Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e NATO-s, Steadfast Defender 24?

2024/01/19 at 8:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë do të thotë për Evropën stërvitja e NATO-s, Steadfast Defender 24?

Më vonë gjatë këtij muaji, NATO-ja do ta fillojë stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Steadfast Defender 24, që përfshin 90.000 trupa nga të 31 anëtaret e aleancës ushtarake, si dhe nga Suedia, e ftuar nga NATO-ja, në lloje të ndryshme të manovrave në tokë, det dhe ajër në një afat kohor prej katër muajsh.


Përderisa dokumentet zyrtare të NATO-s nuk thonë në mënyrë direkte se po ushtrojnë për një ofensivë të mundshme ruse në territorin aleat, është shumë e qartë që ata duan të testojnë se si do t’ia dilnin “gjatë një skenari të simuluar konflikti në zhvillim me një kundërshtar të afërt”. Privatisht, burimet e NATO-s pranojnë pa hezitim se “sigurisht që këtu bëhet fjalë për Rusinë”.

Dhe, thjesht, hidhjani një sy gjeografisë dhe planit të stërvitjes së aleancës dhe kjo bëhet edhe më evidente. Përafërsisht, stërvitja Steadfast Defender 24 përfshin dy faza. E para, e cila do të fillojë ngadalë në fund të janarit, përfshin përforcimin transatlantik të forcave. Ky është në fakt çelësi për ta parë nëse Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin një numër të madh trupash dhe pajisjesh në Evropën kontinentale për ta përgatitur një mbrojtje.

Mos e nënvlerësoni simbolikën e kësaj faze pasi që Shtetet e Bashkuara tani po hyjnë në fazën e nxehtë të fushatës zgjedhore presidenciale, që do të kulmojë në nëntor. Dhe me këtë, sigurisht që ka gjasa të konsiderueshme që votuesit amerikanë do ta kthejnë në Shtëpinë e Bardhë një president që ka vënë në pikëpyetje qëllimin e NATO-s dhe veçanërisht nenin 5 të saj, që thotë se një sulm ndaj njërit anëtar është sulm ndaj të gjithëve.

Pa angazhimin amerikan në këtë pikë, pyetja që shtrohet, në të vërtetë, është nëse aleanca ushtarake ka vdekur. Dhe kjo është një pyetje që nuk do të largohet shpejt.

Pra, përderisa imazhet e trupave amerikane që stërviten së bashku me kombet e tjera dhe llojeve të ndryshme të sulmeve në Atlantik dhe në brigjet e Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Spanjës në dy muajt e ardhshëm mund të mos e zbusin plotësisht frikën evropiane që Shtetet e Bashkuara do të jenë më pak të përkushtuara në të ardhmen e afërt, ato megjithatë do të jenë pamje mbresëlënëse me më shumë se 50 anije detare si aeroplanmbajtëse, fregata dhe shkatërrues.

Faza e dytë e stërvitjes është po aq vendimtare dhe ka të ngjarë të jetë kjo fazë ajo që me të vërtetë do ta tregojë nëse NATO-ja mund ta mbrojë krahun e saj lindor më të rrezikuar.

Qëllimi i kësaj faze, sipas aleancës, është për ta parë nëse aleanca mund të “kryejë dhe të zhvillojë operacione komplekse me shumë domene për disa muaj, në mijëra kilometra, nga Evropa veriore në atë qendrore e lindore, dhe në çdo lloj të kushteve”. Sërish, bëhet fjalë për llojin e luftës që mund të pritej nëse Rusia do të sulmonte.

 

Duke filluar nga mesi i shkurtit dhe deri në fund të majit, do të keni një sërë ushtrimesh, kryesisht në tokë dhe në qiell, që përfshijnë deri në 80 platforma ajrore, si avionë luftarakë F35, helikopterë dhe dronë, si dhe mbi 1.000 automjete luftarake, përfshirë 166 tanke. Epiqendra do të jetë në Poloni dhe shtetet baltike, si dhe në Gjermani, që do të shërbejë si një qendër kryesore për përforcim dhe koordinim.

