Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të ndodhë tani me Twitter dhe Musk?

2022/10/29 at 10:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë do të ndodhë tani me Twitter dhe Musk?

Burri më i pasur në botë mbylli marrëveshjen me vlerë 44 miliardë dollarë për blerjen e Twitter dhe pushoi menjëherë nga puna pesë krerët më të lartë ekzekutivë të kompanisë, sipas raportimit të mediave amerikane.

Sipas “New York Times”, mes atyre që u pushuan nga puna është drejtori ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal, së bashku me drejtuesin financiar, drejtuesin ligjor, atë të politikave dhe këshilltarin e përgjithshëm të kompanisë.

Pak orë më pas, Musk publikoi në Twitter: “Zogu është i lirë”, duke bërë analogji me logon e kompanisë së sapoblerë. Ai gjithashtu postoi një video të tij duke hyrë në zyrat qendrore të Twitter, me një lavaman porcelani në duar. Mbishkrimi i videos ishte: “Hyrja në selinë e Twitter – le të fundoset!”

Pronari i Teslas, ndryshoi gjithashtu të dhënat në profilin e tij në Twitter, duke theksuar punën e tij, dhe ndryshoi gjithashtu vendndodhjen, duke vënë atë të selisë së Twitter në San Francisco.

Çfarë do të ndodhë tani me Twitter dhe Musk?

Gjatë së enjtes (27.10) ai shpëndau një mesazh me anë të së cilit vuri në dukje se kishte pasur spekulime rreth qëllimeve të tij për blerjen e kësaj platforme dhe ripërsëriti qëndrimin e tij, se e kishte blerë Twitter për të “ndihmuar njerëzimin”.

Në fillim të kësaj jave, aksionet e Twitter iu afruan vlerës së ofruar nga Elon Musk, si një shenjë që shitësit po jepnin për t’i dhënë fund biznesit në shifrën prej 44 miliardë euro, për të shmangur në këtë mënyrë vendimin gjyqësor që do të jepej në fund të javës.

Afati kohor për të premten (28.10) ishte përcaktuar në fillim të muajit tetor nga gjykata e Delaware. Vendimi pasoi një betejë epike, gjatë së cilës Musk firmosi fillimisht kontratën për blerjen e Twitter, por më pas hoqi dorë prej saj. Menjëherë më pas, kompania paditi Musk duke e detyruar atë ta çonte deri në fund marrëveshjen fillestare. Nëse të dyja palët nuk do ta respektojnë këtë afat kohor të dhënë nga gjykata, një tjetër seancë mund të zhvillohet në muajin nëntor.

Shumë përdorues të Twitter kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me pretendimin e Musk për të mbrojtur “lirinë e shprehjes” në këtë platformë, përfshirë edhe mundësinë për rikthimin e ish-presidentit Donald Trump, të cilit iu ndalua përdorimi i Twitter pas trazirave që shkaktoi në 6 janar në Capitol Hill në Uashington. Marrëveshja e biznesit për të lënë platformën e medias sociale në duart e personit më të pasur të botës, ka ngritur shqetësime.

Si po reagojnë njerëzit?

Që nga lajmi i blerjes së Twitter nga ana e Elon Musk, e gjithë bota është përfshirë në debate pro dhe kundër.

Zyrtari i Bashkimit Europian që është përgjegjës për rregulloren e internetit, paralajmëroi pronarin e ri se gjiganti i mediave sociale, Twitter, në Europë duhet të sillet sipas rregullave të Unionit.

“Në Europë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona (BE)”, shkroi në Twitter.

Thierry Breton, komisioner i tregut të brendshëm. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas statusit të Musk “Zogu është tashmë i lirë”. Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili nuk u lejua të përdorë më Twitter që nga 6 Janari 2021, pas sulmeve në Capitol Hill, tha se tashmë platforma ishte ‘në duar të sigurta”.

“Ka qenë sigurisht një proces me ulje-ngritje të mëdha dhe jemi të kënaqur nga këndvështrimi financiar që marrëveshja u mbyll”, i tha Reuters Steve Johnson, zyrtari më i lartë i investimeve në Fondin e Investimeve në Australi.

“Do të habitesha nëse njerëzit në poste të larta këtu, do të qëndronin ende. Mendimi im është se Musk do të sillet edhe me Twitter njësoj siç sillet me kompanitë e tjera të tij: i pamëshirshëm. Në kuptimin që, “nëse doni të rrini në punë, duhet të prodhoni një produkt shumë fitimprurës”. Dhe unë besoj që kompania, prej kohësh ka pasur nevojë për këtë strategji, shtoi ai.

Changpeng Zhao, krijues dhe drejtues i “Binance”, bashkë-ortak i Musk në marrëveshjen me Twitter, tha se kompania e tij është shumë entuziaste që do të mundë të ndihmojë manjatin e teknologjisë për të “realizuar një vizion të ri për Twitter”.

Duke folur për Reuters, ai tha se “në bashkëpunim me Musk, kanë si qëllim të bashkojnë forcat e platformës sociale me Web3, në mënyrë që të zgjerojnë përdorimin dhe përshtatjen e teknologjisë kripto”.

Ndërkaq, bashkë-themeluesi i Twitter, Biz Stone, falenderoi tre drejtuesit kryesorë ekzekutivë të kompanisë, tashmë të pushuar nga Musk, për “kontributin e tyre kolektiv” në platformë. Në një Tweet ai shkroi: “Talente të mëdhenj dhe njerëz fantastikë, secili prej jush”.

Steven Beardsley nga DW Business thotë se pyetja që shtrohet është: Për çfarë do ta përdore Twitter, Elon Musk?

“A do të jetë një hapësirë për të thënë të pavërteta apo diçka që do të jetë e përdorshme nga të gjithë? Si do ta shpëtojë namin e kësaj platforme, të cilën e bleu si duke u tallur, dhe a mund ta kthejë atë në një platformë shumë serioze dhe të rëndësishme, mbase edhe të vlefshme?” – analizon Beardsley./DW

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Të dielën ndërron ora, akrepat lëvizin 60 minuta pas

Të dielën ndërron ora, akrepat lëvizin 60 minuta pas

Rama: Punimet në rrugën e Arbrit me ritmin e breshkës për shkak të gjeologjisë

Rama: Punimet në rrugën e Arbrit me ritmin e breshkës për shkak të gjeologjisë

Rama:Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë rreth e rrotull saj

Rama:Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë rreth e rrotull saj

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com