Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cfare i tha Koco Kokedhima medias greke?

2016/02/02 at 8:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cfare i tha Koco Kokedhima medias greke?

Me nje pamje prej udheheqesi te viteve ’80 – te, Koco Kokedhima, deputet i PS per qarkun e Vlores dhe njeri influent prane Kryeministrit, ka dhene nje interviste per televizionin  “Janina”. Po cfare i tha Kokedhima medias greke. Ja intervista e shperndare nga vete stafi i deputetit.

TV Janina: Çfarë problemesh ekzistojnë në marrëdhëniet greko-shqiptare?

Ndër të tjera deputeti Kokëdhima tha: Është e pakuptimtë që në Greqi është akoma në fuqi një ligj absurd, siç është ligji i luftës me Shqipërinë. Ai nuk është vetëm një atavizëm i praktikave dhe i ndërtimit të legjislacionit të shkuar në Greqi, por është edhe një ligj që praktikisht pengon shumë qytetarë shqiptarë, ose çamët, që të përfitojnë të drejtat e tyre përmes teknikave ligjore në Greqi.
Një çështje tjetër e pazgjidhur në marrëdhëniet tona është edhe marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë. Kjo marrëveshje sigurisht që duhet të rinegociohet në bazë të të gjitha praktikave që ekzistojnë sot midis vendeve kufitare detare në Europë dhe në botë, në respekt të së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të dy vendeve tona. Në projektmarrëveshjen e mëparshme nuk janë respektuar të drejtat e Shqipërisë. Prandaj edhe Gjykata Kushtetuese vendosi që ta anulojë këtë marrëveshje.

TV Janina: A e aprovon qeveria shqiptare pretendimin e çamëve për përfitimin e pasurive në Greqi dhe cilën mënyrë propozon ajo për përfitimin e këtyre pasurive?

Kokwdhima: Unë do të shfaq opinionin tim për këtë çështje dhe nuk do të flas në emër të qeverisë shqiptare për një çështje të tillë. Për këtë pyetje specifikisht do të duhej të jepte një përgjigje Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Por unë mendoj se çamët kanë të drejta dhe jo pretendime. Kanë të drejta, të cilat nuk duhen refuzuar apo paragjykuar politikisht. Këto të drejta duhen gjykuar si të drejta njerëzore dhe atyre duhet t’u jepet mundësia që t’i mbrojnë këto të drejta në mënyrë tekniko-ligjore, si të gjithë qytetarët e tjerë grekë ose jo grekë.

TV Janina: Ekziston një opinion i rënduar se në Shqipëri shkelen të drejtat e minoritetit grek. Si e vlerësoni ju këtë çështje?

Kokwdhima: Ne e vlerësojmë minoritetin grek në Shqipëri si pjesë të pandarë të popullit shqiptar, që ka jetuar dhe ka ndarë gjithçka me popullin shqiptar, ka qenë bashkë me të edhe në ditë të mira, edhe në ditë të këqija. Dua t’ju them edhe një provë të faktit që qeveria e Shqipërisë e ka trajtuar minoritetin grek me shumë drejtësi dhe barazi. Në reformën territoriale të vitit 2014, ne miratuam dy bashki të minoritetit. Jo vetëm që nuk kemi lënë fshatra të minoritetit jashtë, por përkundrazi, kemi lënë fshatra shqiptare brenda këtyre bashkive.

TV Janina: A e rrezikojnë celulat terroriste të ISIS-it në Shqipëri paqen në Ballkan?

Kokwdhima: Shqipëria ka shumë gjëra për të mësuar nga popujt e tjerë. Por për tolerancën fetare dhe etnikë janë popujt e tjerë që duhet të mësojnë nga Shqipëria.
Sa u përket formacioneve terroriste të ISIS-it dhe luftëtarëve me origjinë shqiptare të rekrutuar në vendet e Ballkanit, unë besoj se ata nuk janë atje për arsye të tjera, përveçse si njerëz të rekrutuar për interesa ekonomike. Unë besoj që janë njerëz që kanë shkuar atje për pagesë. Unë nuk mendoj se kanë shkuar atje nën flamurin e radikalizmit islamik. Ne kemi nevojë të zhvillojmë ekonominë dhe t’u japim të ardhme njerëzve, t’u japim shpresë dhe mbështetje të gjithë këtyre të rinjve dhe të rejave që nuk kanë asnjë perspektivë dhe asnjë mjet jetese. Varfëria dhe papunësia janë rreziqet reale të paqes dhe të qetësisë në Ballkan.

Ju sugjerojmë

Makina tip Benz godet qëllimisht të riun në Vlorë
Aktualitet

Makina tip Benz godet qëllimisht të riun në Vlorë

23 Qershor, 2025 1:15 pm
“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!
Aktualitet

“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!

23 Qershor, 2025 1:06 pm
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 7 vatra, 2 janë ende aktive

23 Qershor, 2025 12:52 pm
Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

23 Qershor, 2025 12:50 pm
Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në
Bota

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

23 Qershor, 2025 12:35 pm
Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Elton Javorit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet/Dërgon për gjykim 5 persona

23 Qershor, 2025 12:35 pm
Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki
Aktualitet

Klosi: Vjeshta do të vijë me zgjedhje, PS po përgatitet për zgjedhje në 3 bashki

23 Qershor, 2025 12:21 pm
BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë
Bota

BE paralajmëron/ Kallas: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian
Aktualitet

Gonzato për “e-Legjislacioni”: I rëndësishëm për negociatat me Bashkimin Evropian

23 Qershor, 2025 12:11 pm
Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane
Aktualitet

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane

23 Qershor, 2025 12:03 pm
Para
Ja fotot nga apartamenti i shkrumbuar në Tiranë

VIDEO/ Momenti kur zjarrëfikësit hyjnë në apartamentin e shkrumbuar

Daily Mail/ Gjenerata e humbur, qindra të rinj dhe gra kosovare po i bashkohen ISIS

Daily Mail/ Gjenerata e humbur, qindra të rinj dhe gra kosovare po i bashkohen ISIS

Fotogaleri/ Shihni si ndryshojnë në kohë nga njëri tjetri, këta binjakë

Fotogaleri/ Shihni si ndryshojnë në kohë nga njëri tjetri, këta binjakë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Makina tip Benz godet qëllimisht të riun në Vlorë

Makina tip Benz godet qëllimisht të riun në Vlorë
23 Qershor, 2025

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë pranë qendrës së qytetit në Vlorë. Sipas Klan News, i riu...

Lexo më shumë

“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!

“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!
23 Qershor, 2025

Kryetari i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu theksoi edhe një herë se vijon beteja...

Lexo më shumë

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 7 vatra, 2 janë ende aktive

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
23 Qershor, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC jep të dhënat deri në orën 12:00, datë 23.06.2025, ku janë raportuar...

Lexo më shumë

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Konflikti në Lindjen e Mesme/ DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
23 Qershor, 2025

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com