Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të thotë vdekja e Sinwar për Hamasin e Libanin?

2024/10/20 at 10:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë do të thotë vdekja e Sinwar për Hamasin e Libanin?

Sipas Netanjahut, vrasja e kreut të Hamasit, Sinwar shënon ditën pas Hamasit. Por analistët nuk mendojnë se kjo është goditja vdekjeprurëse për organizatën terroriste. Perspektivat e armëpushimit janë ende të paqarta.

Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vrasja e të mërkurës e shefit politik të Hamasit, Yahya Sinwar do të thotë se “Hamasi nuk do të sundojë më Gazën”. Sipas Netanjahut, vdekja e Sinwarit, e cila u konfirmua të enjten, shënon fillimin e “ditës pas Hamasit”. Vëzhguesit, megjithatë mendojnë ndryshe për milicinë e Hamasit të mbështetur nga Irani, e cila është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shumë vende të tjera.

“Vrasja e Sinwar-it është padyshim një goditje për Hamasin duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ai luajti brenda organizatës,” tha për DW, Neil Quilliam, bashkëpunëtor në Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të institutit Chatham House me qendër në Londër. Megjithatë Quilliam thekson se në të kaluarën politika e prerjes së kokës drejtuese ka bërë pak për të minuar vullnetin dhe aftësinë e Hamasit për të luftuar Izraelin. 62-vjeçari Sinwar mori pushtetin pas vrasjes së liderit të mëparshëm politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran këtë korrik.

Quilliam mendon, se “Hamasi do të ngrejë një brez të ri liderësh, duke rizhvilluar kapacitetin e tij ushtarak dhe teknologjik dhe duke u bërë thirrje palestinezëve të rinj në Gaza dhe Bregun Perëndimor, të prekur nga konflikti me Izraelin”. Këtë qëndrim ka edhe Peter Lintl, studiues në fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika (SWP). “Hamasi është sigurisht i dobësuar, por vdekja e Sinwar nuk është një goditje vdekjeprurëse për milicinë”, tha ai për DW.

“Mundësi armëpushimi?”
Ndërkohë nga qarqet politike gjermane, franceze dhe amerikane është dëgjuar shpresa që vdekja e Sinwar-it të mund të paraqesënjë mundësi për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Largimi i Sinwar-it nga fusha e betejës, “paraqet një mundësi për të gjetur një rrugë përpara që i kthen pengjet në shtëpi, e çon luftën në fund dhe na çon në një ditë më pas”, tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Por të premten, vetëm një ditë pasi konfirmoi vdekjen e Sinwar-it, Hamasi u zotua se do t’i mbajë pengjet deri në fund të luftës në Gaza. Në 13 muajt e fundit të luftës në Gaza, e cila u ndez nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, rreth 42,000 njerëz janë vrarë sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi. Dhe nga rreth 250 pengje që u morën në Gaza nga Hamasi më 7 tetor, rreth 100 ende besohet se janë në duart e Hamasit.

Megjithatë, Mohammed al-Qawas nga qendra e mendimit Emirati Emirates Policy Center (EPC) e konsideron vdekjen e Sinwar-it si fillimin e mundshëm të “një kapitulli të ri” të luftës në Gaza. “Sapo përgjegjësia për negociatat e armëpushimit t’u transferohet udhëheqësve të Hamasit jashtë vendit, këto negociata do t’i nënshtrohen edhe kalkulimeve të jashtme, sepse të gjithë këta liderë jashtë vendit janë të ndikuar nga kryeqytetetet, në të cilat ndodhen dhe ndoshta është ndikimi i këtyre kryeqyteteve që Hamasi mund të bëjë lëshime dhe të iniciojë një politikë të re”, tha al-Qawas për DW. Udhëheqja politike e Hamasit është e vendosur në Katar, megjithatë, Sinwari me bazë në Gaza ka qenë personi i tyre i preferuar për negociatat e armëpushimit të udhëhequra nga SHBA, Katari dhe Egjipti me Izraelin që nga vrasja e Haniyeh.

Lintl nga Fondacioni gjerman tha për DW se pavarësisht vdekjes së Sinwar-it, ai sheh pak arsye për të shpresuar se Izraeli mund të jetë i gatshëm që tani t’i japë fund luftës. Pavarësisht se e përshëndeti vdekjen e Sinwarit si fundin e Hamasit të enjten, kryeministri izraelit Netanyahu gjithashtu bëri të qartë se lufta nuk do të përfundonte para se liderët e mbetur të Hamasit – si Mohammed Sinwar, vëllai i Yahya Sinwar dhe pasardhësi i tij si shef ushtarak i Hamasit – të eliminoheshin dhe të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi të kthehen.

Përtej Gazës – hakmarrja e Hezbollahut
Pas Gazës, Izraeli gjithashtu i është kundërvënë Hezbollahut në Liban pas një viti përleshjesh të kufizuara. Grupi militant i mbështetur nga Irani, Hezbollahu – të cilin SHBA dhe Gjermania e kanë cilësuar plotësisht si një organizatë terroriste dhe krahu i armatosur i të cilit konsiderohet i tillë edhe nga Bashkimi Evropian – pretendon se vepron në mbështetje të Hamasit. Në shtator, Izraeli vrau liderin e tij, Hassan Nasrallah. Vëzhguesit theksojnë se vrasje të tilla nuk kanë ndihmuar në përfundimin e armiqësive. Kur vdekja e Sinwar-it u bë publike të enjten, Hezbollahu njoftoi një “fazë të re dhe përshkallëzuese” në luftën e tij me Izraelin, duke pretenduar se për herë të parë kishte përdorur raketa të drejtuara me precizion kundër Izraelit në një përpjekje për të “përshkallëzuar ditë pas dite.”/DW

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Moti i keq në Itali/ Përmbytet Bolonja, humb jetën një 20-vjeçar

Moti i keq në Itali/ Përmbytet Bolonja, humb jetën një 20-vjeçar

SHBA/ Shembet porti i trageteve në Xhorxhia, të paktën 7 të vdekur

SHBA/ Shembet porti i trageteve në Xhorxhia, të paktën 7 të vdekur

Policia rrugore bën bilancin e javës: Janë arrestuar 39 shoferë të dehur dhe dhe pa patentë

Policia rrugore bën bilancin e javës: Janë arrestuar 39 shoferë të dehur dhe dhe pa patentë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com