Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fshihet pas anijeve fantazmë, që shfaqen buzë brigjeve të Japonisë

2019/01/14 at 1:55 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë fshihet pas anijeve fantazmë, që shfaqen buzë brigjeve të Japonisë

Anijet fantazmë, kanë qenë një element kryesor i legjendave detare në mbarë botën për shekuj me radhë, dhe anijet bosh që shfaqen herë pas here në brigjet e Japonisë, kanë pas disa histori të frikshme. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Japoninë në vitin 2011, nxorri në det të hapur një numër anijesh, dhe pastaj disa prej këtyre anijeve fantazmë u shfaqën në vende të çuditshme.


Anija “Ryou-Un Maru”, 70 metra e gjatë kaloi një vit në det, para se të gjendej gati e mbytur në brigjet e Alaskës në vitin 2012. Në bord nuk kishte asnjë person, dhe asnjë dritë të vetme që të sinjalizonte anijet e tjera që mund të ndeshte rrugës.

Por sërish në vitin 2015, ndodhi diçka e çuditshme; diçka që la ta pataksur edhe peshkatarët më të vjetër në brigjet e Japonisë. Banorët e fshatrave të vegjël të peshkimit, që përshkojnë bregdetin japonez janë mësuar të jetojnë me fantazma. Shkëmbinjtë Tojinbo, janë famëkeqë për numrin e madh të vetëvrasjeve që ndodhin atje çdo vit.

Ndonjëherë trupat e viktimave, pluskojnë në afërsi të fshatrave bregdetarë si Monzen, banorët e të cilëve që nga ajo kohë janë bërë të pandjeshëm ndaj këtij fenomeni. Peshkatari në pension, Shizuo Kakutani, rrëfen se si fantazma lokale e Monzen është “figura e një gruaje që shfaqet në skelë”, që mendohet të jetë fantazma e një gruaje që ka vrarë veten.

Banorët e fshatrave bregdetarë në Detin e Japonisë, gjejnë shpesh trupat e njerëzve që kanë vrarë veten, duke u hedhur nga shkëmbinjtë Tojinbo. Në nëntorin e vitit 2015, anëtarët e rojes bregdetare të Monzenit morën një telefonatë në lidhje me një anije që ishte shfaqur ne brigjet e Prefekturës Ishikaua.

Oqeani kishte hedhur anijen 10 metërshe në brendësi të gjirit, me sa duket në bord nuk kishte ekuipazh. Një varkë e zbrazët, mund të mos ketë ngjallur ndonjë interes nga banorët e zonës, por më vonë gjatë asaj dite roja bregdetare njoftoi për gjetjen e 2 anijeve të tjera – asnjëra me ndonjë njeri të gjallë në bord.

Kur anëtarët e rojes bregdetare, hipën në kuvertë e njërës prej anijeve të vogla të peshkimit, ata nuhatën një erë të keqe. Ekuipazhi nuk i kishte braktisur anijet. Autoritetet zbuluan 3 kufoma të dekompozuara në një stad shumë të avancuar, që pamundësonte njohjen e tyre. Në total 10 trupa të pajetë, do të gjendeshin atë ditë në 3 anijet e zbrkuara në Monzen.

Asnjëri prej tyre, nuk nënkuptonte një identitet apo arsye të vdekjes. Megjithëse vetë trupat nuk ofruan të dhëna për origjinën e tyre, sendet e tjera të gjetura në bord ishin më orientuese. Ato përmbanin simbole koreane, edhe pse gjendja dhe madhësia e anijeve nuk ishin tipike për Korenë e Jugut.

Një shënim që thoshte ”Ushtria Popullore e Koresë” në një varkë, dhe një portret i diktatorit të ndjerë Kim Jong Il, siguroi prova të tjera se viktimat ishin nga Koreja e Veriut – 649 milje larg prej andej. Një teori, ishte se anijet fantazmë i përkisnin dezertorëve të Koresë së Veriut, që u përpoqën të arratiseshin nga vendi komunist.

Megjithatë, shumica e njerëzve që përpiqen të ikin nga Koreja e Veriut, përdorin zakonisht një rrugë tokësore përmes Kinës – ose një rrugë shumë më të shkurtër bregdetare në Korenë e Jugut.

