Ilir Meta ka marrë pjesë në mitingun e zhvilluar në Kavajë nga LSI nga ku ka sulmuar sërish PS dhe PD. Meta kërkoi vota për LSI-në si e vetmja parti që do t’i jap fund oligarkisë në Shqipëri.
Presidenti i zgjedhur tregoi se çfarë e lidh Kavajën me këtë forcë politike.
“Ju keni një ekip që quhet “Besa” dhe ne jemi të vetmit që mbajmë besën. Besa e Kavajës nuk ka lidhje me të pabesët”, u shpreh Meta.
Meta kërkoi gjithashtu mbështetje për Maksim Konën, kandidati i LSI për bashkinë.