Life Style

Çfarë është “Flaka e Përjetshme” në Chestnut Ridge?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 27/11/22 |
Opi Nion

Edhe pse që fëmijë na kanë mësuar se uji e shuan zjarrin, në Shtetet e Bashkuara ekziston një ujëvarë brenda së cilës digjet në mënyrë misterioze një flakë e vazhdueshme. Flaka e Përjetshme, siç është quajtur, shkëlqen nën ujërat e ujëvarës “Chestnut Ridge County Park”, një rezervat natyror në jug të Bufalos, në shtetin e Nju Jorkut, SHBA.

Faji i një xhepi me gaz metan

Sipas një studimi të Universitetit të Indianës, fenomeni i çuditshëm ndodh për shkak se flaka, 30 centimetra e lartë, ndodhet mbi një xhep të madh me gaz metani, që gjendet në një thellësi prej 400 metrash, dhe që ngrihet deri në sipërfaqe i shtyrë nga temperaturat e larta që janë në gjendje të grimcojnë shkëmbinjtë, në vend se të dalin drejtpërdrejt nga toka siç ndodh zakonisht.

Rreth këtij fenomeni interesant ka shumë legjenda. Më e famshmja tregon se flaka përfaqëson shpirtin e një indigjeni. Në fakt territori i Chetsnut ka qenë më herët i populluar nga fise të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës u eliminuan nga pushtuesit evropianë. Thuhet se individi i fundit i mbetur gjallë, e ndezi këtë zjarr para se të vdiste, për të lënë një dëshmi të pashlyeshme të pranisë së tyre.

Pas