Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fshihet pas Zharrzës?

2017/02/26 at 4:57 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –


Qëndrojnë ditë natë aty. Shtrirë përdhe, në të ftohtin e shkurtit dhe shiun litar. Nuk largohen asnjë minutë. As nga vështrimet e habitura të qytetarëve të Tiranës dhe as nga shtyrjet e policisë. Kanë ecur gjatë, 130 kilometra në këmbë, të motivuar nga e drejta dhe besimi se atë që të takon nuk mund të ta mohojë askush. Ajo që kanë bërë banorët e Zharrzës është padyshim gjesti më i rëndësishëm që shqiptarët kanë bërë këto vitet e fundit. Eshtë këmbëngulja për të nxjerrë një të drejtë kur të gjithë ta mohojnë atë. Hesht shteti, hesht media, hesht prokuroria, hesht kompania që po kthen në gërmadha thuajse 70 shtëpi të atij fshati fatkeq. Vetëm ata nuk heshtin dhe me këmbënguljen e tyre epike, po detyrojnë të flasin të gjithë ata që s’e kanë bërë këtë deri më sot.

Po çfarë ka ndodhur në Zharrëz? Cila është historia dhe përse ajo mjegullohet në vend që të sqarohet me një qëndrim publik të Ministrit përgjegjës? Ka përgjegjësi kompania, apo ajo që kërkojnë protestuesit nuk ka sens?

Është shumë e vështirë të hysh brenda asaj që ka ndodhur me Bankers Petrolium në Zhërrëz. Në fshatin ku janë dëmtuar thuajse 70 shtëpi dhe ku uji është i ndotur rëndë nga shpërthimet që kompania Bankers bën për të nxjerrë naftën prej aty. Deri dje, shpërthimet mohoeshin, por sot zyrtarisht thuhet se janë kryer afro 2600 të tilla.

Që prej ditësh stafi i emisionit Opinion po tenton të hetojë pa sukses, një histori që duket ndër më të frikshmet e shkeljes së ligjit, kapjes së shtetit dhe gjithë strukturave të tij. Ka shumë pikëpyetje që dalin nga një kontratë e vitit 2004 dhe zbatimi i saj këto 13 vjet.

E para, Opinion po tenton të gjejë zyrtarisht nëse ka një kontratë që e lejon Bankers të nxjerrë naftën me shpërthime? Nëse kontrata nuk e parashikon këtë, 2600 shpërthimet e vërtetuara nga organet e specializuara janë jo vetëm të paligjshme, por kanë rrezikuar jetën e atyre njerëzve. Ata që i kanë urdhëruar duhet të përgjigjen para ligjit dhe të përgjigjen penalisht. Nuk mund të ketë një shtet me dy fytyra. As ky shtet që kemi ne. Nuk mund që një qytetar të dënohet sepse rrethon pa leje oborrin e tij dhe ndërkohë ata që shkatërrojnë afro 70 shtëpi dhe venë në rrezik jetën e banorëve të jenë të mbrojtur nga shteti.

E dyta Opinion po tenton të hetojë a ka detyrë kompania të marrë përsipër dëmshpërblimin e banorëve të zonës të cilëve po ju shkatërron jetën, nëse nxjerrja me shpërthim lejohet me kontratë? Nëse po e ka bërë këtë deri tani dhe ka ndaluar, apo s’e ka bërë asnjëherë?

E treta, Opinion po tenton të hetojë se kush mban përgjegjësi për kontrollin e zbatimit të kontratës. Se çfarë bën Ministria e Energjitikës që është shfaqur shurdh memece thuajse nuk bëhet fjalë për një fshat të tërë; për jetë njerëzore dhe mbi të gjitha për një detyrim ligjor të saj.

E katërta, po tenton të kuptojë se nga buron “paprekshmëria” dhe fuqia e Bankers? Po tenton të kuptojë se ku e gjen kurajon dhe guximin një biznesmen i madh të shantazhojë në zyrën e shtetit Prokurorin e Përgjithshëm duke i kërkuar që të mbyllë hetimet për bankers? Ç’lidhje ka ky biznesmen me kompaninë në fjalë?

Të kuptojë se si shpjegohet që në qeveri po flitet për një dëshmpërblim nga buxheti i shtetit, kur Shteti s’ka asnjë mundësi ligjore ta bëjë këtë. Nëse e bën është sërish shkelje dhe shërben vetëm për të mbyllur zërat protestues. Nëse dëmi nuk është shkaktuar as nga shteti dhe as nga një forcë madhore, përse shteti do shpenzojë paratë e taksapaguesve dhe jo të detyrojë Bankersin për t’i paguar këto dëme?!

Përse Bankers qënka kaq i fortë sa shteti as nuk guxon të kërkojë as zbatimin e kontratës? Ku janë instrumentat ligjore? Ku janë organet supervizore? Përse heshtën të gjithë me vite dhe përse heshtin sërish. Aq më tepër sot që kompania nuk ka më të njëjtën pronësi.

Të gjitha dyert janë mbyllur për të hetuar çështjen Bankers, sot dhe dje. Dhe me siguri nuk do të hapeshin as kaq, sikur ata banorë të mos nisnin një marrshim epik, përpara syve tallës të pushtetit dhe vështrimeve mosbesues të qytetarëve të tjerë. Të nisnin një marrshim që na ka turpëruar sot të gjithë. Na ka turpëruar duke na kujtuar se ky vend nuk është koloni; se në këtë vend nuk e bëjnë dot ligjin as ca kompani dhe as ca biznesmenë që i kanë shndruar ministrat e shtetit në qen roje të bizneseve dhe përfitimeve të tyre të paligjshme. Se në këtë vend zëri i qytetarit duhet të dëgjohet. Dhe nëse nuk dëgjohet, ata pak banorë të Zharrzës bënë përpjekjen e parë për t’ju treguar të gjithëve, për të na e treguar të gjithëve, se si fitohet një e drejtë! Ndaj sot unë dhe të gjithë ata që mendojnë si unë ndihemi të turpëruar përpara sjelljes së tyre gjithë dinjitet.

Blendi Fevziu

Etiketa: Bankers Petroliumministria e energjitikesprotesta e Zharrezeszharrëz


Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
-U tha në Opinion

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

6 Tetor, 2025 10:45 pm
Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…

6 Tetor, 2025 10:23 pm
PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin
Aktualitet

PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin

6 Tetor, 2025 9:51 pm
Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…
Aktualitet

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…

6 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik
Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik

6 Tetor, 2025 9:40 pm
Para
“Majlinda, jo vetëm një grua e bukur”/ Bregu: Jam dhe do të vazhdoj të jem…

“Majlinda, jo vetëm një grua e bukur”/ Bregu: Jam dhe do të vazhdoj të jem...

Video/ Shoferi i dehur futet mes turmës së karnavaleve, dhjetëra të plagosur

Video/ Shoferi i dehur futet mes turmës së karnavaleve, dhjetëra të plagosur

Foto-lajm/ Çfarë ndodh jashtë çadrës së protestës?

Foto-lajm/ Çfarë ndodh jashtë çadrës së protestës?
















TE FUNDIT

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
7 Tetor, 2025

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 7 tetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
7 Tetor, 2025

DASHI Ju keni një energji të brendshme që nuk mund ta injoroni: ndjeni se është koha për të bërë një...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com