Aktualitet

Çfarë do të ndodhë me bordet e transparencës? Ibrahimaj: E kanë bërë punën e tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 14/09/22 |
Opi Nion

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme tha se bordet për çmimet e karburanteve dhe të ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë. Sipas saj bordet do të jenë aktive për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Ndër të tjera Ibrahimaj theksoi se nga analiza e bërë dy bordet e kanë kryer funksionin për të cilin u krijuan.

“Nga analiza që kemi bërë, këto dy borde kanë bërë punën e tyre. Kemi ndaluar që prirjet inflacioniste të materializohen pa pasur de facto rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Do vazhdojmë të mbajmë bordet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”, theksoi Ibrahimaj.

Pas