Nga e hëna deri më sot e (e enjte) mbi 150 persona janë helmuar në qytetin e Peshkopisë. Nga të dhënat e para mjekët thonë se dyshojmë për salmonelë.
Ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta pastiçeri në qytet.
Janë paraqitur gjithsej për ndihmë mjekësore në urgjencë 150 vetë. Aktualisht numri i të shtruarve në spital është 45 persona, 15 prej tyre fëmije.
Dyshimet e para flasin se helmimi ka ndodhur pasi rezultoi se pacientet kishin konsumuar ëmbëlsira në një pastiçeri në qytetin e Peshkopisë.
Inspektoriati i Shëndetit publik ka urdhëruar mbylljen e kësaj pastiçerie deri në daljen e analizave të pacientëve të helmuar.