Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të ndodhte me Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vdes?

2020/04/27 at 6:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koreja e Veriut, Kim Jong-un rizgjidhet nga parlamenti “lider suprem”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nuk është parë në publik për më shumë se dy javë, duke munguar në një përvjetor të rëndësishëm politik. Lajmet që ai i është nënshtruar një procedure kardiovaskulare, nga i cili ka dalë i dëmtuar rëndë ose edhe të ketë vdekur, u shpërndanë me shpejtësi në internet.


Si Seuli dhe Uashingtoni i kanë kundërshtuar këto lajme, por përtej raporteve të mesazheve të dërguara në emrin e tij, nuk ka asnjë provë konkrete të jetës së tij në median shtetërore të Pyongyang.

Veriu është jashtëzakonisht i fshehtë dhe dyfish më shumë nëse bëhet fjalë për udhëheqësit e tij. Babai dhe paraardhësi i Kim-it, Kim Jong-il gjendej i vdekur prej dy ditësh para se dikush që ishte jashtë qarqeve më të thella të udhëheqjes së Koresë së Veriut, të dinte për vdekjen e tij.
Duke marrë parasysh vdekjen e Kim Jong-il, hapi i parë do të jetë një transmetim special në televizionin shtetëror. Nëse spikerja ka veshur një fustan të zi, Kim ka vdekur.

Ri Chun-hee, spikerja e lajmeve të Koresë së Veriut, për dekada ka shpallur lajmet kryesore me zërin e saj karakteristik. Kur lajmëron lajme të gëzuara, ajo vishet me fustan rozë.

A do të ketë një Kim tjetër?

Veriu njihet zyrtarisht si Republika Popullore Demokratike e Koresë, por drejtohet nga anëtarët e së njëjtës familje, që nga themelimi i saj në 1948. Pretendimet për drejtim të shtetit vijnë për shkak se Kim Il-sung luftoi kundër pushtuesve japonezë dhe më vonë po ashtu kundër forcave të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequra nga SHBA, gjatë luftës Koreane.

Partia mban kontroll të gjerë të shoqërisë – ‘Uniteti me një mendje të vetme’ është një nga sloganet më të rëndësishme të Koresë së Veriut – dhe askush nuk pret ndonjë lloj kryengritjeje popullore në rast të vdekjes së Kim.

‘Gjeneralët e Koresë së Veriut dhe politikanët e lartë nuk do të luftojnë për pushtet dhe ata do të pranojnë një udhëheqës të ri që ka të ngjarë të jetë dikush brenda familjes së Kim,’- tha Andrei Lankov nga Korea Risk Group.

Kush janë pretendentët?

Thuhet se Kim ka tre fëmijë, dihet vetëm gjinia e të dytit, një vajzë, por ata janë shumë të rinj për të marrë përsipër qeverisjen e vendit.
Motra e tij, Kim Yo-jong është një nga këshilltarët e tij më të ngushta, duke vepruar si e dërguara e tij në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, dhe duke e shoqëruar Kim-in në forume diplomatike dhe së fundmi, duke dhënë deklarata politike.

Gjysmë vëllai i madh i Kim, Kim Jong-nam – i cili tradicionalisht pritej të trashëgonte pushtetin – u vra në vitin 2017, në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur, në një vrasje që shumica e analistëve thonë se mund të ketë ardhur vetëm nga Pyongyang.

Kim ka një vëlla të madh, Kim Yong-chol, i cili dihet se është një tifoz i Eric Clapton dhe nuk ka treguar ambicie politike. Ekziston edhe gruaja e Kim, Ri Sol-ju, e cila ka shijuar një profil publik më të lartë se paraardhësit e saj dhe iu dha titulli Zonjë e Parë në 2018.

Po kandidatët jashtë familjes?

Kim nuk ka emëruar një pasardhës, por zyrtarisht numri dy është Choe Ryong-hae, një anëtar i organit më të lartë vendimmarrës të partisë në pushtet dhe nënkryetari i parë i Këshillit të Çështjeve të Shtetit, organi i lartë qeveritar i vendit.

Ai është jashtëzakonisht i fuqishëm, dhe gjithashtu mund të jetë i lidhur me familjen e Kim-it nëpërmjet martesës: kurrë nuk është konfirmuar nëse motra e Kim, Kim Yo-jong është martuar, por mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar më parë, duke përmendur burime pa emër, se burri i saj është djali i Choe.

Çfarë do të ndodhte me trupin?

Të dy, babai dhe gjyshi i Kim qëndrojnë të balsamosur në Pallatin përkujtimor të Pallatin Përkujtimor të Diellit Kumsusan, në periferi të Pyongyang.

Kim ndoshta do të ruhej në mënyrë të ngjashme, por përpara kësaj, Pyongyang do të performojë një funeral shtetëror, më madhështi dhe mbledhje zyrtare, rreth 10 ditë pas vdekjes së tij./Opinion.al

Etiketa: diktatorKim Jong Unvdekje


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

Katër të vrarë brenda pak orëve, PD: Tregojnë degradimin e rendit

Zbulohen bizneset e vëllezërve Haxhia që u ekzekutuan sot në Durrës

Zbulohen bizneset e vëllezërve Haxhia që u ekzekutuan sot në Durrës

Turqi/Arrestohen 400 persona, shpërndanë lajme të pavërteta për COVID-19

Turqi/Arrestohen 400 persona, shpërndanë lajme të pavërteta për COVID-19
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com