Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Çfarë do të ndodhë me datë 30 Qershor?

2019/06/25 at 8:23 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Çdekretimi i zgjedhjeve, Nano: Vendim qëllimisht i gabuar

Mustafa Nano – Lind pyetja. Çfarë do të ndodhë me datë 30 Qershor? Unë nuk e kam idenë. Askush nuk e ka idenë. Demokratët dhe përgjithësisht opozita ka marrë vendimin për të bojkotuar këto zgjedhje dhe ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Socialistëve ua ka qejfi që vendimi i demokratëve dhe i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje të jetë thjesht vendim për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe jo vendim për të prishur zgjedhjet. Megjithatë këtë nuk e dimë. Unë kam bindjen që zgjedhjet tani do bëhen sepse është marrë konfirmimi i partnerëve ndërkombëtarë, i cili është arbitri i vetëm i besueshëm në këtë vend sot për sot. Nuk janë të besueshëm njësoj për të gjitha palët, por sidoqoftë aktorë më të besueshëm se ndërkombëtarët, në ditët e sotme në Shqipëri nuk ka.


Mendoj që do të ketë incidente tek-tuk. Ky është parashikimi që unë bëj, por nuk do të ketë bllokime të zgjedhjeve. Unë mendoj që PD dhe opozita është në një situatë shumë të vështirë. Është në kurthin e dy vendimeve që këta njerëz kanë marrë vetë. Vendimi i parë për djegien e mandateve dhe vendimi i dytë për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Nëse do tentohet të prishen zgjedhjet unë kam përshtypjen që horizonti i PD-së fillon edhe mbyllet deri sa mbyllet fare. Lajmi që ka dalë sipas së cilit PD-së i kanë ardhur sinjale se janë bërë telefonata nga partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë që janë edhe shumë të rëndësishëm dhe u është thënë që të mos guxojnë të prishin zgjedhjet, unë nuk besoj se është legjendë. Është një gjë e vërtetë. Është shumë e besueshme që të jetë kështu. Nëse PD dhe opozita tentojnë të prishin zgjedhjet, në këtë rrethanë mendoj që kanë prishur vetveten, i kanë mbyllur horizontin vetvetes.

Në datë 30 Qershor përveç një dhune sporadike që mund të verifikohet tek-tuk unë mendoj që do verifikohet edhe një gjë tjetër që më duket e rëndësishme: do ketë një pjesëmarrje të ulët në votime. Demokratët e dimë që nuk do votojnë, socialistët e dimë që nuk kanë ndonjë arsye shumë të rëndësishme dhe esenciale për të votuar sepse fitoren e kanë në xhep, dhe në këtë kuptim pjesëmarrja do të jetë katastrofikisht e ulët. Unë mendoj se nëse do të jenë në votime më shumë se 20% e shqiptarëve atëherë do të jetë kulmi i suksesit, por nuk besoj se ka për të shkuar 20%.

Kjo është ajo që unë parashikoj të ndodhi në datë 30 Qershor. Nuk do të ndodhin gjëra të rënda, nuk do të ndodhin gjëra të frikshme, nuk do të ndodhin gjëra të rrezikshme, por sidoqoftë zgjedhjet do të jenë një karikaturë elektorale, do të jenë një karikaturë e zgjedhjeve normale, të cilat do të japin një produkt i cili megjithatë do të jetë legjitim. /Opinion.al

Etiketa: mustafa nanoprovokacja


Ju sugjerojmë

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

3 Gusht, 2025 6:25 pm
A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Bota

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

3 Gusht, 2025 6:03 pm
Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
Bota

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

3 Gusht, 2025 5:04 pm
Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
Aktualitet

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

3 Gusht, 2025 4:39 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

3 Gusht, 2025 4:32 pm
‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës
Bota

‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës

3 Gusht, 2025 4:02 pm
Para
“Ndërkombëtarët kundër paketës antishpifje”, Bylykbashi publikon raportin

“Kolegji repart i socialistëve”, ish-deputet i PD: Pse nuk shkarkohet Meta

Erdogan flet për herë të parë pas humbjes së Stambollit

Erdogan flet për herë të parë pas humbjes së Stambollit

Spinaqi mund të hyjë në listën e dopingut

Spinaqi mund të hyjë në listën e dopingut
















TE FUNDIT

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
3 Gusht, 2025

Një vullkan në lindje të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë pas gati 500 vjetësh. Ekspertët besojnë se shpërthimi...

Lexo më shumë

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
3 Gusht, 2025

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete...

Lexo më shumë

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
3 Gusht, 2025

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli...

Lexo më shumë

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

Auto-Skicë
3 Gusht, 2025

Është arrestuar në Orikum Flodian Plaku,  i njohur me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com