Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

2025/07/01 at 6:43 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

Europa Jugore është përfshirë nga vala e parë ekstreme e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius në disa rajone të Spanjës dhe Portugalisë.

Sipas ekspertëve meteorologjikë, situata e krijuar lidhet me fenomenin e njohur si “heat dome” ose “kupola e nxehtësisë ose termike”, një zonë presioni të lartë që qëndron pezull mbi një territor për disa ditë apo javë.

Ky presion i lartë vepron si një kapak, duke bllokuar nxehtësinë poshtë tij, ngjashëm me mënyrën se si një furrë mban temperaturën brenda. Nxehtësia akumulohet, toka thahet dhe thith më shumë rreze dielli, duke e përkeqësuar më tej situatën. Kupola termike pengon formimin e reve dhe hyrjen e masave ajrore të ftohta, duke krijuar kushte për qiell të pastër dhe një rritje të vazhdueshme të temperaturave.

Europa është tashmë 2°C më e ngrohtë se në kohët para-industriale dhe është kontinenti që ngrohet më shpejt. Kjo ndodh edhe për shkak se gazrat serrë të çliruara nga djegia e lëndëve djegëse fosile bllokojnë më shumë nxehtësi në atmosferën e Tokës, duke rritur temperaturat mesatare.

“Vrasësi i heshtur”

Shkencëtarët i quajnë valët e nxehtësisë “vrasës të heshtur” sepse ato shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të vdekjeve, veçanërisht tek njerëzit që janë tashmë të prekshëm. Valët e nxehtësisë janë gjithashtu një rrezik i madh për fëmijët e vegjël, trupat e të cilëve ngrohen më shpejt, dhe për gratë shtatzëna, të cilat janë në rrezik në rritje të lindjes së parakohshme.

Në Portugali, temperatura në qytetin Mora arriti në 46.6°C, çka mund të përbëjë rekord të ri për muajin qershor. Në Itali, spitalet në rajone si Toskana kanë raportuar një rritje prej 20% të rasteve të shtrimeve për shkak të goditjeve nga i nxehti. Qytetarët janë këshilluar të shmangin ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 18:00.

Franca ka lëshuar paralajmërime për të gjithë pjesën më të madhe të territorit të saj, me 88% të zonave në nivel portokalli alarmi, ndërsa rreth 200 shkolla publike janë mbyllur. Qeveria i ka bërë thirrje bizneseve të rishikojnë oraret për të mbrojtur punonjësit nga nxehtësia ekstreme.

Në Gjermani, përveçse se priten që temperaturat të shkojnë në 40 gradë, është theksuar rreziku i shtuar për zjarre në pyje për shkak të thatësirës, ndërsa disa qytete kanë vendosur kufizime për përdorimin e ujit.

Ju sugjerojmë

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…
Aktualitet

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

15 Gusht, 2025 8:05 pm
OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë
Bota

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

15 Gusht, 2025 7:59 pm
Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

15 Gusht, 2025 7:38 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Kryesore

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret në vend, Rama premton rifinancim

15 Gusht, 2025 7:27 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky para takimit Trump-Putin: Po na vrasin dhe në ditën e negociatave!

15 Gusht, 2025 7:01 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

15 Gusht, 2025 6:46 pm
Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!
Kryesore

Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!

15 Gusht, 2025 6:34 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë: Bregdeti, perlë sekrete në Mesdhe!
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë: Bregdeti, perlë sekrete në Mesdhe!

15 Gusht, 2025 6:18 pm
Talibanët, afër “zhdukjes” së grave nga jeta publike
Bota

Talibanët, afër “zhdukjes” së grave nga jeta publike

15 Gusht, 2025 5:57 pm
Para
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

TE FUNDIT

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
15 Gusht, 2025

Pak para takimit historik me presidentin rus Putin, Donald Trump ka folur përsëri me gazetarët në Air Force One. Ai...

Lexo më shumë

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…
15 Gusht, 2025

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 27 vjeçarit Ari Kodra, pasditen e sotme. Ai është...

Lexo më shumë

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë
15 Gusht, 2025

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 1.760 palestinezë janë vrarë...

Lexo më shumë

Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë
15 Gusht, 2025

Një person ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com