Edhe pas përfundimit të manifestimit, Presidenti Ilir Meta nuk e ka ulur tonin në përballjen me mazhorancën.
Në fjalën e tij të mbajtur para qytetarëve, Meta tha se nëse mazhoranca nuk e respekton “afatin” e 15 marsit, ai do të marrë masa të tjera për të rivendosur rendin kushtetues.
Gjatë një interviste televizive, Presidenti paralajmëroi se pas 15 marsit mund të mbahet një tjetër manifestim me përmasa edhe më të mëdha.
“Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues”, -tha Meta./ Opinion.al