-Shëndeti

Çfarë duhet të hamë para dhe pas palestre? Mësojeni tani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 03/05/16 |
b.f

Çfarë të hamë para se të shkojmë në palestër?

Tostë me bukë thekre, me banane dhe kanellë.

Kjo është një zgjedhje shumë e mirë dhe e shëndetshme përpara se të shkoni në palestër. Ju do të ndiheni të ngopur dhe me shumë energji.
Jogurt grek

Kosi është i lehtë për stomakun tuaj, ju nuk do të ndiheni të rënduara gjatë aktivitetit fizik.
“Smoothie”
Pijet në formë “smoothie” shërbejnë më tepër si një vakt i ndërmjetëm (snack). Mund ta përgatisni edhe në shtëpi duke përzier në mikser kos me një ose dy lloje frutash.
Qull tërshëre me fruta

Tërshëra është miku juaj më i mirë pasi nuk krijon bezdisje në stomak gjatë stërvitjes. Lëreni tërshërën në kos ose në qumësht disa orë përpara në mënyrë që të zbutet. Përpara se ta konsumoni, shtojini copa frutash.

Mollë me gjalpë bajamesh
Prijeni mollën në feta dhe hidhini sipër pak gjalpë bajamesh.

Çfarë të hamë pas palestrës?

Mish pule (rekomandohet fileto) me perime të pjekura. Mbas palestrës trupi juaj është në gjendje rikuperimi dhe si rrjedhojë ju keni nevojë për shumë lëndë ushqyese.


Omëletë me vezë dhe avokado

Vezët janë një burim shumë i mirë proteinash dhe ndihmojnë në rikuperimin e muskujve. Në mënyrë të ngjashme me vajin e ullirit, avokado ndihmon trupin tuaj në absorbimin më të mirë të lëndëve ushqyese.

Salmon me patate të ëmbla
Salmoni ka përmbajtje të lartë proteinash dhe ndihmon në ushqyerjen dhe rikuperimin e muskujve pas stërvitjes.


Sanduiç me bukë thekre, peshk ton dhe spinaq

Peshku përmban pak kalori por është shumë i pasur me proteina. Spinaqi, i cili përveç të tjerash ka përmbajtje të lartë hekuri, ju jep energji dhe forcë për të përballuar me sukses aktivitetin tuaj fizik.
Qumështi me çokollatë

Qumështi me çokollatë ndihmon që të rikuperohen lëngjet e humbura gjatë stërvitjes nëpërmjet djersës, kripërat dhe sheqernat. Pra, të gjithë ingredientët që merren nëpërmjet kësaj pije ndihmojnë në ushqyerjen, rigjenerimin dhe rikuperimin e muskujve. Mos rrini pa ngrënë, as para, as pas palestrës! Muskujt tuaj janë të lodhur dhe të uritur, ata duhen ushqyer, ashtu si dhe vetë ju/Shije.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas