Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë i frikëson më shumë meshkujt? E tregon shenja e tyre e horoskopi

2017/10/20 at 5:05 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë i frikëson më shumë meshkujt? E tregon shenja e tyre e horoskopi

Meshkujt kanë komplekset, frikërat dhe pikat e tyre te dobëta. Prandaj nëse do të zbulosh se çfarë i tremben më shumë meshkujt e shenjave të ndryshme të horoskopit, po u sjellim analizën e çdo shenje në këtë artikull.


DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Dashi është gjitnjë në përpjekje dhe lëvizje për të qënë i pari dhe më i miri në çdo fushë që për atë ka rëndësi. Dhe pikërisht këtu fshihet edhe frika e tij më e madhe: të mos jetë i zoti dhe mos t’ia dalë mbanë me punën apo me jetën e tij private.

Dhe ti bësh dashit pyetje të tipit: “Ti a je si sigurt se gruaja jote të do?”, “Me të vërtetë mendon se do t’ia dalësh mbanë” do të thotë ta prekësh atë ne pikën me të dobët pasi ai nuk mund ta pranojë dështimin apo mos suksesin në jetën e tij, në çfarëdo lloj sfere. Prandaj, nëse do ta bësh për vete këtë shenjë apo të pajtohesh pas një grindjeje, viji atij në dukje se sa shumë e vlerëson dhe ai do të motivohet tej mase.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Demi nuk mund të jetojë dot pa mirëqënie dhe paratë janë shumë të rëndësishme për të. Pikërisht frika për të mbetur pa para dhe pa stabilitet ekononik është edhe frika më e madhe e meshkujve të kësaj shenje.

Atë e çmend ideja e ndonjë ndryshimi radikal që do të prishë qetësinë e tij. Prandaj, për ti larguar frikën, mbaje ngrohtë dhe bëji të kuptojë se në të ardhmen nuk do të ndodhë asnjë katastrofë.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Meshkujt e shenjës së Binjakëve kanë shumë besim në vetvete dhe e dinë se janë më të mirët në punën që bëjnë, por ata kanë vazhdimisht nevojë për respekt dhe nëse dikush vë në dyshim intelektin apo zotësinë e tyre, atëherë ata vihen në pozitë shumë të vështirë dhe kompleksohen.

Prandaj nëse partneri yt binjak kapet nga paniku i frikës, mundohu ta dëgjosh dhe të biesh dakort me mendimet e tij dhe bëji atij të ditur se e do dhe e respekton shumë dhe se pa të asgjë nuk do të ishte e mundur. Përndryshe binjakët demotivohen.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Meshkujt e shenjës së Gaforres i hedhin hapat përpara me shumë vështirësi dhe maten me mijëra herë duke analizuar rreziqet e ndryshme që mund ti presin. Por kompleksi i tij më i madh është që ta quash atë frikacak apo jo guximtar. Dhe nëse e bëni një gabim të tillë duke u shprehur në këtë mënyrë ashpër me gaforren, atëherë ai do tju marrë shumë inat dhe do të jetë gati të hakmerret me ju deri në fund të jetës.

Por ka një mënyrë për të shpëtuar nga kjo situatë: duke marrë parasysh se Gaforret janë shumë të ndjeshme ndaj lotëve, kërkoji falje nëse e ke akuzuar për frikën e tij dhe mos u anko para tij, pasi ai do të jetë vetë lideri ankimit.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Ndryshe nga Dashi, i cili lufton për të qënë gjithnjë më i miri, meshkujt e shenjës së Luanit janë shumë krenarë nga natyra por njëkohësisht edhe dembelë. Luani e di se është mbreti i pyllit dhe mjafton ta respektojnë për këtë pozicion superior që ka. Por nëse dikush vë në dyshim pozitën e tij, atëherë Luani frikësohet dhe bëhet i ashpër.

Gjithashtu luani ka edhe frikë nga sëmundja pasi ai duhet të jetë gjithnjë në formën më të mirë fizike. Parandaj nëse atë e kap paniku, mundohu ti vësh në pah se ai është vërtetë mbreti dhe është në formë perfekte.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës e kanë shumë të rëndësishme shëndetin e tyre dhe ata i kap paniku dhe frika nëse mësojnë apo dëgjojnë se janë sëmurë nga diçka, apo se nuk duken mirë fizikisht.