Por, gjithashtu priten ushtrime në të gjithë rajonin nordik, përfshirë Suedinë, si dhe Çekinë, Hungarinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe në vendet jo-anëtare të NATO-s, si dhe në Moldavinë me neutralitet kushtetues. Për arsye të qarta, asgjë nuk do të zhvillohet në Ukrainë dhe trupat ukrainase nuk do të marrin pjesë në asnjë nga stërvitjet.

Kjo do të jetë gjithashtu mundësia e parë e vërtetë që NATO t’i testojë disa aspekte të planeve të saj të reja të mbrojtjes, të rëna dakord në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik të vitit të kaluar, në një dokument 4.000 faqesh, sipas të cilit, çdo aleat e di saktësisht se cilën pjesë të tokës në aleancë duhet ta mbrojë nëse NATO-ja sulmohet.

 

Një tjetër provë e madhe do të jetë testi që do të tregojë se sa mirë funksionon Task-Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) e aleancës, që u krijua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ajo përmban rreth 6.000 trupa që duhet të dislokohen brenda disa ditësh në çdo pjesë të aleancës dhe do të jetë një nga komponentët kryesorë për çdo sulm të mundshëm.

Përderisa stërvitja ka vite që planifikohet, ajo vjen në një moment të rëndësishëm. Dy vjet pas pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, ajo duhet të veprojë si garanci se aleanca është gati në rast se lufta zgjerohet dhe vjen më afër e edhe përtej kufijve të NATO-s. Stërvitja e fundit, që ishte më e madhe se kjo, u zhvillua në vitin 1988 me 125.000 trupa. Vetëm “Trident Juncture” në vitin 2018 iu afrua disi me 50 mijë trupa. Pra, edhe shkalla e edhe numrat janë mbresëlënës dhe simbolikë.

Pyetja, megjithatë, është nëse ajo me të vërtetë do ta lehtësojë frikën në Evropë.

Dërgesat e armëve në Ukrainë kanë rënë në mënyrë alarmante në muajt e fundit, me kryetarin e komitetit ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, që tha në vjeshtë se industritë perëndimore të armëve duhet të rriten pasi “fundi i fuçisë tani është i dukshëm”. Dhe, ka pasur shumë paralajmërime zyrtare kohët e fundit se aleatët evropianë duhet të marrin masa dhe të përgatiten që lufta në vazhdim mund të mos kufizohet vetëm në Ukrainë. Dhe, këto paralajmërime nuk kanë ardhur vetëm nga vendet afër frontit.

Shefi i ushtrisë belge, Michel Hofman, vuri në dukje kohët e fundit se nuk përjashtohej mundësia që Putini ta hapte një front të dytë lufte në Moldavi ose në shtetet baltike. Dhe, homologu i tij suedez, Micael Byden, kohët e fundit paralajmëroi se të gjithë në vendin e tij “duhet të përgatiten mendërisht për luftë”, duke shkaktuar një lloj paniku në kombin skandinav, ku njerëz filluan të nxitojnë drejt dyqaneve për të blerë karburant shtesë dhe artikuj bazë për mbijetesë.

Se çfarë efekti do të ketë në fund Steadfast Defender mbetet për t’u parë, por këtë pranverë do të shohim imazhe që ndoshta do t’i trembin dhe qetësojnë evropianët në të njëjtën masë./REL



Ju sugjerojmë

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
Para
Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja 

Fermerët e pakënaqur gjermanë planifikojnë protesta të reja 

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal, plagoset një person 

Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal, plagoset një person 

Moti i keq në SHBA, dhjetëra automjete ‘Telsa’ të braktisura në rrugë, s’kanë ku të karikohen

Moti i keq në SHBA, dhjetëra automjete ‘Telsa’ të braktisura në rrugë, s'kanë ku të karikohen
















TE FUNDIT

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
12 Maj, 2025

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e...

Lexo më shumë

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
12 Maj, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
12 Maj, 2025

Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit. Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com