Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është varësia ndaj seksit dhe pasojat e rrezikshme të saj

2018/03/15 at 11:39 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë është varësia ndaj seksit dhe pasojat e rrezikshme të saj

Seksi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, në bazë të moshës, përvojës, statusit, aspekteve fizike dhe psikike karakterizon mirëqenien tonë. Tek disa persona, seksi nuk është vetëm pjesë e jetës, por bëhet një aktivitet i cili karakterizon çdo ditë, derisa personi humb tërësish mundësinë e të kontrolluarit vetveten. Varësia seksuale është një sjellje e cila karakterizohet nga iluzioni i të bërit diçka që largon apo i tejkalon vështirësitë e përditshme të jetës (V. Caretti, G.Di Cesare, 2005).


Individi që ka këtë varësi mundohet të largohet nga vështirësitë e jetës, nga dhimbja, ndjenjat e fajit apo turpi i ndjerë. Kjo sjellje i ndihmon gradualisht e më shumë për të fshehur ndjenjat e konviktit. Sjellja seksuale e përsëritur i jep një ndjesi kontrolli tek trupi dhe e bën personin të ndjehet emotivisht i pushtetshëm. Ai mendon se largimi i përkohshëm nga problemet gjatë aktit seksual, është zgjidhja e problemeve, ndërkohë varësia rrënjësohet akoma më shumë. Sjellja seksuale kthehet në një stil jete, i cili karakterizon përditshmërinë e individit, duke e larguar nga personat e tjerë, dhe duke e larguar nga mundësia për të kuptuar ç’po ndodh brenda tij. Një person që ka një problem të tillë është fortësisht i stresuar emotivisht, psikologjikisht dhe fizikisht, duke hyrë në një rreth vicioz, ku nuk ka mundësi të shkëputet nga sjellja seksuale kompulsive.

Neuropsikologët kanë skanuar trurin e personave të droguar dhe trurin e personave të varur seksualisht. Çuditërisht, zonat cerebrale të aktivizuara gjatë eksperimentit janë të të njëjtat, pra dëmet që seksi i tepërt shkakton, janë po të njëjtat e atyre që shkaktojnë substancat narkotike. Ndërkohë, kjo sjellje jep përkohësisht edhe ndjesi arritjeje. Nga njëra anë, seksi jep efekte pozitive, nga ana tjetër, personi nuk ndalon dot aktivitetin e tij, pra shpejt ndodhet në situata ku mbyllet nga bota përreth dhe kalon natën duke parë video porno, apo duke kërkuar njohje në rrjetet sociale, apo duke shpenzuar në mënyrë të pa konsiderueshme lekët për seks me pagesë. Ndonjëherë seksi përdoret për t’u ndjerë më pak vetëm ose për t’u ndjerë i pranueshëm në shoqëri, duke rritur riskun për takime të shpeshta on-line. Një studim i vitit 2011 nga “Society for the Advancement of Sexual Health” tregonte se janë 9 milion persona të prekur nga kjo varësi.

Aktualisht, përtej meshkujve 40-50- vjeçarë, ka edhe moshuar. Të njëjtat kërkime pohojnë se për Shqipërinë nuk ka akoma statistika të veçanta. Personi me varësi seksuale kalon ditën duke fantazuar seksualisht (shumë orë duke menduar sesi do kalojë aventurat e ardhshme seksuale); masturbimi (ndonjëherë orët e tepërta që kalon duke u prekur, sjellin dëme në organe gjenitale); rol seksual të ngacmueshëm (kalon kohën duke kërkuar aktivisht partner për të pasur raporte); seks anonim (me persona që nuk njeh dhe e njohin, duke bërë pjesë në orgji, raporte për një natë apo duke kërkuar vende që ofrojnë seks për një natë); seks me pagesë (prostitucion, linja telefonike erotike, revista që ofrojnë numra telefoni); seks i shitur (filma erotikë ose fotografi amatoriale me sfond seksual).

Ky aktivitet vazhdon në ditët dhe javët e personit, derisa ai humbet punën, familjen dhe shoqërinë dhe gjendet vetëm.(M. Spaccarotella, 2016) Personi për t’u diagnostikuar si Varësi Seksuale (hypersexual disorder) duhet të ketë këto sjellje për të paktën 6 muaj, dhe ndërkohë te familja, puna dhe miqësia të kenë arritur një modifikim të konsiderueshëm. Çfarë dëmesh shkakton varësia seksuale në jetën e një personi? Humbja e lidhjeve, zakonisht nëse janë të martuar, arrin shpejt në divorc apo ndarje; humbja e fëmijëve, abort apo humbja e kujdestarisë; fëmijët nuk janë pjesë të jetës së personit që është në varësi; humbja e miqësive; infektimi me sëmundje; humbja e sasive të konsiderueshme të lekëve; zhvillim i çrregullimeve seksuale; zhvillimi i turpit dhe ndjesisë së fajit; ndjesi izolimi; humbja e vendit të punës, humbja e vetëvlerësimit dhe integritetit psikik; tentativa vetëvrasjeje. Trajtimi i varësisë bëhet nëpërmjet psikoterapive individuale, ose në grup, por në disa raste është i nevojshëm përdorimi i ilaçeve që rrisin serotoninën, antidepresivëve, ansiolitikëve dhe stabilizatorëve të humorit, sepse varësia është një problematikë që prek biologjinë, psikologjinë dhe kulturën. Për kurën e kësaj varësie nevojitet një ekip multi disiplinor si psikologu, psikiatri dhe seksololgu.

Etiketa: pasojaseksvaresi


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 6 dhjetor 2019
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:38 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025 8:26 am
Para
Kryemadhi sjell rastin konkret: E ka fituar statusin e të varfërit, por me zero lekë

Kryemadhi sjell rastin konkret: E ka fituar statusin e të varfërit, por me zero lekë

Kë po injoron Rama: Bashën, Kryemadhin, apo familjet e varfëra?

Kë po injoron Rama: Bashën, Kryemadhin, apo familjet e varfëra?

Britania gati të dëbojë 23 diplomatë rus, çfarë pritet të ndodhë

Britania gati të dëbojë 23 diplomatë rus, çfarë pritet të ndodhë
















TE FUNDIT

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
7 Shtator, 2025

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, për një tjetër...

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
7 Shtator, 2025

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për...

Lexo më shumë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com