Aktualitet

“Çfarë do të bëjmë në Nëntor”, Rama:Po vjen dimri më i vështirë pas Luftës së II Botërore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 19/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me fermerët në Dropull ka folur sërish për krizën energjitike që ka përfshirë botën pas agresionit rus në Ukrainë.

Teksa tha se po vjen dimri më i vështirë që pas Luftës së II Botërore, kreu i qeverisë u shpreh se ende nuk e dinë se çfarë do bëjnë në nëntor. Sipas Ramës, ne duhet të blejmë një pjesë të energjisë ndërsa shtoi se mund të vijë një ditë që mund të mos ketë energji në treg.

Vendosëm të mos e rrisim çmimin e energjisë. Kjo është arsyeja pse sot e gjithë ditën kemi inflacionin më të ulët në rajon. Vendet e tjera të rajonin e kanë dyshifruar dhe po shkojnë drejt 20 %, tmerr. Ne duhet ta blejmë një pjesë të energjisë. Po nuk ra shi, nuk mbushen ato hidrocentrale. Po nuk u mbushën ato hidrocentrale, halli ynë është i madh. Se ne kur mbushen ato hidrocentrale ne na duhet të dalim në treg, me kapacitetet tona plotësojmë 75% të nevojave. Tani po rrijmë me dorën në zemrër se çfarë do të bëjmë në Nëntor. Sepse vjen një ditë kur s’ke fare. Për të ardhur tek pjesa e inflacionit, bëmë një paketë mbështetëse por nuk mjafton, vera solli të ardhura të rëndësishme nga turizmi për shumë njerëz, pro sot bota. Europa, politika në çdo tryezë biseda kryesore është: Po vjen dimri më i vështirë pas Luftës së II Botërore. Sepse ky është basti që ka vënë ai Cari i Kremlinit. Luftën e bëri me Ukrainën, por basti është që të gjunjëzojë Perëndimin”- tha Rama.

Pas