë kolumbiane”

Video/ Ja si hakmerret shefi ndaj punëtorit që fle në orar pune

Video/ Ja si hakmerret shefi ndaj punëtorit që fle në orar pune

TE FUNDIT

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
29 Shtator, 2025

Tirana do të jetë qyteti i radhës ku do të zhvillohet protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas Prishtinës...

Lexo më shumë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
29 Shtator, 2025

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në një...

Lexo më shumë

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
29 Shtator, 2025

Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit...

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari
29 Shtator, 2025

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com