Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është HMPV? Virusi i ri misterioz alarmon Kinën

2025/01/05 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë është HMPV? Virusi i ri misterioz alarmon Kinën

Kina po përjeton panik si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve nga një virus i ri (HMPV),  i cili prek rrugët e frymëmarrjes. Rastet e identifikuara janë masivisht në Kinën veriore.

Përhapja e këtij virusi të ri vjen pesë vjet më vonë pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një Covid-19 në Wuhan, i cili më pas u shndërrua në një pandemi globale me 7 milionë vdekje të raportuara.

Fotot dhe videot e njerëzve që mbanin maska ​​në spitalet në Kinë u shfaqën në platformat e mediave sociale. Raportet lokale thanë se skenat e një shpërthimi të HMPV ishin të ngjashme me shpërthimin fillestar të Covid-19.

Nga ana tjetër autoritet shëndetësore po zbatojnë masa urgjente për të monitoruar dhe menaxhuar përhapjen e këtij virusi të ri.

Por, çfarë është HMPV?

Metapneumovirusi i njeriut ose ndryshe HMPV është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme ose gjendjen gripale. Por, teksa ftohja ose gripi është më i lehtë HMPV mund të çojë në komplikacione më të rënda siç është pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit, të sëmurët kronikë dh ata me sistem imunitar të dobët. Ekspertët në fakt nuk e cilësojnë këtë si një virus të ri, por sipas tyre ai filloi të marrë vëmendje për shtimin e rasteve të infektuara tek fëmijët nën moshën 14-vjeç në Kinën veriore. I identifikuar për herë të parë në vitin 2001, HMPV është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara. Rritja në raste përkon me motin e ftohtë dhe rritjen e aktivitetit të brendshëm, kushte që zakonisht nxisin përhapjen e viruseve të frymëmarrjes. Simptomat e saj përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe lodhje, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë. Ndryshe nga Covid-19, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV. Trajtimi përfshin kryesisht menaxhimin e simptomave.

A mund të përhapet virusi HMPV në vende të tjera?

Pyetja tjetër që shtrohet është se nëse mund të përhapet ky virus në vende të tjera dhe se sa është probabiliteti që të kthehet në një pandemi globale njësoj si Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se Hong Kongu ka raportuar disa raste të HMPV. Gjithashtu disa vende të tjera fqinje si Kamborixhia dhe Tajvani kanë raportuar raste të tilla dhe po tregohen të kujdesshëm në monitorimin e situatës. Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të Kamboxhias ka lëshuar paralajmërime për HMPV, duke vënë në dukje ngjashmërinë e tij me Covid-19 dhe gripin. Në Indinë fqinje, zyrtarët thanë se nuk ka nevojë për panik pasi HMPV është si çdo virus tjetër që prek rrugët e frymëmarrjes. Ndërkaq zyrtarë të lartë të Kinës përfshirë këtu dhe ministrin e Jashtëm bëri të ditur për të gjithë qytetarët dhe turistët se Kina është e sigurt për të vizituar dhe se nuk ka vend për panik.

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Nuk i botuan vizatimin satirik për Jeff Bezzos, jep dorëheqjen karikaturistja e famshme e The Washington Post

Nuk i botuan vizatimin satirik për Jeff Bezzos, jep dorëheqjen karikaturistja e famshme e The Washington Post

Lufta në Gaza, shkon në 45,805 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Lufta në Gaza, shkon në 45,805 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike

Ushqimi falas në shkollat e Tiranës, Veliaj: Fëmijët me fillim të barabartë, siç kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com