Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

2025/07/13 at 4:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri afër makinës së tij Tesla në një paralagje të Moskës, hetuesit në Kursk kanë njoftuar për arrestimin e ish-drejtorit të një korporate për zhvillim.


Autoritetet dyshojnë se Igor Grabin i ka keqpërdorur fondet e buxhetit që janë ndarë për mbrojtje në rajonin e Kurskut, zonë kufitare me Ukrainën. Shuma kap vlerën e 250 milionë dollarëve.

Me këto fonde ishte paraparë ndërtimi i fortifikimeve që njihen ndryshe edhe si “dhëmbët e dragoit”, të dizajnuara për të parandaluar lëvizjen e tankeve dhe mbrojtjen e Kurskut nga pushtimi. Megjithatë, forcat ukrainase e kanë pushtuar Kurskun më 6 gusht të vitit 2024, duke e turpëruar Kremlinin, edhe për faktin se dhëmbët e dragoit është raportuar të jenë shkatërruar nga shiu dhe bora.Në periudhën pas arrestimit të Grabinit, edhe zyrtarë tjerë të lartë, përfshirë shefin e tij, janë ndaluar nën dyshimet për përfshirje në përvetësim. Ata dyshohej se paratë i kishin siguruar përmes nënkontraktorëve. Guvernatori i Kurskut, Aleksei Smirnov ka dhënë dorëheqje në dhjetor të vitit 2024. Ai është arrestuar katër muaj më vonë.

Smirnov nuk ka qenë guvernator në kohën kur janë bërë dyshimet për përvetësim. Në atë pozitë ka qenë Roman Starovoit, i cili ishte promovuar në pozitën e ministrit të Transportit në maj të vitit 2024.

Starovoit është shkarkuar nga detyra me vendim të presidentit rus, Vladimir Putin më 7 korrik. Trupi i tij i vdekur është gjetur disa orë më vonë. Hetuesit besojnë se vetëvrasja mund të ketë qenë shkaku.

Në Rusinë e Putinit, vjedhja dhe përvetësimi i fondeve publike nuk është as fenomen i ri dhe as i rrallë. Në fakt, korrupsioni vetëm sa është përkeqësuar pas më shumë se 25 vjetëve të Putinit në pushtet, vlerësojnë ekspertët.

Mirëpo, rasti i vdekjes së Starovoitit ka marrë vëmendje në mesin e elitave politike të Rusisë. Për disa vetëvrasja nuk është skenar i besueshëm dhe disa madje dyshojnë nëse ai ka qenë i gjallë në kohën e shkarkimit.

Ky emër i shtohet listës së zyrtarëve të vdekur në sektorin publik dhe privat në periudhën e fundit. Më shumë se tetë udhëheqës të kompanive të energjisë kanë vdekur në rrethana të dyshimta prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Ilia Shumanov, ish-drejtor ekzekutiv në zyrën e organizatës Transparency International për Rusinë, ka thënë se kjo situatë reflekton se si lufta në Ukrainë i ka krijuar kokëçarje klasës udhëheqëse në Rusi – politikanëve, agjencive të sigurisë, zyrtarëve ushtarakë dhe oligarkëve.

“Datën e vdekjes së Starvoitit dhe kohën e vdekjes nuk e dimë. Para nënshkrimit të Putinit? Para nënshkrimit të dekretit për shkarkim?”, ka pyetur ai përgjatë një interviste.

“Ekzistojnë kaq shumë pyetje rreth këtij rasti”.

“Ka shenja të transformimit të sistemit brenda elitës prej kur ka nisur lufta… tani po shohim klane tjera. Grupe tjera që po tentojnë të luajnë sipas rregullave të tyre dhe që nuk koordinohen me njëri-tjetrin, sepse kjo është strategji e mbijetesës për ta”, ka thënë ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin (në qendër të fotografisë), ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu (në anën e majtë) dhe shefi i
Aleksandra Prokopenko, ish-këshilltare në Bankën Qendrore të Rusisë, ka thënë se rrethanat në të cilat ka vdekur Starovoiti “shpërfaqin edhe një herë se sa të paqarta janë bërë nivelet e larta brenda Qeverisë ruse në kohë krizash”.

“Askush nuk di asgjë dhe askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësi”, ka thënë Prokopenko, tani ekspert në Qendrën për Rusi dhe Euroazi në kuadër të Institutit Carnegie.

“Shkolla e guvernatorëve”
Dilemat rreth përgatitje në rajonin e Kurskut, sidomos për “dhëmbët e dragoit”, janë transmetuar gjerësisht në mediat lokale prej fundit të vitit 2023.

Në maj të vitit 2024, Starovoit, i cili ka shërbyer si guvernator i Kurskut prej vitit 2019, është ngjitur në kabinetin e Putinit. Ky vendim ishte konsideruar njohje e punës së tij si teknokrat në nivelin lokal.

Si ministër i Transportit, Starovoit ka qenë mbikëqyrës i burokracisë federale, duke rregulluar gjithçka, prej hekurudhave deri te autostradat.

Kjo mbikëqyrje ka qenë në linjë me lidhjet shumëvjeçare të Starovoitit me miliarderin Arkady Rotenberg, mik fëmijërie i Putinit.

