Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e pret Vuçiçin në Berlin?

2022/05/04 at 2:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë e pret Vuçiçin në Berlin?

Kancelari Scholz pret kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiç. Bëhet fjalë për sanksione kundër Rusisë, por edhe për Kosovën.


Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç e pret në Berlin një ditë e gjatë dhe e pakëndshme. Ka shumë çështje të diskutueshme në rend dite. Presidenti i sapo zgjedhur donte në fakt të mbante një “fjalë” para popullit të tij javën e kaluar, por ai tani e ka shtyrë atë për të premten e ardhshme.

Serbia dhe raportet me Rusinë

Fokusi i vizitës në Berlin është raporti i Serbisë me Rusinë dhe qëndrimi i saj prorus. Rreth dy të tretat e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm. Partitë e krahut të djathtë mbajnë tubime të rregullta dhe justifikojnë me zë të lartë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Serbia merr rreth 90 përqind të gazit nga Gazprom, aktualisht me një “tarifë vëllazërore” prej 270 dollarë për 1000 metër kub. Në treg, gazi kushton tre deri në katër herë më shumë. Por çmimi i ri është në fazën e shqyrtimit. Inflacioni në Serbi është më shumë se 9 përqind dhe një embargo ruse e gazit do të anulonte premtimin e Vuçiçit për prosperitet në vend.

Kancelari Olaf Scholz duhet të jetë i njohur me këto zhvillime. Por që nga pushtimi rus i Ukrainës, mirëkuptimi për politikën serbe mes Lindjes dhe Perëndimit, Moskës dhe Brukselit është pakësuar në Berlin. Formula e Vuçiçit – ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por refuzojmë çdo sanksion kundër Moskës – nuk duket më e qëndrueshme.

Uvertura për një kthesë të mundshme në Beograd erdhi të enjten e kaluar (28 prill 2022) përmes tabloideve serbe. Në faqet e para, gazetat e afërta me Vuçiçin, të cilat në çdo rast favorizonin politikën ndaj Rusisë dhe Putinit, sulmuan ashpër Putinin dhe krahasimin e presidentit rus mes Donbasit dhe Kosovës.

Kosova

Olaf Scholz ka ftuar për bisedime në Berlin edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por takimet do t’i mbajë të ndara. Më pas Kurti dhe Vuçiç do të takohen së bashku me të dërguarin special të BE-së për çështjen e Kosovës, Miroslav Lajçak. Asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë i lumtur për këtë takim. Dialogu për të ashtuquajturin normalizim të marrëdhënieve është pezulluar prej kohësh. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe insiston në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa Kurti e kundërshton këtë dhe rithekson se çdo bisedë me Beogradin duhet të çojë në njohje reciproke.

Tani Scholzi me sa duket dëshiron të tregojë se problemi i Kosovës nuk do të harrohet gjatë luftës në Ukrainë. Përkundrazi: Berlini dëshiron të mbushë boshllëqet në Ballkan, ku ndikimi rus është i dukshëm. Çështja e Kosovës ka të ngjarë të jetë sfida më e madhe për qeverinë gjermane: Në fund të fundit, Moska shihet si një fuqi mbrojtëse në Beograd – e drejta ruse e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së garanton që Kosova do të mbetet jashtë Kombeve të Bashkuara.

Bosnjë-Hercegovina

Qeveria gjermane gjithashtu dëshiron të tregojë në mënyra të tjera se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor në sytë e saj. Përfaqësues special për rajonin është emëruar politikani i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, ndërsa në Bosnje postin e rëndësishëm të përfaqësuesit të lartë e mban ish-ministri federal Christian Schmidt (CSU). Sipas Marrëveshjes së Dejtonit (1995), kjo e fundit mund të miratojë ose të anashkalojë ligjet vetë.