Prandaj, nëse partneri yt Virgjëreshë kalon ndonjë situatë të tillë dhe panikohet, bëji atij të ditur se ai është shumë mirë dhe se nuk e pret ndonjë sëmundje e pashërueshme, si dhe mos harro ta komplimentosh për pamjen e jashtme.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Peshorja është shumë diplomat nga natyra dhe dëshiron gjithmonë të jetë një negociator shumë i suksesshëm dhe të vendosë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit midis njerëzve. Por nëse ai nuk ja del mbanë, dhe aq më tepër kur konfliktet zhvillohen në familjen e tij dhe atë nuk e dëgjojnë fare, atëherë Peshorja panikohet dhe humbet vetvlerësimin.

Nëse do ta bësh për vete sërish peshoren pas një traume të tillë, atëherë bëji atij dhurata të bukura me ngjyra të çelura dhe viji në pah se “ai është më i mençuri në botë”.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepi si karakter është shumë luftëtar dhe egoist dhe nuk hapet më të tjerët pasi askujt nuk i beson. Por kujt ja merrte mendje se përisht frika e tij më e madhe është që mos ta dojë askush e të mbetet vetëm…

Dhe nëse dashuron, ndryshe nga çmund ta mendojnë të gjithë, akrepi zhytet kokë e këmbë por mendimi se dashuria e tij mund të mbetet pa përgjigjie apo nëse mund ta tradhëtojnë, atë e çmend fare dhe ai do të dojë patjetër të hakmerret.

Prandaj nëse për një arsye të caktuar, ti e ke humbur besimin e tij, nuk ka zgjidhje, bën mirë mos ti shfaqesh më para syve sa të jesh gjallë.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Shigjetari ka në karakter që duhet të jetë gjithnjë më i zgjuari dhe më profesionisti. Ai të imponon autoritet dhe ka sipas tij gjithnjë të drejtë. Por nga ana tjetër Shigjetari është shumë optimist nga natyra dhe dëshiron të merret me punë të mëdhaja. Këtu qëndron edhe pika e tij e dobët, mos të respektohet dhe vlerësohet siç duhet dhe puna e tij të duket e pavlerë.

Prandaj më mirë mos u merr me të, lere të fokusohet atje ku dëshiron dhe të mendojë se ai ka të drejtë, pasi ta qetësosh shigjetarin apo ti mbushësh mendjen se e ka gabim, është thuajse e pamundur.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Bricjapi është shumë i dashur nga natyra megjithëse këtë nuk e tregon gjithnjë me fjalë, por me vepra dhe nëse i thua diçka të tipit: “ Ti je shumë i ashpër” atëherë e ke prekur në pikë të dobët.

Githashtu Bricjapi nga natyra është ndër bashkëshortët me të mirë dhe më besnikë. Dhe nësë atë e kap kompleksi pas një situate të tillë, bën mirë të pajtohesh sa më shpejtë me të dhe ti kërkosh falje, përndryshe frika dhe zemërimi i tij mund të kthehet në hakmarrje dhe inat ndaj jush.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Ujori është ndër shenjat që e ka tejet të rëndësishme lirinë e vet dhe shpesh mburret se është shumë unik dhe mendjehapur.

Por Ujori nuk mund të durojë dot të privohet nga liria e tij e veprimit dhe mendimit dhe nëse dikush bën diçka të tillë, atëherë ka panikuar Ujorin, i cili për të ruajtur “lirinë e vet” është gati të arratiset. Prandaj më mirë mos u përpiq të kontrollosh shenjën e Ujorit, pasi ai nuk të fal në këtë pikë.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Peshqit nga natyra duan të dinë gjithçka dhe nuk duhet të ketë të fshehta ta pazbuluara nga ana e tyre. Pikërisht me këtë lidhet edhe frika e tyre më e madhe: ti fshehin atij sekrete dhe ta mashtrojnë.

Prandaj nëse në një situatë të caktuar meshkujt e shenjës së peshqëve mësojnë se janë gënjyer edhe për gjënë më të vogël, atëhere lëndohen dhe preken pa masë. Por fatmirësisht, ndryshe nga gaforrja dhe akrepi, të cilët hakmerren, peshqit duan vetëm tu kërkosh falje në mënyrë të sinqertë dhe duan të binden që ju jeni penduar për gabimin./intv



Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
Flet Saimir Tahiri pas mbledhjes së Këshillit: Kjo është estradë, s’kemi parë gjë akoma…

Flet Saimir Tahiri pas mbledhjes së Këshillit: Kjo është estradë, s'kemi parë gjë akoma...

Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë Saimir Tahirin

Çështja "Tahiri"/ Basha: Po prishen provat. Në lojë kanë hyrë negociatorët

E moshuara përqafon Saimir Tahirin: “Të keqen nëna jote o flori”

E moshuara përqafon Saimir Tahirin: "Të keqen nëna jote o flori"
















TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com