Pasuria e Rotenbergut dhe vëllait të tij rrjedh nga një kompani ndërtimi që ka fituar projekte jashtëzakonisht të shtrenjta, përfshirë ato gjatë Olimpiadës së mbajtur në Soçi më 2014.

Starovoit e ka mbikëqyrur projektin e Rotenbergut për ndërtim të Urës së Kërçit, përpjekje jashtëzakonisht e kushtueshme për të lidhur Gadishullin ukrainas të Krimesë, të pushtuar nga Rusia, me territorin rus. Ukraina është përpjekur disa herë që ta dëmtojë apo shkatërrojë urën.

Në kulturën ruse – biznesore, qeveritare apo kriminale – një aranzhim i tillë njihet si “kulm” – pra kur një person apo entitet e mbron apo i rri mbrapa dikujt tjetër.

Tre muaj pas shpërnguljes së Starovoitit në Moskë, trupat ushtarake ukrainase e kanë pushtuar Kurskun, dhe atë me jo shumë vështirësi.

Rezultatet kanë qenë të përziera. Nuk është se forcat ushtarake ruse janë larguar prej vijës së frontit në Ukrainë, sidomos nga pjesët ku ushtria ukrainase ka qenë në presion, megjithatë ka demonstruar vendosmërinë e ukrainasve.

Për më shumë, ky gjest e ka turpëruar Kremlinin, pasi kjo ka qenë hera e parë që trupa të huaj e kanë sulmuar dhe pushtuar territorin rus, prej Luftës së Dytë Botërore. Si përfundim, ushtria ruse është detyruar t’i angazhojë 11.000 trupa ushtarake të Koresë Veriore dhe ka tentuar për shtatë muaj që t’i largojë ushtarët ukrainas nga territori.

Më 9 dhjetor 2024, Grabin, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Korporatës për Zhvillim në rajonin e Kurskut, është arrestuar. Tetë ditë më vonë, shefi i tij, Vladimir Lukin është arrestuar, gjithashtu. Të dy janë akuzuar për përvetësim.

Smirnov, i cili ka qenë zëvendës i Starovoitit para se të merrte detyrën, është ndaluar në prill të vitit 2025.

Sipas raportimeve të gazetës Kommersant, dhe kanalit 112 në Telegram, ai e ka përmendur nëpër dëshmi Starovoitin. Në total, nëntë persona janë ndaluar apo kanë qenë të përfshirë për skandalin në Kursk.

Kronologjia e ngjarjeve
Më 7 korrik, në orën 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale të Moskës, Kremlini ka bërë të ditur se Starovoit do të shkarkohet nga detyra e ministrit të Transportit.

Pak para orës 16:00, në kanalet në Telegram, që dihen se kanë lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, është raportuar se Starovoit është gjendur i vdekur dhe që duket se ka kryer vetëvrasje.

Rreth orës 16:20, Komiteti Hetues i Rusisë e ka konfirmuar vdekjen e Starovotit, duke thënë se ai është gjetur në makinën e tij personale – Tesla – në një hapësirë parkimi në paralagjen Odintsovo të Moskës. “Versioni fillestar është vetëvrasja”.

Disa orë më vonë kanë nisur raportimet ndryshe-ndryshe për rastin – disa kanë thënë se trupi është gjetur afër makinës, të tjerë brenda makinës. Disa kanë thënë se Starovoit mund të ketë vdekur një ditë më parë.

Revista Forbes për rajonin e Rusisë ka thënë se Starovoit mund të ketë vdekur në natën e 5 korrikut. Një ligjvënës me nam ka thënë se ai ka vdekur “kohë më parë”.

Nëse vërtetohet, ky fakt mund të bëhet problem për Kremlinin: a e ka ditur Putini që Starovoit ka vdekur në kohën kur është nënshkruar dekreti për shkarkimin e tij?

Sergey Markov, analist politik i afërt me Kremlinin, ka sugjeruar që ai është vrarë për t’ia pamundësuar dhënien e dëshmive kundër zyrtarëve tjerë.

Kush përfiton?
Për shumë rusë situata me korrupsion është përkeqësuar nën Putinin, diçka që e ka përsëritur shpesh edhe politikani tashmë i vdekur, Aleksei Navalny.

Në masë ekziston perceptimi se korrupsioni tolerohet, sidomos nga Kremlini dhe agjencitë e sigurisë, përveç nëse reflektohet keq te Putini apo te ndonjë agjenci për siguri kombëtare.

Ky mund të jetë njëri prej faktorëve që ka çuar në vdekjen e Starovoitit, ka thënë Shumanov.

“Nëse jeni person përgjegjës pse forcat ushtarake ruse kanë hyrë në tokën ruse, jeni shumë më i keq sesa Navalny”, ka thënë ai. “Ne as nuk e dimë rastin penal ndaj tij, mund të ketë qenë për tradhti” dhe jo për përvetësim.

“Kush mund të përfitojë nga vdekja e tij?”, ka pyetur Shumanov.

“Ajo çfarë ka ndodhur është e pashembullt në historinë moderne të Rusisë dhe është sinjal i qartë që diçka brenda sistemit ka nisur të funksionojë krejtësisht ndryshe”, ka thënë Tatyana Stanovaya, eksperte e njohur e politikave ruse, në një koment të publikuar së fundmi./rel



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com