Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është infrastruktura kritike e Kosovës dhe kush e ruan? 

2024/12/04 at 1:52 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë është infrastruktura kritike e Kosovës dhe kush e ruan? 

Energjia, transporti, sistemi bankar, tregjet financiare, shëndetësia, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, rrjeti digjital, administrata publike, si dhe prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e ushqimit janë sektorët që përbëjnë infrastrukturën kritike të Kosovës. 


Kjo infrastrukturë është jetike për funksionimin dhe sigurinë e shtetit, si dhe të qytetarëve të tij. Kosova ka ligj për mbrojtjen e saj, por disa ekspertë të sigurisë thonë se ai nuk zbatohet siç duhet. 

Për Mentor Vrajollin, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shtimi i masave është urgjent, në kohën kur kërcënimet, “si kibernetike, ashtu edhe terroriste”, janë rritur në nivel global. 

Javën e kaluar, në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës – i cili furnizon me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – ndodhi një shpërthim i fuqishëm, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. 

Për pasojë, furnizimi i rregullt me ujë dhe energji elektrike u ndërpre për disa kohë. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për këtë sulm, duke thënë se qëllim kishte t’i shkaktonte dëme të pariparueshme infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi çdolloj përgjegjësie dhe e dënoi sulmin. 

Çka parasheh ligji? 

Kosova ka Ligjin për infrastrukturën kritike që nga viti 2018. 

Qëllimi i tij është “ta ruajë dhe mbrojë infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, t’i mbrojë qytetarët e Republikës së Kosovës, t’i parandalojë incidentet dhe ta minimizojë dëmin potencial në këtë infrastrukturë”. 

Më 27 Nëntor, vetëm dy ditë para sulmit në Ibër-Lepenc, Qeveria e Kosovës miratoi disa ndryshime në ligj, duke i shkrirë disa sektorë të infrastrukturës kritike në një. 

Këto ndryshime tani janë në pritje të votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. 

Përndryshe, autoriteti kryesor për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, si dhe të politikave për identifikimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, është Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. 

Ajo ka kompetencë të kryejë inspektime në terren dhe të sigurojë, madje, mbrojtjen e duhur fizike të hapësirave të infrastrukturës kritike. 

Kjo ministri nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar rreth mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së kësaj infrastrukture. 

Por, pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, Këshilli i Sigurisë i Kosovës miratoi disa masa shtesë për të forcuar sigurinë e infrastrukturës kritike, qoftë në ura, trafostacione, antena, liqene etj. 

Për këtë qëllim, Këshilli kërkoi nga Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës që të aktivizohen në terren. 

Si ruhet infrastruktura kritike? 

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Izmi Zeka, thotë se nuk duhet pritur ndonjë rast i caktuar për t’u marrë masa. 

Sipas tij, janë disa sektorë që u duhet sigurim i vazhdueshëm fizik. 

Në mesin e tyre, ai veçon ujin, ushqimin dhe rrymën. 

“Penda e Badovcit, Gjilanit, Ujmanit, Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’, ‘Mitrovica’… e pastaj Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) janë sektorë që nuk duhet të lihen pa roje, pa mbikëqyrje, pa kontroll 24 orë, sepse dëmet eventuale në ta mund të jenë katastrofale dhe ta rrezikojnë shëndetin publik”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë. 

Pyetjeve të REL-it për sigurimin fizik të objekteve të tyre nuk iu përgjigjën as KEK-u, as Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, e as Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”. 

Bashkim Kurti, kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, tha se në fabrikat ku bëhet trajtimi i ujit, ka roje gjatë gjithë kohës. 

“Ndërmarrja i ka dy fabrika: një në Shipol dhe një në Balincë. Në këto dy hapësira ka sigurim 24 orë. Ata janë punëtorë të kompanisë dhe përkujdesen edhe për çështje të sigurisë, edhe për çështje operative”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë. 

Pas sulmit në Ibër-Lepenc, kryeministri Kurti tha se ky kanal është thuajse e pamundur të mbikëqyret gjatë gjithë kohës. 

“Kanali Ibër-Lepenc është një kanal mbi 50 kilometra dhe natyrisht që është tejet e vështirë të kontrollohet dhe të jetë nën mbikëqyrje 24 orë në shtatë ditë të javës, në gjithë gjatësinë e tij”, tha ai në një konferencë për media më 1 dhjetor. 

“Të respektohet ligji” 

Vrajolli nga QKSS-ja thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike mund ta pengojë funksionimin e shtetit. 

Ndaj, sipas tij, duhet të ndërmerren masa sa më herët, në përputhje me ligjin. 

Në këtë aspekt, ai rekomandon që Kosova të përpilojë një listë me emra të institucioneve, të ndërmarrjeve apo të operatorëve privatë, që do të mbikëqyrnin dhe ruanin infrastrukturën kritike. 

“Të sigurohemi që në këtë periudhë, kur kërcënimet në nivel global janë rritur dukshëm, i kemi masat e nevojshme për të parandaluar çfarëdo sulmi rreth kësaj infrastrukture”, thotë Vrajolli, duke përmendur si opsion edhe vendosjen e kamerave përreth saj. 

Ai shton se Kosova nuk ka kuadro të mjaftueshme për zbatimin e ligjit, por se “ato mund të krijohen”. 

Koordinimi ndërinstitucional, sipas tij, është i domosdoshëm, sepse infrastruktura kritike nuk është vetëm në pronësi publike, por edhe private, e po ashtu, ajo nuk është vetëm fizike, por edhe virtuale. 

“Shteti duhet ta identifikojë dhe mbrojë atë, sidomos tash kur është një periudhë e pasigurt, kur ka shumë aktorë të gatshëm për të krijuar destabilitet në të gjithë botën”, thotë Vrajolli. 

Duke iu adresuar gazetarëve më 1 dhjetor, Kurti përmendi Rusinë dhe tha se sulmi në Ibër-Lepenc “duket se ka lidhje” me sulmet e Federatës Ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. 

Për t’i përforcuar këto pretendime, ai shfaqi një fotografi për të cilën tha se tregon emblema të njësive ushtarake ruse, të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri të vendit./REL 



Ju sugjerojmë

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

19 Janar, 2026 11:15 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

19 Janar, 2026 10:38 pm
Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

19 Janar, 2026 10:35 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Para
“Arrestimi i Ilir Metës, torturë çnjerëzore”, Berisha paralajmëron: Dosjen do ta çojmë në Hagë 

“Arrestimi i Ilir Metës, torturë çnjerëzore”, Berisha paralajmëron: Dosjen do ta çojmë në Hagë 

Kurti takohet me O’Brien në Belgjikë, flet për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc 

Kurti takohet me O’Brien në Belgjikë, flet për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc 

BB ngre alarmin për degradimin e universiteteve në Shqipëri 

BB ngre alarmin për degradimin e universiteteve në Shqipëri 
















TE FUNDIT

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
19 Janar, 2026

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e...

Lexo më shumë

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Janar, 2026

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare....

Lexo më shumë

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
19 Janar, 2026

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore...

Lexo më shumë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com