Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të ndodhë nëse Rusia nuk e rihap gazsjellësin “Nord Stream 1”?

2022/07/19 at 11:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë do të ndodhë nëse Rusia nuk e rihap gazsjellësin “Nord Stream 1”?

Berlini po përpëlitet. Dërgesat e gazit nga Rusia në Gjermani, ranë në zero javën e kaluar pasi gazsjellësi “Nord Stream 1” u mbyll për shkak të procedurave të zakonshme të mirëmbajtjes, punime të cilat ishin planifikuar shumë kohë përpara nisjes së luftës në Ukrainë.


Por tani ka shumë pasiguri nëse furnizimet do të rifillojnë të enjten siç ishte planifikuar.

Zyrtarisht, gjiganti shtetëror rus i energjisë “Gazprom” thotë se kompania gjermane “Siemens” nuk ka arritur të kthejë në kohë një nga turbinat që e kishte dërguar për riparim në Kanada, e cila është e nevojshme për rifillimin e dërgesave të gazit.

Ndërkohë jo zyrtarisht, Rusia po joshet shumë nga perspektiva e një ndërprerjes së plotë të dërgesave të gazit përpara dimrit të ardhshëm, gjë që me shumë gjasa do të shkaktonte një recesion ekonomik në Gjermani, një dimër të acartë për miliona evropianë, dhe sigurisht një test sesa e fortë është në thelb mbështetja e Perëndimit për Ukrainën.

“Unë do të gënjeja, nëse do të thoja se nuk kam frikë nga mbyllja e rubinetit nga pala ruse”- deklaroi për Deutsche Welle Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Gjermania është një vend shumë i varur nga gazi natyror për industrinë e energjisë dhe ngrohjen e shtëpive të qytetarëve.

Në dhjetorin e vitit 2021, rreth një e treta e furnizimeve të saj me gaz vinte pikërisht nga Rusia. Qeveria gjermane thotë se “klientët e mbrojtur” – ku përfshihen familjet, bizneset e vogla dhe shërbimet thelbësore, si spitalet dhe shkollat -​ do të kenë prioritet në skenarin e fillimit të racionimit të energjisë.

Rezervat e gazit natyror janë aktualisht në nivlin 65 për qind. Objektivi i qeverisë është të arrijë nivelin 90 për qind përpara ardhjes së dimrit. Por ky synim do të jetë i vështirë të arrihet, nëse nuk rifillojnë dërgesat e gazit rus nëpërmjet gazsjellësit “Nord Stream 1”.

Në rast se Moska ndërpret plotësisht dërgesat e gazit drejt Gjermanisë, industria gjermane do të udhëzohet ta reduktojë përdorimin e energjisë, shumica e së cilës nuk mund të zëvendësohet nga burime të tjera. Ky hap ka të ngjarë të ketë një ndikim jo proporcional në prodhimin e materialeve që kërkojnë shumë energji, siç janë për shembull kimikatet dhe çeliku.

Habeck paralajmëroi se kjo do të kishte efekte të mundshme domino në të gjithë ekonominë gjermane. Analistët në bankën e madhe zvicerane, UBS, parashikojnë që një mbyllje e plotë e dërgesave të gazit rus në Gjermani, do të shkaktonte një rënie ekonomike prej gati 6 për qind.

Kjo do të ishte një rënie edhe më e madhe se ajo e vitit 2020, kur ekonomia u tkurr me rreth 5 për qind si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Leonid Volkov, ish-shefi i shtabit të liderit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny, shkroi së fundmi se presidenti rus Vladimir Putin shpreson që elektoratet në vendet perëndimore të ushtojnë mjaftushëm presion mbi udhëheqësit e tyre, që ta nxisin Ukrainën të pranojë një armëpushim që do zyrtarizonte

kontrollin e Rusisë mbi territoret që ajo ka pushtuar tashmë në lindje dhe jug të vendit.

“Thembra e Akilit e Ukrainës është varësia e saj nga Perëndimi. Lufta ka shkatërruar një pjesë të madhe të ekonomisë së saj, dhe nuk ka mbetur asgjë me të cilën mund të luftohet përveç armatimit perëndimor. Tani Kievi nuk mund ta përballojë sot luftën pa mbështetjen evropiane, dhe kjo krijon mundësi për shantazh”- shkroi Volkov.

Një armëpushim do t’i jepte fund gjakderdhjes më të rëndë, dhe do të ndihmonte në zbutjen e një krize ekonomike të afërt. Kjo do t’i jepte mundësi Moskës ta përfytyronte fazën e parë të luftës si një fitore të Rusisë, duke aneksuar pjesët e pushtuara tashmë të Ukrainës.

Forcat e rraskapitura të Rusisë, mund të përdorin kohën për të pushuar dhe për t’u rigrupuar, me opsionin e rifillimit të armiqësive të hapura në vitet në vijim, me gjasë përmes strategjive dhe taktikave shumë më efektive sesa janë parë në pjesën më të madhe të kësaj lufte.

Një fund i armiqësive sipas kushteve të Rusisë, do të ofronte një lehtësim afatshkurtër për shumë evropianë. Por ndërkohë do të ishte një gabim. Nëse Rusia nuk mposhtet ushtarakisht në fushën e betejës, Putini nuk do t’i braktisë ambiciet e tij perandorake, në Ukrainë apo gjetkë.

Udhëheqësit perëndimorë, mbi të gjitha ata të Gjermanisë, duhet t’ia bëjnë të qartë elektoratit të tyre, se dimri i ardhshëm tepër i vështirë, është kostoja që duhet paguar për vite të tëra sjelljeje vetëkënaqësie përkundrejt Kremlinit./ ABC News

Nga Ido Vock “New Statesman”



Ju sugjerojmë

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Para
I bënë atentat dy të rinjve në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

I bënë atentat dy të rinjve në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Sulmi kibernetik, qeveria: Rikthehen disa nga sherbimet online

Sulmi kibernetik, qeveria: Rikthehen disa nga sherbimet online

Konferenca Ndërqeveritare, Rama: Ne nuk kemi humbur kohë, Shqipëria ka ecur

Konferenca Ndërqeveritare, Rama: Ne nuk kemi humbur kohë, Shqipëria ka ecur
















TE FUNDIT

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
14 Maj, 2025

Dashi Dashuria ka ulje dhe ngritjet e veta. Vendosja e yjeve parashikon që të kaloni një fazë sfiduese, por asgjë...

Lexo më shumë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com