Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fshihet poshtë themeleve të Vatikanit?

2022/10/17 at 5:44 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë fshihet poshtë themeleve të Vatikanit?

Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori. Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.


“Mallkimi” i Shenjtit dhe “të çuditshmet” e rastësive!

Supozimi se aty qëndrojnë eshtrat e Shën Pjetrit,, për shekuj me radhë mbetet një pikëpyetje e madhe. Edhe pse e vetmja referencë historike që mbështet se Shën Pjetri u martirizua dhe u varros në bodrumin e Vatikanit nga Gaius shkon prapa në 200 pas erës së re, megjithatë, për katolikët është pothuajse e sigurt! Kjo siguri dhe besim, udhëhoqi dhe Konstandinin e Madh, i cili po në të njëjtin vend, të ndërtoj bazilikën e Shën Pjetrit. Në vitin 1624 filluan dhe studimet e para në galeritë e Vatikanit, për të kërkuar eshtrat e Shën Pjetrit, por këto kërkime nuk zgjatën shumë, pasi ato u shoqëruan nga një seri e rastësish “të çuditshme”; Prifti Urban VIII i cili ishte nga më kryesorët në këto kërkime, u sëmurë rënd, me dhjetëra punëtorë humbën jetën e tyre misteriozisht dhe gradualisht mbizotëroi besimi se; Shenjti nuk dëshironte t’i prishnin qetësin dhe për këtë ai mallkonte të gjithë ata që guxonin t’i prishnin atij qetësin! Kjo frikë, ndali për të paktën 300 vjet çdo studim në atë vend.

Dorëshkrimet e lashta së bashku me sekretet e mëdha!

Bibliotekat e mëdha që zënë me dhjetëra kilometra në nën tokën e Vatikanit, thuhet se përmbajnë një thesar të paçmueshëm, pasi janë të shumtë shkencëtarët, historianët si dhe hulumtuesit, besojnë se në mes miliona librave të panumërt, ndodhen ndërmjet tyre dhe shumë dorëshkrime të lashta, të cilat konsiderohen, ose janë konsideruar si të humbura, për publikun e gjerë ! Besohet dhe mbrohet si tezë se; Nëse këto tekste bëhen ndonjëherë publike, do të zbulojnë sekrete dhe të vërteta, të cilat do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë e njerëzimit!

Nekropoli i Papëve dhe të krishterëve e hershëm!

Ekzakt, nën bazilikën e Shën Pjetrit, ndodhen “varrezat e Papëve”, ndërsa vetëm pak përtej janë varrosur dhe shumë të krishterë të hershëm. Nekropoli nëntokësorë i Vatikanit, u bë i njohur gjerësisht nëpërmjet librit të shkrimtarit të famshëm Dan Broën me titull “Illuminati”. Të famshmet “vrimat e gjarprit” të përmendura në libër, në realitet janë “tuba për libacionet funeral”, që përshkruhen kaq reale e gjallërisht nga autori: “Të krishterët besonin në ringjalljen e të vdekurve, prandaj ata kanë përdorur këto vrima për të ushqyer të vdekurit, duke ju derdhur mjaltë dhe qumësht në galeritë nën Vatikan”, shkruan ai.

Mekanizmi kohor i at Ernetti-t!

Një tjetër teori në lidhje me thesaret e fshehura në bodrumin e Vatikanit, është mekanizmi kohorë i at Ernetti-t. Prifti katolik Francez, Francois Brune në librin e tij “Misteri i ri i Vatikanit”, thotë se një prift katolik – at Ernetti Pelegrino -pak para se të vdiste në vitin 1994 i besoj atij një zbulim të madh: se ai kishte arritur të krijoi një makinë kohore, me të cilën ai kishte regjistruar momentin e kryqëzimit të Jezusit! The Time Machine, sipas Fracois Brune -ndodhet në bodrumet e Vatikanit!



Ju sugjerojmë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 216 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 7 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Shpërndante lëndë narkotike në Itali, arrestohet pas tre vitesh 21-vjeçari shqiptar

Shpërndante lëndë narkotike në Itali, arrestohet pas tre vitesh 21-vjeçari shqiptar
















TE FUNDIT

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
11 Dhjetor, 2025

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin...

Lexo më shumë

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com