Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fshihet pas shpërthimit me bombë në Shën Petersburg? Ja katër pistat e hetimit

2017/04/04 at 11:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë fshihet pas shpërthimit me bombë në Shën Petersburg? Ja katër pistat e hetimit

Pas masakrës në Shën Petersburgun e tij, me atë vetë të pranishëm në qytet, Presidenti Vladimir Putin mund t’i heqë sërish pluhurin legjendës së një Rusie të rrethuar nga armiqtë. Por kush janë këta armiq? Nuk është ende e qartë se kush ishte prapa sulmit të djeshëm në metronë e qytetit të carëve, edhe pse pistat më të besueshme të çojnë tek Shteti Islamik dhe terrorizmi me prejardhje Kaukaziane. Eshtë publikuar edhe një foto e një njeriu lëkurëzeshkët me një mjekër të plotë, dhe i veshur me një lloj çallme të zezë. Ai është regjistruar nga kamerat e metrosë, dhe ka shumë njerëz që thonë se ai është autori. Por hetuesit janë duke ndjekur të gjitha pistat: Natyrisht ajo islamike dhe ajo kaukaziane, por pa lënë pas dore ultra të djathtët ukrainas dhe një armik të mundshëm të brendshëm, një ish-oligark, një mafioz, apo njerëz të shërbimeve të fshehtë që janë përjashtuar.


Pista e parë: Shteti Islamik

Në mesin e militantëve të Shtetit Islamik në Raqqa dhe Mosul qarkullon një video ku Putin është i demonizuar si “njeriu që dy vitet e fundit ka pirë gjakun e sirianëve”. Presidenti rus është njeriu që duhet mposhtur, armiku numër 1 i xhihadit në Siri. Ajo e frymëzimit islamik pra, është një nga pistat kryesore për prokurorët rusë. Dhe mes organizatorëve të supozuar të sulmit të djeshëm janë kryesisht ISIS dhe galaksia e grupeve ekstremiste myslimane që luftojnë në Siri kundër regjimit të Bashar al-Asadit. Në fakt, që kur në shtator të vitit 2015 luftëtarët e Moskës filluan të bombardojnë masivisht pozicionet e kryengritësve në Siri, ushtria besnike e Assadit ka qenë në gjendje që të rimarrë një pjesë të madhe të rajoneve të pushtuara. Pra, nuk shkakton aspak çudi gëzimi në rrjetet sociale arabe, mes aktivistëve sirianë të opozitës, për shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut.

Pista e dytë: Foreign fighters

Në këtë moment, ende nuk ka ardhur asnjë marrje përsipër nga ana e “të dyshuarve të zakonshëm”, dmth rebelëve çeçenë ose të Dagestanit, megjithatë, të dy palët të lidhura ngushtë me Shtetin Islamik. Në republikat e Federatës Ruse, revolta ndaj Moskës është shtypur rëndë në dekadat e fundit, sidomos gjatë “luftës së dytë çeçene”, që përfundoi në vitin 2009, edhe pse sulme vazhdojnë të ndodhin në Rusi (më i rëndi ishte ai në metronë e Moskës në vitin 2010: 41 të vdekur). Radikalizimi i kryengritjes ka shtyrë shumë prej militantëve që të zbresin nga malet e Kaukazit, për të shkuar dhe luftuar xhihadin e tyre, si luftëtarë të huaj në Irak dhe Siri, me role në komandën ushtarake. Për reciprocitet, Shteti Islamik u ka dhënë vitet e fundit para, armë dhe mbështetje logjistike.

Pista e tretë: Ultra të djathtët e Kievit, që luftojnë në kufi

Pavarësisht marrëveshjeve të firmosura në Minsk dy vjet më parë, Moska dhe Kievi ende përplasen ushtarakisht në Donbass, në një konflikt që ka shkaktuar deri tani 6 mijë të vdekur. Kush mund ta ketë kryer një sulm të tillë? Të vetmit mund të jenë grupet paramilitare ultra të djathta ukrainase, të njëjtat që i japin një dorë të fortë ushtrisë së Kievit, dhe që Presidenti Petro Poroshenko thotë se i ka ndërfutur në forcat e veta të armatosura. Për shembull, “batalioni Azov” i përbërë nga të rinj, të cilët para së gjithash vetëquhen patriotë. Dje ka patur një sënim në Tuiter nga ukraina, që rusët e kanë qarkulluar në internet. “Prej kohësh nuk ka sulme”. Disa analistë rusë argumentojnë se Isis është duke u stërvitur në Ukrainë.

Pista e katërt: Aktivistë, oligarkë. Dhe hijet e shërbimit të fshehtë

Komisioni i hetuesve, një lloj FBI-je ruse, po merr në konsideratë disa pista. Mes tyre, natyrisht armiqtë e brendshëm të presidentit. Janë kundërshtarët e tij politikë, si bloggeri Aleksandr Navalnyj, por janë të gjithë o në burg, në arrest shtëpiak, ose nën mbikëqyrje të forta. Gjithashtu, nuk ka sinjale për një opozitë të armatosur. Policët rusë kanë menduar edhe për një hakmarrje të armikut të madh të presidentit rus: Mikhail Khodorkosvskij, ish oligarku që ngaZvicra, ku u largua pas dhjetë vitesh burg, financon opozitën. Në fund, ashtu si ndodhi pas një sulmi të vitit 1999, ka nga ata që akuzojnë shërbimet e fshehta ruse: një atentat për të rilançuar imazhin e zbehur disi të presidentit. / La Repubblica – Përgatiti: bota.al

 

Etiketa: pistatrusiShën Petersburgshperthimisulmi me bombe


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

6 Qershor, 2026 1:40 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

6 Qershor, 2026 1:30 pm
Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

Protestë në Porto Novo kundër projektit në Zvërnec

6 Qershor, 2026 12:12 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

6 Qershor, 2026 11:18 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

6 Qershor, 2026 10:42 am
Para
Qeveri besimi? Rama thërret në Kryeministri njerëzit më të besuar (foto)

Qeveri besimi? Rama thërret në Kryeministri njerëzit më të besuar (foto)

Egjipt, gjenden mbetjet e një piramide 3.700 vjeçare

Egjipt, gjenden mbetjet e një piramide 3.700 vjeçare

Basha nga “Çadra e Lirisë”: Fatmir Xhafa në dosjet e të huajve si i lidhur me bandat

Qeveria e besimit? Basha i përgjigjet Metës: Mirësevjen!
















TE FUNDIT

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se...

Lexo më shumë

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
6 Qershor, 2026

Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka...

Lexo më shumë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
6 Qershor, 2026

Një 57-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj....

Lexo më shumë

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
6 Qershor, 2026

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur para ambasadës shqiptare në shenjë proteste për resortin në Zvërnec.  Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}