Shumë shpejt doli një tjetër teori, që sugjeronte se anijet nuk ishin pilotuar fare nga civilët, por nga ushtarët.

Megjithëse mund të duket e çuditshme që ushtria e Koresë së Veriut të jetë angazhuar në peshkim, gazeta “Japanese Times” shpjegoi se “peshkimi është një industri jetike, në një vend ku miliona nuk mund të gjejnë sa duhet për të ngrënë”. Gjatë viteve të fundit, diktatori aktual Kim Jong Un, ka shtuar presionin mbi ushtrinë për të kapur më shumë peshq.

Megjithatë (siç ndodh shpesh kur qeveria ndërhyn me një dorë të ashpër), burrat e ngarkuar për të peshkuar, ishin të papajisur si duhet për këtë punë. “Vetëm një idiot do të peshkonte në këtë mënyrë”- thotë një peshkatar veteran japonez mbi kushtet e anijes. “Qeveria koreane i detyron ata ta bëjnë këtë”- shton ai.

Mungesa e përvojës së ushtarëve, e kombinuar me gjendjen primitive të anijeve shkaktoi probleme që në fillim. E shoqëruar me presionin nga një diktaturë e egër, bëhet e qartë se si ushtarakët janë shtyrë në limitet e tyre. Të dëshpëruar për të realizuar kuotat, burrat e paguajnë me jetën e tyre.

Të gjitha anijet e Koresë së Veriut, ose anijet fantazma, siç quhen rëndom, u zbuluan se kishin motorë të dobët dhe nuk kishin GPS, një mjet që bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, për ata ushtarë që nuk kanë pasur aftësi lundrimi. Me pajisjet e gabuara dhe me më pak ushqime, ekipet që humbin kursin, mund të vdesin nga uria, para se të mund të rrikthehen në vendin e tyre.

Një anëtar japonez i rojes bregdetare që shqyrtoi një nga anijet fantazma, u trondit nga mungesa e furnizimeve në bord:një tigan, grepa peshkimi dhe disa prozhektorë të vegjël. Kim Jong Un mund të ketë një motiv tjetër – dhe çuditërisht të natyrës kapitaliste – për të rritur kuotat e peshkimit, përveç ushqimit të popullit të tij.

Një profesor në Universitetin e Tokios, ka vënë në dukje se “Koreja e Veriut po fut një sistem stimulimi për prodhuesit”. Peshku është një nga produktet kryesore të eksportit në Kinë, çka mund të jetë një mënyrë për të pasur valutë të huaj”- thekson ai.

Numri gjithnjë në rritje i anijeve fantazmë japoneze që zbarkojnë në brigjet japoneze, duket të përputhet me vendimin e diktatorit të Koresë së Veriut, për të ushtruar presion mbi industrinë e peshkimit të vendit të tij.

Vetëm në vitin 2013, roja bregdetare njoftoi shfaqjen në breg të 80 anije të tilla fantazëm. Sipas një raporti të “Vice NeWs”, ky numër u reduktua në 44 në vitin 2017, për të shënuar kulmin këtë vit, kur deri në nëntor 2018, janë zbuluar 89 anije.

Etiketa: anijejaponikore e veriut


Ju sugjerojmë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Para
Shkresa/Filologjiku:Stop presionit e dhunës policore, mbështesim studentët

Shkresa/Filologjiku:Stop presionit e dhunës policore, mbështesim studentët

Veza i mori “fronin e Instagramit”, ky është reagimi i Kylie Jenner

Veza i mori "fronin e Instagramit", ky është reagimi i Kylie Jenner

Unaza e Re, dalin shifrat zyrtare: Ja sa kushton rruga e shumëdebatuar

Rihapet gara, kush janë kompanitë konkuruese në tenderin e Unazë së Re
















TE FUNDIT

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
23 Shtator, 2025

Ka nisur prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj....

Lexo më shumë

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
23 Shtator, 2025

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, aty ku do të nisë proceduar për shkarkimin e Erion Veliajt nga...

Lexo më shumë

Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm

Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm
23 Shtator, 2025

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaron se  nuk ka prova të reja që kërkojnë ndryshime në rekomandimet aktuale të përdorimit...

Lexo më shumë

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
23 Shtator, 2025

Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare. Opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit dhe ka paditur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com