Pedagogu Vehap Kola ka thënë se Shqipëria e ka humbur mundësinë e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Kola tha se është shkelur kushti për organzimin e kësaj konference, që është marrëveshje konsensuale mes palëve për ndryshimet dhe Kodin Zgjedhor.
“Kushti i BE për të organizuar konferncën e parë ishte marrëveshja konsensuale. Ai kusht është shkelur, konferenca s’do bëhet. Urdhëro thoni tani që do hapen negociatat”, u shpreh Kola.
Më tej ai u shpreh se me ndryshimet zgjedhore Rama fiton një avantazh prej 3-4 deputetësh./Opinion.al