Një 37-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Korçës pasditen e sotme.
Sipas policisë, O. Xh, banues në fshatin Podgorie të Maliqit, është transportuar në spital nga familjarët e tij, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Dyshohet se 37-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore./ Opinion.al