Kjo është ajo që Schmidt po bën – veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Republikës Srpska (republika serbe në Bosnje) për t’u bërë gjithnjë e më e pavarur. Milorad Dodik, udhëheqësi veçanërisht pro Putin i serbëve të Bosnjës, kërcënon rregullisht me shkëputje.

Kështu Dodik po bëhet gjithnjë e më shumë problem për Vuçiçin, i cili prej vitesh është paraqitur në Perëndim si “faktor stabiliteti” dhe i lejohet të sigurojë pushtetin e tij në shtëpi me një dorë të hekurt. Në Berlin, Vuçiç pritet të distancohet nga Dodik, gjë që duhet të lërë përshtypje te shumë votues në Republikën Srpska.

Perëndimi

Edhe pse ai vetë ka ngjallur pakënaqësi antiperëndimore në Serbi prej vitesh, Vuçiç e di se vendi i tij ka nevojë urgjente për afrim me BE-në. Politika e tij ekonomike është gjithashtu e orientuar drejt Brukselit. Rreth dy të tretat e eksporteve serbe shkojnë në BE, ndërsa Rusia është një treg margjinal me rreth katër përqind. Vetëm kompanitë gjermane punësojnë rreth 70.000 njerëz në Serbi, të tërhequr nga puna e lirë dhe subvencionet e mëdha shtetërore.

Në rezolutën e fundit të Bundestagut që bën thirrje për dërgesa armësh në Ukrainë, qeveria federale kërkon që ndihma e para-anëtarësimit të BE-së për ata kandidatë që “i shmangen” sanksioneve perëndimore të “rishikohet”. Kjo nënkupton edhe Serbinë.

Vuçiç ka theksuar vazhdimisht se presioni perëndimor ndaj Serbisë është rritur. Se cilat sanksione mund të ndjekë Beogradi aktualisht ende nuk dihet.

Anëtarësimi në BE

Si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe Serbia është zyrtarisht në rrugën drejt BE-së. Por ekspertët e Ballkanit e kanë përshkruar kështu prej vitesh: BE-ja po bën sikur dëshiron të anëtarësojë Evropën Juglindore, ndërsa Serbia bën sikur dëshiron të reformojë veten.

Me luftën në Ukrainë, ka një fije shprese se gjërat mund të shkojnë më shpejt. Scholz ka theksuar disa herë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj integruese ndaj shteteve të Ballkanit.Por me Emmanuel Macron, do të jetë vështirë, sepse ai e ka frenuar shpesh zgjerimin e BE. Shtimi i vendeve të reja gjithashtu nuk është veçanërisht i popullarizuar në mesin e votuesve të Evropës Perëndimore.

Kjo është arsyeja pse kritikët e Vuçiçit në shtëpi kanë frikë se sundimtari serb mund të vazhdojë të drejtojë shtetin e tij njëpartiak de fakto në mënyrë autokratike pa kritika të forta nga Perëndimi. Kështu ishte edhe në kohën e Angela Merkelit: Stabiliteti në Ballkan ka qenë gjithmonë përpara përputhjes me standardet demokratike./DW



Ju sugjerojmë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
Bota

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

14 Shtator, 2025 1:31 pm
Para
Mblidhet grupi parlamentar i PD, çfarë do të diskutohet

Rasti i Gaz Pajës e Xhaçkës,PD:Të ngrihet Komisioni për verifikimin e investimeve

Fëmijët morën pjesë në protestën e Rinasit dhe bojkotuan mësimin, reagon Kushi

Fëmijët morën pjesë në protestën e Rinasit dhe bojkotuan mësimin, reagon Kushi

Opinion/ A po e fiton Ukraina luftën me Rusinë?

Opinion/ A po e fiton Ukraina luftën me Rusinë?
















TE FUNDIT

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
14 Shtator, 2025

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e...

Lexo më shumë

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
14 Shtator, 2025

Më 14 shtator, Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e veçantë, që shënon jo vetëm moshën, por...

Lexo më shumë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
14 Shtator, 2025

Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com