Aktualitet

Çfarë i joshi vajzat kosovare të përfundojnë në ISIS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:00 - 02/12/15 |
root

Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që ka braktisur Kosovën, për të marr rrugën për në Siri. Në mëngjesin e 1 Korrikut, 27 vjeçarja kishte dal nga shtëpia e saj, me vetëm një çantw në dorë, pa i treguar askujt se për ku është nisur.

Familjarë të Meritës, të cilët nuk dëshirojnë të flasin për mediat, por pas kamerave thonë se do të donin ta mbyllnin vajzwn në burg, se ka shkuar atje.

Merita, e ndarë nga burri i saj në Kosovë dhe e martuar sërish në Siri, përshkruhet si një vajzë e qetë. Para se të nisej ajo vazhdimisht kishte komunikuar me një shoqe nga Prishtina e cila dyshohet se ndodhet në Siri bashkë me fëmijwn e saj, pasi burri i është vrarë atje. Kjo e fundit dyshohet se ka qenë iniciatorja e nisjes së Meritës për në Siri. Në faqen e saj në rrjetin social Facebook ajo ka ndryshuar identitetin dhe tashmë njihet me emrin Ummu Hamzaa.

Merita nuk është e vetmja vajzë që ka marrë një rrugë të tillë. Kjo dukuri tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë plotë 40 shtetase kosovare që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar apo gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Deri më tani institucionet e sigurisë nuk kanë informacione për ndonjë shtetase të Kosovës të ketë humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.

Por si arrin propaganda e këtyre grupeve, deri tek vajzat në Kosovë. Sociologia Sibel Halimi thotë se janë pikërisht rrjetet sociale, ura lidhëse e rekrutimit të tyre.

Policia thotë se shumica dërmuese e grave që udhëtojnë për në zonën e konfliktit, udhëtojnë së bashku me bashkëshortwt dhe fëmijët e tyre (nëse kanë). Po ashtu edhe ato të cilat kanë udhëtuar të vetme, pas arritjes së tyre në zonën e konfliktit apo edhe më parë kanë lidhur martesë, kryesisht me persona nga Kosova dhe rajoni të cilët gjendeshin në zonën e konfliktit.

Rruga përmes të cilës ato arrijnë në zonat e konfliktit, nuk është më aeroporti i Prishtinës, por kufiri me Maqedoninë, ku përmes aeroportit të Shkupit nisën për në Stamboll, për të arritur më pas në cakun e tyre. E nuk janë vetëm shkaqet ekonomike, arsyeja e vetme e bashkimit të këtyre vajzave në zonat e konfliktit.

Krahasuar me vendet e rajonit Kosova prinë me numër të pjesëtareve që marrin pjesë në luftërat atje. Kjo dukuri bëhet edhe më shqetësuese kur kihet parasysh fakti se Kosova është ambient shumë më i mirë për tu rekrutuar të rinjtë, për shkak të papunësisë, izolimit dhe mos perspektives së të rinjve.

Vetëm javën e kaluar Policia e Kosovës parandaloi vajtjen në Siri edhe të një vajze tjetër. 20 vjeccarja Nora Zuzaku ishte nisur bashkë me të dashurin e saj, por u ndalua nga autoritetet e sigurisë në Turqi, për tu kthyer sërish në Kosovë.

Një gjë të tillë autoritetet e sigurisë së Kosovës nuk kanë arritur ta bëjnë me 40 vajzat e tjera të cilat nuk dihen nëse do të kthen gjallë ndonjëherë nga ky vend./Ekspress

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas