Bota

Çfarë do të bënte nëse do ishte President? Trump: Do ia bëja të qartë Putinit..


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 24/04/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar Joe Biden për qëndrimet e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin për sulmet në Ukrainë.

Gjatë një interviste ekskluzive me gazetarin Piers Morgan Trump thotë se kreu i Klemlinit është përpjekur të kërcënojë vendet e tjera perëndimore me armë bërthamore dhe nëse ai do të ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të kishte ndjekur një strategji tërësisht tjetër.

Gazetari e pyet Trump “pra, çfarë do të bënit tani në Ukrainë, nëse do të ishit President?”. Ai përgjigjet duke thënë se SHBA ka më shumë kapacitete bërthamore dhe se Uashingtoni është më i fortë se Moska.

Trump deklaron se do t’ia bënte të qartë Putinit se Rusia do të kishte probleme me SHBA-në nëse ai  do të vazhdonte me kërcënimet.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë përfundon duke thënë se Putin ka përdorur kërcënimet për sulme  bërthamore gjatë luftës në Ukrainë për të frikësuar kombet e tjera, duke bërë që Putin të mendojë se askush nuk do ta sulmojë dot atë.

Pas